Gaiani: Momenti më i vështirë, të bindje Ramën të votonte ligjet

530
Masimo Gaiani, Ambasadori i Italisë në Shqipëri, largohet pas 4 vitesh, ndërsa nuk e fsheh se ndjehet i prekur në përfundim të misionit të tij. Diplomati italian vlerëson ndryshimet që kanë ndodhur në Shqipëri gjatë 4 viteve të mandatit të tij, ndërsa kujton se kur erdhi në fillim ai kishte një eskortë, ndërsa më pas konstatoi se ishte e panevojshme të lëvizte me eskortën e tij.
“Katër vite më parë lëvizej me eskortë të armatosur, 4 ushtarakë të ‘Tuscania’-s, që ruajnë ambasadorët tanë në Siri apo Irak. Pas një viti kërkova që të mos i kisha më, duke konsideruar se mund të ishin të dobishëm në seli të tjera”, rrëfen Gaiani.
Sa u përket marrëdhënieve me Berishën dhe Ramën, ai thotë se ka pasur marrëdhënie intensive me të dy dhe të dy kanë pasur vëmendje të madhe ndaj Italisë dhe ndërmarrjeve italiane.
“Me Edi Ramën ndoshta kam pasur më shumë ngjasi kulturore dhe personale dhe më ka qëlluar të bëj edhe më shumë gjëra bashkë me të,” tha ambasadori. Sipas tij, sipërmarrjet italiane e shohin si problemin kryesor në Shqipëri drejtësinë e dobët.
Madje duke iu referuar reformës në drejtësi, ai ka një mesazh: “Konsensusi absolut është një faktor frenues, ndërkohë që duhet dialog dhe mirëkuptim. Kuorumi i lartë për të aprovuar një reformë kushtetuese është në vetvete një formë garancie. Më vjen mirë që pas një refuzimi në fillim, opozita po fillon të kundërshtojë ndonjë gjë, që është gjithsesi një shenjë pjesëmarrjeje”.
Sigal