Forumi në gazetën “Telegraf”: Enver Hoxha, a kishte më shumë të mira, sesa të këqia?

647
Sigal

/Gazeta TELEGRAF

Forumi në gazetën “Telegraf”: Flasin Besim Ndregjoni, Av. Kujtim Cakrani dhe Av. Zaçe Islami

Gjatë një interviste televizive pardje, kandidatja për deputete e Partisë Socialiste në Tiranë  79 vjeëarja Luljeta Bozo, e pyetur lidhur me figurën e diktatorin Enver Hoxha, shprehet se: Enver Hoxha kishte më shumë të mira se të këqija!

Gazeta “Telegraf” në forumin e saj, iu drejtua për prononcim Besim Ndregjonit, përfaqësues i Unionit Mbarëkombëtar të të Burgosurve dhe të Përndjekurve Politikë dhe Av. Kujtim Cakrani e Av. Zaçe Islami me pyetjen:

Cili është reagimi juaj, për deklaratën e kandidates së Rilindjes 78 vjeëares Luljeta Bozo, se “Enver Hoxha kishte më shumë të mira, sesa të këqia”?

Flasin për gazetën “Telegraf” :

Besim Ndregjoni përfaqësues i Unionit Mbarëkombëtar të të Burgosurve dhe të Përndjekurve Politikë: Shqipëria, atdheu i të gjithë shqiptarëve i përket demokracisë dhe jo të kaluarës diktatoriale!

Gjendja e sotme në Shqipëri është mjaft shqetësuese. Kjo, nuk është Shqipëria, për të cilën kemi luftuar. Kjo nuk është Shqipëria demokratike, Shqipëria e qytetarit të lirë për të  cilën ne kemi ëndërruar. Një jetë pa liri, pavarësi e dinjitet nuk vlen të jetohet. Pardje mediat dhanë një dekleratë të kanditates për deputete Luljeta Bozo, e cila pa vrare ndërgjegjja deklaroi se regjimi diktatorial i Enver Hoxhës kishte më shumë të mira se të këqia. Ne, që kaluam kalvarin e pushkatimeve, burgimeve, internimeve, përbuzjes, përçmimeve dënojmë me forcë këtë deklaratë të papërgjeshme, antikombëtare, përçarse dhe i kërkojmë shoqes Bozo të kërkoi falje publike 100.000 familjeve shqiptare, që dhe sot pas 30 vitesh pluralizëm akoma nuk ju janë qetësuar shpirtërat për humbjen e jetëve të familjarve që mbi 4500 shqiptarve pasi i vrau u zhduku dhe kufomat dhe sot nuk kanë një varr! Shoqja Bozo, mos na i lëndoni plagët, që akoma rrjedhin gjak nga ai regjim diktatorial, të cilës ti i shërbeve me devotshmëri e përkushtim. Ju sjellim në vëmendje se pjesëtarët e familjes suaj kanë marrë pjesë në gjykimet politike, duke dënuar dhjetra qytetarë, që nuk ju nënshtruar ideologjisë diktatoriale, duke u shkatëruar rininq e tyre. Është koha t’u themi ndal revansheve ideologjike, që na shfaqen me kostume demokratike. Shqipëria, atdheu i të gjithë shqiptarëve i përket demokracisë dhe jo të kaluarës diktatoriale Një shtet dhe shoqëri e këtillë nuk mund të  ndërtohet mbi padrejtësi! Kështu veproi Europa e qytetëruar pas Luftës së Dytë Botërore, e që  dermoi diktaturën fashiste-naziste. Por absurditeti i një  zhvillimi të  këtillë shfaqet sot kur sistemi komunist është përmbysë dhe metodat e tij vazhdojnë të aplikohen nga qeveritarë të indoktrinuara, që  refuzojnë  të  pranojnë  kuptimin e mirëfilltë  të pronës private: jetë  të  lirë  e të pavraur nga “shteti”, dhe  votën e lire. Ku vete sot Shqipëria dhe shoqëria shqiptare? Është koha t’u themi ndal revansheve ideologjike, që na shfaqen me kostume demokratike. Shqipëria, atdheu i të gjithë shqiptarëve i përket demokracisë dhe jo të kaluarës diktatoriale. Këtë deklaratë duhet ta dënojnë me forcë Presidenti i Republikës Ilir Meta, kryeministri Edi Rama, kryetari i PD Lulzim Basha. Heshtja e politikës vret; indiferenca vret. Unioni i Mbarkombëtarë i të Burgosurve dhe të Përndjekurve Politikë në  emër të100.000 familjeve antikomuniste i bëjnë  apel qytetar moral mazhorancës dhe opozitës  të denojnë me forcë ëdo shfaqje ideologjike të diktaturës, që cenojnë ekulibrat e shoqërisë. Boll më me intelektualë Luljeta & Nexhmie, që promovojnë urrejtje. Shqiptarët përpara urrejtjes kanë vënë Lirinë. Liria ka fituar!

