Gaz Bardhi e quajti kriminel të grupit “B9”, VIDEO: Kur Lulzim Basha dhe Yuri Kim darkonin në restorantin “Artigiano Vila” të Myftar Lumeshit

674
Sigal

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gaz Bardhi ka hedhur akuza të forta ndaj personave që shoqërojnë ish-kryeministrin Sali Berisha gjatë “vizitave të papritura” në selinë blu. Bardhi ka akuzuar publikisht dhe biznesmenin Myftar Lumeshi se është mes këtyre personave dhe pjesë e grupit kriminal “B9”, i shpallur non grata nga Anglia.

Biznesmeni reagoi mbrëmjen e djeshme për herë të parë dhe tha se e kishte pasur mik Bashën.

“Që në vitet 90 jam demokrat i lidhur me PD-në. Kam marrë pjesë në të gjithë fushatat, eventet, ditët më të vështira të PD kur i ka patur. Edhe në kohën e zotit Basha edhe në kohën e Berishës, kam qenë aty. U habita fare për këto, se zotin Basha e kam patur mik.

E kam konsideruar si motër gruan e Lulzim Bashës. (Pyetet për gruan e Bashës pasi në media kanë dalë foto të tij me çiftin Basha, në ambiente të ndryshme që provojnë njohjen mes tyre.) Kam patur konsiderata shumë të larta par familjen e tij, për Lulin, kam marrë pjesë në çdo protestë. Se si kaloi në këtë pike…”, ka thënë Myftar Lumeshi.

Gaz Bardhi nuk hezitoi dje të thoshte publikisht emrin e biznesmenit si pjesë e “kriminelëve” që shoqërojnë Berishën.

Pyetje: Keni deklaruar se persona me rekorde kriminale, të dënuar në Britaninë e Madhe, pjesë e grupit kriminal B9 janë parë në oborrin e selisë. Mund të na thoni emra ju lutem?

Gazment Bardhi: Po, shoqëruesi i Sali Berishës, Myftar Lumneshi. Faleminderit!

Por, siç mund ta shikoni në videon e mëposhtme, kreu i PD Lulzim Basha ka pasur njohje me biznesmenin në fjalë. Më 19 dhjetor 2020, kryedemorkati ka zgjedhur pikërisht restorantin e njohur “Artigiano Vila” në Tiranë për të darkuar me ambasadoren Yuri Kim.

Ky restorant është në pronësi të Myftar Lumeshit.

Fotot e publikuara në media ku Basha bashkë me gruan Aurela shfqen krah biznesmenit në aktivitete e ambiente të ndryshme provojnë se mes tyre ka pasur njohje. Të paqarta mbeten arsyet, siç thotë se vetë Myftar Lumeshi, pse kreu i PD zgjodhi ta sulmoi publikisht, në një kohë që ai ka qenë dhe mbështetës i tij dhe pjesëmarrës në çdo protestë. /newsbomb.al/