Gafa diplomatike e MPJ-së. Prof. Dr. Myslim PASHA/ Na u kujtua Manastiri

430
Sigal

Gafa diplomatike e MPJ-së, e cila njeh Manastirin me emërtimin sllav Bitola

Politikë inferiore me shtetin maqedonas

 Qyteti i Manastirit për Ministrinë e Jashtme të Shqipërisë njihet me emërtimin sllav Bitola. Ky fakt është publikuar në një komunikatë të Ministrisë së Jashtme të Shqipërisë, lidhur me takimin e zhvilluar të ministrit të ri të jashtëm Ditmir Bushati me homologun e tij nga Maqedonia, Nikolla Popovski, në kuadër të sesionit të 68-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork. Ja se çfarë shkruhet në pjesën e komunikatës, ku përmendet qyteti i Manastirit apo “Bitola” sipas MPJ-së. “Projektet infrastrukturore që lidhin më shpejt dy vendet tona si, rruga Durrës-Shkup dhe linja e interkonjeksionit Bitola-Elbasan, mbeten në linjën e prioriteteve infrastrukturore në shërbim të të dy vendeve. “, thekson komunikata e MPJ-së. Lidhur me emërtimet e toponimeve shqiptare, kohë më parë, qeveria jonë pranoi ndryshimin e emrave të komunave dhe vendbanime, në pjesën e kufirit me Maqedoninë, ku sidomos komunës Liqenas i’u ndërrua emri dhe u vendos emërtimi sllav Pustec, pas kërkesave të partisë minore të përfaqësuar nga maqedonas të kësaj zone kufitare.

Reagon në “Telegraf”, ish-zëvendësministri i Jashtëm, Çollaku dhe Prof. Dr. Myslim Pashaj

 Kreshnik Çollaku, ish-zëvendësministër i Punëve të Jashtme

  “Shfaqje e një marrëdhënie të kompleksuar dhe inferiore ndaj fqinjëve”

  Rasti në fjalë edhe pse nga ana e qeverisë ka përpjekje për ta paraqitur si një lapsus teknik, përbën një incident të rëndë dhe shfaqje e një marrëdhënie të kompleksuar dhe inferiore ndaj fqinjëve. Kjo është krejt e papranueshme. Ministria e Punëve të Jashtme ka detyrimin të japë sqarime publike lidhur me këtë incident. Korrigjimi në heshtje nuk shpëton nga përgjegjësia.  Në fakt në fushën e marrëdhënieve me jashtë kjo qeveri e ka nisur mbrapsht. Shumica e sjelljeve të saj në këto marrëdhënie shënjohen nga çoroditja, mosnjohja, veprime aventureske, etj. Po rendis disa prej tyre. Qe e paprecedentë skandali që provokoi z.Rama me fjalën e tij në parlamentin e Kosovës. Qe e paprecedentë gafa e Ramës kur krahasonte minoritetin maqedonas në Shqipëri me popullatën shqiptare në Maqedoni. Është jo serioze dhe qesharake sjellja e Ramës kur në çdo takim që bën në çdo vend të rajonit u thotë se, “ju kemi partnerë strategjik”. Shkon në Turqi u thotë turqve partnerë strategjik, pas një jave në Greqi quan grekët partnerë strategjikë…. Gafë e paprecedentë është deklarata e ministrit të Jashtëm se marrëdhëniet SHBA-Shqipëri duhet të korrigjohen… E dyshimtë është heshtja nga ana e qeverisë dhe ministrisë së Jashtme  lidhur me takimin Rama-Lavrov, takimi në fjalë u bë publik nga MPJ-ja ruse dhe ende Rama e MPJ shqiptare nuk kanë bërë publike përmbajtjen e tij…A ka ndonjë ndryshim kursi nga ana e qeverise Rama në marrëdhëniet dhe aleancat strategjike të vendit ? Sjellje të tilla lënë vend për të dyshuar. Rasti në fjalë është në serinë e këtyre sjelljeve të çuditshme, më e pakta do ishte të qenë gafa nga padija apo mendjeshkurtësia. Më e keqja do të ishte një ndryshim kursi i Shqipërisë në marrëdhënie me fqinjët, duke akomoduar deri në extrem pretendimet e tyre dhe frymëzimet albanofobe. Probleme Zero, me fqinjët, siç pretendoi Rama , a mos do të thonë pretendime Zero nga ana e Shqipërisë për të drejtat e shqiptarëve ? Mbase ende duhet të kemi durim e të presim. Por shenjat e shfaqura janë të shumta e nuk mund të konsiderohen me koincidenca apo thjesht inkompetencë.