Av. Kujtim Cakrani: Kandidatja e Rilindjes së Ramës, relike e komunizmit

Natyrshëm publiku nuk priste një përgjigje tjetër nga kjo zonjë, për diktatorin më gjakatar që ka njohur Europa e pasluftës II Botërore. Kjo pasi kjo zonjë duke qënë pjesë e regjimit normalisht ka për detyrim të mbrojë diktatorin dhe krimet e tij. Nuk e di ku zonja Luljeta Bozo i shikon të mirat e diktatorit vrastar Enver Hoxha dhe regjimit të tij kriminal! Me këtë deklaratë cinike gjyshja L. Bozo ka provokuar viktimat e diktatorit dhe regjimit të tij që nuk janë të pakët, por 4000 mijë që nuk ju gjenden dhe nuk kanë as varr sot, ku familjarët të çojnë një tufë lule. 6000 të pushkatuar me dhe pa gjyq, dhe qindra gra dhe vajza që u dënuan, internuan, u diskriminuan  dhe u mbyllën në çmendinë, pikërisht nga regjimi që ndërtoi  Partia dhe idhulli i Luljetës, diktatori E. Hoxha! Nuk e di ku dhe si i shikon gjyshja L. Bozo të mirat e regjimit kriminal që ajo i ka shërbyer me shumë zell pasi siç edhe vetë e thotë me krenari se ishte anëtare e kësaj organizate kriminale! I shikon tek vrasjet, burgimet, tek internimet, persekutimet, izolimin total nga bota e qytetëruar, apo tek skllavërimi një populli që merrte ushqimet me tollon dhe listë?!  Gjyshja e indoktrinuar ka qënë pjesë e pandarë e regjimit, duket që nuk e di që krimet e komunizmit dhe diktatorët si vëllezër të idhullit të saj E. Hoxha të vendeve të lindjes komuniste janë dënuar, madje edhe pushkatuar. Gjyshja duhet ta dijë që parlamenti Europian ka bërë disa rezoluta për dënimet e krimeve të komunizmit duke detyruar edhe parlamentin shqiptar të dali me një rezolutë të tij. Gjyshja e indoktrinuar duhet të dijë që në shtator të vitit 2017 ka votuar që: Komunizmi ashtu si dhe nazizmi janë sisteme kriminale që kanë shkaktuar njerëzimit miliona viktima, dhe si të tillë duhet të dënohen dhe ata që glorifikojnë ato duhet të mbajnë edhe përgjegjësi. Gjyshja L. Bozo duhet kujtuar se në Shqipëri ka një ligj “Për Rehabilitimin e të Përndjekurëve Politikë nga Regjimi Komunist”, ligj ky që është bërë pikërisht për të ndihmuar dhe shëruar plagët e viktimave që shkaktoi për 50 vjet me radhë partia e gjyshes Bozo. Të glorifikosh sot diktatorin më gjakatar të Europës, ka dy rrugë: Ose je bashkëpuntore në krim (që në fakt Luljeta është pasi ka shërbyer me shumë zell regjimit kriminal) ose të jesh i papërgjegjshëm pra i çmendur. Unë besoj tek e para. Imagjinoni pak nëse sot në Gjermani të ngrihet një kandidate për deputete që i ka shërbyer regjimit nazist dhe të glorifikojë Adolf Hitlerin, çfarë mund të ndodhë! Dihet që populli dhe organet ligjzbatuese do marrin masa jo vetëm ta përjashtojnë nga gara, por do të përgjigjet edhe penalisht. Kuptohet që në Shqipëri nuk ndodh asgjë, pasi aktualisht vendi është nën një regjim dhe vetë regjimi po riciklon mbetjet e diktaturës, dhe njëra ndër këto mbetje është gjyshja Luljeta Bozo. Regjimet kanë më shumë gjëra që i bashkojnë se i ndajnë si shkatërruese të vlerave dhe jetës njerëzore, dhe kjo gjyshe niset e bindur në detyrën e saj të hershme vrastare sa herë ta thërresë e kaluara obskurre, si sot. Ndërgjegja kombëtare tani me daljen hapur të këtyre relikeve të të kaluarës vrastare komuniste, duhet të shkundet nga një sonambulizëm i papërligjur, për arsye se kjo këmbanë alarmi bie për të gjithë dhe juridikisht.  Ky është kthim në diktaturë dhe vetëm disa gjenerata më parë ata që vuanin, por dhe pasardhësit e tyre nuk duhet të thonë se nuk e dëgjuam këmbanën, pasi organizatat për mbrojtjen e të drejtave të njeriut të mbushur me të tjerë komunistë vrastarë të atij regjimi, apo të afërmit e tyre, nuk mund të quhen kurrë ëngjëj mbrojtës, por inekzistence tashmë të vdekur, kanë braktisur shpirtin e vuajtur të këtij populli. Për ta nuk ka asnjë rëndësi familja, pasi braktisja e saj është “moderne”, përpikmërisht ato që ka thënë filozofi i tyre Marks; “Komunizmi nuk do të fitojë, nëqoftë se nuk shkatërrojmë bërthamën e shoqërisë njerëzore, familjen”! “Diktatura dhe koha e saj do të jenë në historinë e Shqipërisë sa një pikë ujë, por  i ndotur e helmues, në krahasim me madhështinë e  historisë dhe përpjekjet e këtij populli” theksonte Kadare qysh më 1990, duke mos parashikuar dot kthimin e hapur të diktaturës, si rrezik kombëtar. Këtë me një propagandë të po asaj shkolle ata e shfaqin në emër të të drejtave dhe barazisë, pasi “në kohën e diktaturës , ishim të gjithë njësoj” dhe përgjigjes se “Ishim të varfër ama” ata këmbëngulin, se “më mirë i varfër dhe njësoj, se disa shumë të pasur dhe të tjerët shumë të varfër” duke luajtur me ndjenjat e këtij populli. Vrastarët nuk janë pak, dhe janë 24/24 orë në punë, atë të varrosjes përfundimtare të çdo vlere kombëtare dhe patriotike. Gjenerata që mbështeti, ndihmoi, mbrojti diktaturën, nuk mund të pranojë, jo të dojën lirinë e brezave pas saj, pasi ajo nuk konceptoi kurrë as të sajën, por kushdo duhet të dijë se Shqipëria u përket gjithë gjeneratave. Janë ato që do të shikojnë nga perëndimi i lirive të drejtave dhe vlerave njerëzore, dhe jo ato të shtypura me gjak të shkollës bolshevike që promovohet hapur për rivendosje të diktaturës më të egër të Lindjes Komuniste!

