Tashmë, që jemi 80 ditë para zgjedhjeve parlamentare, jemi mësuar që para se të largohen drejtorët e doganave nga ky post, bëjnë lëvizjet e fundit. Duke qenë që Gent Gazheli do kandidojë për deputet në qytetin e Kavajës, ka filluar dhe po bën ndryshime në dogana. Eksperienca ka provuar që ndryshimet e tij kanë qenë ose partiake, ose miqësore dhe fatale për doganën. Theksojmë dhe faktin që fuqia blerëse në vend ka rënë dhe importi i mallrave kohët e fundit sa po vjen e po bie. Ndryshimet e rrallës nga i shumë përfoluri Gazheli janë në dy pika kyçe : ai i shefit të turnit në doganën e Tiranës dhe tek sektori i monitorimit. Jonald Çela ka zëvendësuar Admir Hoxhallin dhe Albina Pajena ka zëvendësuar Enton Shehun. Të dy personat pa eksperiencën e duhet për vende të rëndësishme si shef turni dhe monitorimi. Gjithashtu, pas kaq muaj vonesë, më në fund Gazheli ka plotësuar dhe postin e drejtorit të antikontrabandës, duke emëruar Ilia ( Engjell) Bilo. Deri me tani ky sektor ishte i komanduar nga vetë Gazheli dhe Eldi Hoxha. Duket që Gazheli e paska gjetur njeriun e besuar, pasi përsa i përket anës profesionale Engjelli ( Ilia) nuk i plotëson këto kritere. Si gjithmon, interesat vetjake të Gent Gazhelit do i paguajë në kurriz taksapaguesi shqiptar.