Kallëzohen Burgaj e Kuliçaj, nuk arrestuan 6 gardistët e 21 janari

507
Sigal

TIRANE – Tre vjet pas tragjëdisë së 21 janarit ku mbetën të vrarë 4 demonstrues, kallëzohen penalisht në Prokurori ish-drejtori i përgjithshëm i policisë së shtetit Hysni Burgaj dhe ish-zëvëndësi i tij Agron Kuliçaj, pasi nuk zbatuan urdhërin e prokurorisë për arrestimin e 6 drejtuesve të Gardës së Republikës 48 orë pas vrasjes së demonsturesve të 21 janarit.Kallëzimi penal është bërë nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, që tashmë e ka regjistruar nisjen e hetimeve ndaj dy ish-zyrtarëve të lartë të policisë për akuzën e “Shpërdorimit të detyrës“. Ndërkohë i pyetur nga mediat gjatë aktivitetit të çeljes së sezoint të ri të akademisë së policisë, ku Burgaj ishte i pranishëm krah kryeministrit Edi Rama dhe Ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, u shpreh se “nuk ka asnjë dijeni për kallëzimin në fjalë.”Burime të Prokurorisë së Përgjithshme, sipas të cilave kallëzimi ka të bëjë më bllokimin dhe mos zbatimin e urdhërave të ndalimit për 6 drejtuesit e Gardës së Republikës 48 orë pas vrasjes së demonsturesve të 21 janarit. Ish-kryepolici dhe kreu i departamentit të hetimit në polici akuzohen se kanë urdhëruar vartësit e tyre të mos zbatojnë urdhërin e drejtuesit të prokurorisë së Tiranës për arrestimin e komandantit të Gardës Ndrea Prendi dhe 5 komandantët e njësive në Gardë.  Në kallëzimin e policisë kërkohet gjithashtu të hetohen edhe prokurorët  që nuk ndoqën penalisht dy ish-zyrtarët e policisë për mos zbatimin e urdhërit. Gjatë protestës së 21 janarit para Kryeministrisë u vranë nga plumbat e Gardës së Republikës 4 protestuesit, Hekuran Deda, Aleks Nika, Faik Myrtaj dhe Ziver Veizi