Gazmir Tahiri, LSI Durrës : Shitja e Portit të Durrësit një mega-skandal anti-kombëtar.

636
Sigal

Në postim në rrjetet sociale, Gazmir Tahiri i LSI-së Durrës, tha se shitja e Portit të Durrësit është një mega – skandal, anti – kombëtar.

‘’ Vendet e tjera projektojnë hapjen e një kanali të ri Suezi, Kanal në Stamboll, projekte për kanale alternative nga gjiri i Akabasë për në Mesdhe ndërkohë që qeveria defiçente e “rilindjes” mbyll dhe heq nga harta të vetmen grykëdalje të mallrave dhe pasagjerëve në vendin tonë.’’ – tha ai në postimin e tij.

 

Postimi i tij i plotë :

Shitja e Portit të Durrësit një mega-skandal anti-kombëtar.

Projektligji më absurd hartohet kundër durrsakëve dhe gjithë Shqiperise pas një darke me 700 euro pjata.

Ky nuk quhet vetëm autoritarizëm dhe diktaturë, kjo eshte një shitje në tavolinë e portit, e Durrësit dhe e Shqipërisë.

Vendet e tjera projektojnë hapjen e një kanali të ri Suezi, Kanal në Stamboll, projekte për kanale alternative nga gjiri i Akabasë për në Mesdhe ndërkohë që qeveria defiçente e “rilindjes” mbyll dhe heq nga harta të vetmen grykëdalje të mallrave dhe pasagjerëve në vendin tonë.

Përveçse autoritarizëm dhe korrupsion kjo është dashakeqësi dhe urrejtje kombëtare për ta fshirë nga harta një komb.

Projektligji në fjalë ska brenda transferim të aktiviteteve portuale në terminale të tjera gjersa ato të ndërtohen por thjeshtë ka dorëzim të nyjes ekonomike më esenciale të një kombi dhe zhvatje ndaj një qyteti si Durrësi me 400 mijë banorë të cilët i mbajnë sytë tek ai port.

Durrësi e sheh “rilindjen” me neveri dhe me zemërim të madh do e largojë më 25 prill.

Gazmir Tahiri
LSI Durrës