Fuga: Basha i paaftë për të zgjidhur krizën në PD, mjediset e partisë të jenë të hapura për anëtarët

175
Sigal

Profesori i Komunikimit Artan Fuga, në një intervistë foli për zhvillimet brenda PD-së.

Fuga theksoi se Basha është i paaftë që të zgjidhë krizën në PD, duke shtuar se mjediset e partisë duhet të jenë të hapura për anëtarët.

“Opozita është shumë e rëndësishme për shoqërinë. Opozita është pjesë e sistemit shtëtëror. Korridoret, zyrat dhe ambjentet e një partie janë të hapura për anëtarët e partisë, aq më tepër ish-drejtues, pak rëndësi ka është kundër apo jo. Partitë në Shqipëri problem është se partitë janë krijuar në mënyrë staliniste. Rruga e vetme e PD-së është që të demokratizohet, nuk dija gjë për shpalljen non grata të Berishës. Por kjo krizë e ardhur nga jashtë krijoi konjekturë të dytë, ajo tregoi sesa e paaftë është një parti për të zgjidhur problemet e veta.

Situata ishte e vështirë, problemi është te zgjidhja. Njëra është mënyra autoritare, opozita sot është në një situatë të rëndë krize. Lulzim Basha nuk menaxhoi dot siç duhet krizën. Aktorët politikë tek selia duhet të kenë kujdes, sepse shembulli të përhapet kudo në vend, në qytete, komuna e fshatra dhe situatat mund të jenë aspak të këndshme. Hapësirat e një partie janë të hapura edhe për artistët në Europë, e jo më për anëtarët e vet partisë.

Kam lexuar lajme që Basha ka takuar ambasadorë, unë nuk e marr si mbështetje, nuk pashë deklaratë dhe ishte veprim normal. Bashës ia dhanë partinë, ata që ia kanë dhënë partinë, kanë thënë se do ikim nga politika e me dorë të fortë, e Basha tani del e thotë se është për sistem ku partia drejtohet nga një njeri. Kur kemi një parti që ka vetëm një person që merr vendime, shkojmë drejt humbjes. Nuk e kuptoj Bashën kur thotë dua t’i jap dualizmit në parti”, deklaroi Fuga.