Gjergj Meta: Mediat të jenë përçuese të lajmit të mirë

458
Do të doja t’i porosisja të gjithë për një komunikim ndërtues që duke refuzuar paragjykimet ndaj tjetrit, t’i japë përparësi kulturës së takimit, falë të cilës të mund të mësojmëse si ta shikojmë realitetin me një besim të vetëdijshëm. 
Në mesazhin e shpërndarë sot në Sallën e Shtypit të Vatikanit, që Papa u ka drejtuar operatorëve të komunikimit me rastin e Ditës botërore të mediave, që do të kremtohet në festën e Shëlbumit, ai u kërkon mediave dhe operatorëve që të behen përçues të lajmit të mirë. 
Shpesh jemi si të hutuar e të trishtuar nga lajmet e këqija, kronika e zezë, luftëra, skandale etj. Papa vë theksin në mundësinë që t’i lihet vend edhe lajmit të mirë.
“Mbetet fakti – thotë Papa – që, në një sistem komunikativ ku vlen logjika se një lajm i mirë nuk përbëninters e atëherë asnuk është lajm dhe ku drama e dhimbjes dhe misteri i të keqes kthehen lehtësisht në spektakël, mund të jemi të tunduar të përgjumim ndëgjegjen tonë apo të biem në dëshpërim.”
Prandaj me mesazhin e tij ai dëshiron të ofrojë një kontribut “…për kërkimin e një stili komunkiues të hapur dhe krijues, që të mos jetë kurrëi gatshëm t’i lejojë të keqes një rol protagonist, por të kërkojë të nxjerrë në dritë zgjidhjet e mundshme, duke i dhënë frymë një qasje propozuese dhe të përgjegjshme tek personat të cilëve u komunikohet lajmi.”
Papa niset nga lajmi i mirë për ne të krishterët që është personi i Jezu Krishtit. Ky është një lajm i mirë jo se nuk ka brenda vuatjen, por “…sepse edhe vuajtja është e përjetuar në një kuadër më të gjërë, pjesë përbërëse e dashurisë së tij për Atin dhe për njerëzimin”.
Edhe pse bota përjeton skenare dramtike, shpresa që vjen nga Ungjilli, nga besimi në Zotin na thotë se fara e Mbretërisë së Zotit është hedhur tashmë në botë dhe se ajo farë edhe pse është bashkë me egjrën, rritet çdo ditë edhe pse ndoshta larg syve të botës dhe në heshtje. “Mbretëria e Hyjit është tashmë në mesin tonë, – vazhdon Françesku – si një farë e fshehur nga shikimi sipërfaqësor dhe rritja e së cilës ndodh në heshtje. Kush ka sy, që janë tëpastruar nga Shpirti i Shenjtë, arrin ta shohë duke mbirë dhe nuk lejon që t’i rrëmbehet gëzimi i Mbretërisë për shkak të egjrës që është gjithnjë e pranishme.”
Është e mudnur edhe sot nën dritën e besimit, të Pashkës së Krishtit që lajmi i mirë “të dallohet dhe të ndriçohet … i pranishëm në realitetin e çdo historie dhe në fytyrën e çdo personi”.
Lajmi i keq dhe tronditës në fakt na është bërë pjesë e përditshmërisë tonë dhe duhet patjetër një antikorp, sepse gati-gati po përgjumin ndërgjegjen tonë dhe po bëhemi apatikë, të paaftë për të reaguar ndaj të keqes duke menduar se asaj nuk mund t’i vëmë një cak. Por e keqja e ka një cak, e ka një fund dhe e mira e bukura është më e madhe dhe më e fortë se e keqja. Këtu kapet dhe zhvillohet edhe shpresa jonë. “Edhe sot – përfundon Papa Françesku – është Shpirti Shenjtë që ka mbjellë në ne dëshirën e Mbretërisë, nëpërmjet shumë “kanaleve” të gjalla, nëpërmjet personave që e lënë veten të udhëhiqen nga Lajmi i Mirë në mes të dramës së historisë, dhe janë si fare në errësirën e kësja bote, që ndriçojnë drejtimin dhe hapin shtigje të reja në besim dhe në shpresë.”
Sigal