Prof. Dr. Myslim PASHA/ Na u kujtua Manastiri

Ajo ishte njё bisedё nё kuadёr tё Sesionit tё OKB-së, midis dy ministrave tё Jashtёm tё Shqipёrisё Ditmir Bushati dhe tё Maqedonisё: Nikola Popovski. Tё gjitha janё tё pёrtypshme dhe dhe lexueshme me njё frymё, pёr miqёsinё dhe fqinjёrinё, marrёdhёniet diplomatike dypalёshe. Bukuri! Po ja,  sa vjen puna dhe pёrdoren terma Toponimesh (Dhe emёrtimesh) pёrkujdesja dhe vëmendja e sё folurёs diplomatike dhe asaj tё shkruar, qё i pёrcillet bashkёsive pёrkatёse, krijon ngёrç. Pse vallё? U pёrkit Bitola (pёr Maqedonёsit shёnd e verё…) Po ku ёshtё Manastiri ( pёr shqiptarёt ) e harresёs ?  Kёshtu pёlcitёn me tё vёrtetё rrjetet sociale. Me shumё tё drejtё. Ne duhet tё jemi tё barabartё, ne duket tё jemi tё baraslarguar prej njё vije ndarёse e peshuar mirё pёr vet ndjeshmёrinё qё ajo bart. Por qё nuk ёshtё peshuar deri mё sot. Dhimbshёm. Nё marrёdhёniet diplomatike midis tё dy vendeve tona kuptohet se objekti toponimik e ndjell dhe e ngjall atё.  Remote Sensing = Largndjeshmёri = Thellё ndjeshmёri ёshtё njё term qё pёrdoret sot, e dha shenjёn me tё shpejtё, mes shqiptarёsh, e cila nuk mund t’i quash as Nacionalistë, apo Kombёtaristë, por prej njё kumti tё shenjtё rrёnjor gati i mistershёm qё u komunikohet si fluks. Manastiri  ёshtё hapёsirё e etnosit Arbёror dhe po me tё njёjtin argument edhe pala tjetёr Maqedonase e pёrdor si gur themelor tё etnosit tё saj: Bitola. Paradokohёsh “Liqenasi” u shndёrrua sёrish atje ku ishte mё parё “Pustec”.  Ishte njё bashkёpranim midis fqinjёsh. Dhe ja ndodh qё Komunikata na kumton nё versionin e parё tё saj “…Bitola” – Elbasan dhe mё vonё ajo me tё drejtё korregjon: Manastir- Elbasan. Komunikata pёr shqiptarёt kudo qё janё duhet tё ishte  nё Dhe emёrtimin: Manastiri. Ndjeshmёria kёrkon koment. Rrezatimi u dha. Ministria jonё e ndjeu dhe kreu ndryshimin, pёrkatёs.

Leskaj  në KE kërkon mbështetje për procesin e njohjes së Kosovës

E pranishme në debatin Kosovën në Komitetin e Politikave të Këshillit të Europës, Kryetarja e Delegacionit të Parlamentit, Valentina Leskaj kërkoi mbështetje edhe për procesin e njohjes së Kosovës. Leskaj kërkon rritjen e mbështetjes së KE-së për Kosovën, mbështetur në rezolutën e Asamblesë Parlamentare. Sipas Leskaj, Kosova ka bërë hapa pozitiv në raport me shtetin ligjor, si dhe ka shënuar arritje në procesin e dialogut politik dhe negociatave me Serbinë, ndërsa theksoi domosdoshmërinë që shqiptarët e Luginës së Preshevës të gëzojnë të njëjtat të drejta që gëzon çdo qytetar europian.

KE mbështet ndryshimet e ligjit “Për Nëpunësin Civil”: Janë teknike, të bëhen në qetësi

E ndërsa në vend është tensionuar situata e klasës politike me vendimin e qeverisë së Majtë vetëm një ditë më parë për shtyrjen e hyrjes në fuqi të ligjit për statusin e nëpunësit civil, Brukseli zyrtar mirëpret këtë vendim. Në një deklaratë për mediat zëdhënësi i Komisionerit Europian Stefan Fyle, Peter Stano, e vlerësoi aktin normativ të qeverisë si një hap për të shmangur boshllëkun ligjor që do të krijohej nga hyrja në fuqi e ligjit. “Qeveria ndërmori hapa për të shmangur boshllëkun ligjor që do të krijohej nga hyrja në fuqi e ligjit. Amendimi teknik që u mor dje është thjesht teknik dhe nga pikëpamja jonë këtu s’ka ndonjë çështje. Rëndësia e këtij ligji mbetet e njëjtë dhe ai do të zbatohet pasi të kenë hyrë në fuqi aktet nënligjore”, tha ai. Peter Stano tha se deri në përfundimin e amendamenteve teknike, Komisioni mirëpret përdorimin e ligjit të vitit 1999. “Presim një proces të qetë për të kaluar ndryshimet që janë thjesht amendamente teknike. Komisioni mirëpret përdorimin e ligjit të vitit 1999”, përfundoi ai.