Gjermeni: Rrushbulli nuk do jetë rasti i fundit,kush shkel ligjin paditet

430
Sigal


TIRANE
 – Ka qenë një takim pa protokoll me gazetarët, por dhe deklaratë për ndjekje penale ndaj kryebashkiakëve e kryekomunarëve.
Edhe pse nuk dha emra të kryetarëve apo të komunave e bashkive të vëna në shenjëstër, Ministrja Eglantina Gjermeni teksa ka referuar efiçensën e 300 ditëshit në krye të Zhvillimit Urban e Turizmit paralajmëroi se kryekomunari i Rrushbullit Hysen Gashi, i arrestuar disa ditë më parë për shpërdorim të detyrës, abuzim me lejet e ndërtimit e hapërsirat publike në plazhe, nuk do të jetë titullari i vetëm i arrestuar në nivel të njësive vendore.
“Mos u çudisni kur shumë shpejt të shihni për ndjekje penale krerë të njësive vendore. Ne jemi të vendosur dhe kemi dërguar letër tek të gjitha njësitë vendore. Kush nuk zbaton ligjet dhe rregullat do të kallëzohet penalisht.” theksoi Gjermeni
Janë po këta titullarë që sipas Gjermenit kanë përgjegjësi maksimale për turizmin pas aprovimit të hartës së re territorialo – administrative të Shqipërisë
“Unë besoj se reforma territoriale do tu japë mundësi të jenë më të qartë dhe më të përgjegjshëm të gjithë krerët e njësive vendore për masat dhe përgjegjësitë e tyre në drejtim të zhvillimit të turizmit.” tha ministrja Sa i përket fluksit të turizmit, shifrat bëjnë ndryshimin dhe ministrja Gjermeni paralajmëron se së shpejti në Shqipëri do të ketë edhe turistë japonezë e kinezë  “3.2 milionë turistë kanë hyrë në Shqipëri gjatë vitit 2013. Kjo shifër ka shënuar rritje në 4 muajt e parë të këtij viti me pothuajse 20 %. Çarter të turistëve të huaj kryesit çekë, sllovenë e nga vende të tjera të BE hyjnë çdo ditë në Sarandë. Ndërsa shumë shpejt ne presim të kemi hyrje edhe nga vendet aziatike, si Rusia Japonia dhe Kina.” u shpreh Gjermeni
Ndërsa pritet në vijim edhe rishikimi i TVSH për operatorët turistike.