Kosova festoi dekadën e parë të pavarësisë, por edhe pse është herët për të patur gjithçka që një shtet i konsoliduar ka, qytetarët zgjodhën që të festojnë këtë 17 shkurt.
Ata u dyndën në sheshin e Prishtinës dhe zunë radhë gjatë pasdites për të ndjekur koncertin e Rita Orës, por pati edhe nga ata që festuan në Shqipëri, duke krijuar radhë të gjata në kufi.
Festa zgjati 3 ditë. Dita e dytë, që është edhe data e shpalljes së pavarësisë, nisi me një mbledhje solemne të qeverisë. Por, një ditë që nisi me politikë, kulmoi dhe u mbyll me muzikë. Me një këngëtare si Rita Ora, që sa herë interpreton, zë titujt kryesorë të mediave botërore dhe është reklama më e mirë për një ditë të tillë, por edhe për një shtet të ri.
Këtë 17 shkurt, Kosova priti delegacione nga e gjithë bota. Shumë turistë shiheshin në sheshet e Prishtinës, por nuk munguan as simbolet kombëtare dhe ato shtetërore, që këtë vit e gjejnë Kosovën me një identitet më të fortë, që mesa duket, i tregojnë të gatshëm europianët e rinj që të përballojnë sfidat ekonomike, por edhe zhvillimet e vrullshme politike.
Shëtitjes së Pavarësisë i është bashkuar sot në bulevardin e Prishtinës edhe kryetarja e Lëvijes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, e cila ndodi punimet e seancës solemne të Kuvendit të Kosovës.