“Furtunë” në rrethe, ikin tre drejtues prokurorie, ja kush i zëvendëson (EMRAT)

616
Largimi i drejtuesit të prokurorisë së Elbasanit nuk është i vetmi i firmosur sot nga kryeprokurorja e Përkohshme, Arta Marku. Përveç tij, zonja Marku ka firmosur edhe shkarkimin e drejtuesve të Prokurorisë së Fierit dhe atë të Kukësit.
Ndërsa Dritan Ginën do ta zëvendësojë Ardjan Nezha, drejtuesin e komanduar të Fierit, Pali Deçolli do ta zëvendësojë Fatmir Lushi. Po ashtu mësohet se Drejtuesin e komanduar të Prokurorisë së Kukësit Artur Ismailukaj do ta zëvendësojë Alketa Nushi.
NJOFTIMI
Në kuadër të riorganizimit, mirëfunksionimit të organit të akuzës, rritjes së performancës dhe besueshmërisë së publikut tek ky institucion, Prokurori i Përgjithshëm, znj. Arta Marku nënshkroi ndryshimet si më poshtë:
Duke filluar nga dita e sotme, datë 09. 01. 2018,
– Z. Dritan Gina, Drejtues i komanduar i Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, i ndërpritet komandimi dhe kthehet si prokuror në Prokurorinë ku është i emëruar;
– Drejtues i Përkohshëm i Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, caktohet prokurori, z.Ardjan Nezha.
– Z. Pali Deçolli, Drejtues i komanduar i Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Fier, i ndërpritet komandimi dhe kthehet si prokuror në Prokurorinë ku është i emëruar;
– Drejtues i Përkohshëm i Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Fier, caktohet prokurori, z.Fatmir Lushi.
– Z. Artur Ismailukaj, Drejtues i komanduar i Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, i ndërpritet komandimi dhe kthehet si prokuror në Prokurorinë ku është i emëruar;
– Drejtues i Përkohshëm i Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, caktohet prokurori, zj.Alketa Nushi.
Sigal