FOTO/ Presidenti Ilir Meta uron 7 Marsin: Nderim veprës suaj të ndritur

475
Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka uruar të gjithë mësuesit, pedagogët dhe profesorët në ditën e 7 Marsit.
Me një shënim në faqen e tij në Facebook, Presidenti Meta falënderon të gjithë mësimdhënësit.
Ja çfarë shkruan Ilir Meta në Facebook:
Sot në Ditën e Mësuesit, dua t’ju uroj nga zemra të gjithë mësuesve, pedagogëve dhe profesorëve shqiptarë: Gëzuar 7 Marsin, ditën e nderimit të madh të veprës suaj të ndritur. Mirënjohja, dashuria e respekti do të shoqërojnë përjetësisht punën dhe misionin tuaj fisnik.


Sigal