Kryetarja e KQZ-së në mënyrë selektive nuk lejon partitë të marrin pjesë në zgjedhjet e 21 qershorit

410
Lefteri Lleshi, hakmerret ndaj Partisë të përndjekurve politik, PDM
Ilir Vata kryetari i Partisë së të Drejtave të Mohuara akuzon kryetaren e KQZ-së, se ka marrë vendim politik, duke përjashtuar PDM-në nga zgjedhjet e 21 qershorit. Sipas Ilir Vatës, “KQZ-ja, penalizon Partinë e të Drejtave të Mohuara, duke marrë vendim politik për mospranimi në zgjedhjet vendore. Ndonëse, PDM-ja dorëzoi në kohë e me saktësi juridike dosjen, KQZ-ja, në mënyrë të beftë, gren pretendimin se PDM-ja nuk ka kthyer 61.000 lekë nga përllogaritja e çmimit te votës. KQZ-ja kishte dy vite kohë që të njoftonte zyrtarisht PDM-në, por nuk e bëri për ta përdorur si mundësi për t’u hakmarrë ndaj partisë së të përndjekurve. Suporti politik që ka KQZ e ka shndërruar këtë institucion në një çetë politike kundër partive politike të vogla dhe në këtë rast të Partisë së të Drejtave të Mohuara.”- shprehet Ilir Vata. 
KQZ-ja nuk u kërkon partive të vogla borxhet nga zgjedhjet e 2013-s
Ndërkohë, KQZ-ja dhe kryetarja e saj Lefterie Lleshi nuk u kërkojnë partive të tjera të vogla kthimin e borxheve që kanë marrë për zgjedhjet e 23 qershorit 2013. Për këtë, KQZ-ja, le të shikojë listat dhe faturat nga ministria e Financave dhe Thesari. Por, ky fakt qëndron, pasi vetë KQZ-ja kohë më parë, ka kërkuar publikisht, rikthimin e parave nag këto parti të vogla. Mirëpo, ndërhyrjet nepotike në KQZ, kanë bërë që disa parti të favorizohen nga KQZ-ja, duke mos u kërkuar lekët që në kundërshtim me ligjin kanë marrë, pasi në rezultatet e votimeve, këto parti nuk kanë marrë votat, të barazvleshme me miliona lekë që morën financim në zgjedhje. Njëkohësisht, KQZ-ja u bën presion, duke zbatuar ligjin “ Për financimin e partive politike në zgjedhje” me 2 standarte, që të skualifikojë nga zgjedhjet ato parti që janë në kundërshtim me eprorët politikë të kryetares së KQZ-së, Lefteri Lleshit. Prandaj, KQZ-ja, urgjentisht, duhet të zbatojë ligjin “Për financimet e partive politike në zgjedhjet elektorale”, njësoj për të gjitha partitë, dhe të mos lejojë asnjë nga partitë e vogla, që mori miliona lekë financim në zgjedhjet e 23 qershorit 2013, që të jetë edhe në zgjedhjet e 21 qershorit 2015. 
Sigal