Gara e fortë në Dibër, ja si PD përmbysi në fund PS duke fituar mandatin e tretë

471
Sigal

Një ndër qarqet që ka patur ndryshime më të mëdha të numrit të mandateve ka qenë pikërisht ai i Dibrës, i cili numërimin e nisi në avantazh për demokratët, ndërsa në orët e mëvonshme PS kaloi në një avantazh të lehtë me vota duke marrë mandatin e tretë aty përkohësisht.

Demokratët rimorën avantazhin gjatë orëve të pasdites duke e marrë ata mandatin e tretë në qarkun me 5 mandate.

Por, çfarë ndodhi gjatë 24 orëve të fundit me numërimin në qarkun e Dibrës?

Sipas mediave, pas mesnatës së të dielës, numërimi filloi kryesisht në Klos dhe Bulqizë, ku çuditërisht sipas demokratëve PS mori një avantazh që e ruajti deri mesditën e sotme. Në përfundim, PS mori vetëm 36 vota më pak në bashkinë e drejtuar vazhdimisht për demokratëve para zgjedhjeve të 2019. Konkretisht, PS mori 3 702 vota dhe PD, 3 738 vota në Klos.

Një situatë e favorshme për socialistët u vërejt edhe në Bulqizë, me një avantazh edhe më thellë në favor të tyre kundrejt demokratëve. PS mori 6 347 vota kundrejt 5 168 votave të marra nga PD.

PS siguroi një avantazh me 1000 vota ndaj PD-së edhe në bashkinë e Matit.

Por, pavarësisht kësaj, aktualisht PD udhëheq në qark dhe i gjithë ky avantazh vjen vetëm nga bashkia e Dibrës, ku aktualisht ka 2 300 vota më shumë se socialistët.

Në total, në rang qarku PD ka 29 020 vota, kurse PS ka 28 742 vota.

Me 45.55 % të votave, PD mori 3 mandate, kundrejt 2 të socialistëve me 45.11 %.

Image