A mund të kontestojë njeri po të dojë të vërtetën time?

Nuk mund, pasi ajo e vërtetë është vetë shpirti i Shqipërisë, që nuk tjetërsohet dhe uzurpohet nga llumi vrastar bolshevik, pasi ky popull ka në shpirt fisnikërinë dhe vlerat humane ndaj harbutërisë së ndotur me gjak shqiptarësh, që nuk kanë pasur asnjë herë vlerë njerëzore, jo morale. Ka ardhur koha që ky popull të bëjë një zgjim të tronditur, si pas një ëndërre tmerri. Mos harroni se ajo po pret jashtë derës suaj! Gjyshja Luljeta Boza para se të dalë në fushatë duhet të dalë para shqiptarëve të kërkojë falje për krimet e komunizmit që ajo i shërbeu për 50 vjetë me radhë.

Sidoqoftë Kryeministri në ikje është përgjegjës pikërisht edhe për rikthimin e bllokut famëkeq duke rehabilituar gjyshet Luljeta si model për të rinjtë shqiptarë, dhe nuk na ngelet gjë tjetër veçse t’i themi se Luljeta Bozo është një gërmadhë e mbetur nga tërmeti komunist.

Av. Zaçe Islami: E rilindura, retushoi diktaturën Enveriane

Të jetë rastësi zgjedhja e kësaj kufome politike për të kandiduar në PS? Absolutisht që jo. E kaluara politike e saj dhe e familjes së saj është studiuar mjaft mirë nga Edrama. Por përpara se të shkojë në Kuvend, ajo duhet të lajë figurën e babës së saj Vasil Konomi, ish komisar i brigadës 2-të, i cili është i akuzuar nga Instituti i Studimeve të Krimeve të Komunizmit për krime lufte. Ndaj ajo, sot mbas 30 vjetësh ,pa pikë turpi për moshën e saj, rehabiliton diktaturën më të egër të Evropës, duke minimizuar krimet makabre të kryera nga komunistët shqiptarë që prej grupimit të tyre prej dy sërbëve më 1941në PKSH e deri sa u qëruan nga faqja e dheut me emërtimin komunist. Ajo e rilindura, retushoi diktaturën Enveriane, duke deklaruar se:”kishte më shumë të mira se të këqija”. O Zot, ku jetojmë e ç’na dëgjojnë veshët nga të tilla kadavre politike. Po nga na vjen kjo e rilindura?  Ajo është pjesë e nomenklaturës së PPSH, në pushtet deri sot e kësaj dite. Ajo kandidate parahistorike e denjë për në muzetë arkeologjike nuk ka çfarë t’i sjellë politikës shqiptare, por hesht në mënyrën më kriminale për krimet e Enverit  pasi ajo dhe familja e saj janë bashkëvrasës të mbi 6 mijë burrave e djemve shqiptarë në kampet e përqëndrimit në Tepelenë e Savër, për internimet e mijra familjeve shqiptare, për ç’atdhesimin e shqiptarëve, nëpërmjet shpronësimeve. Konkretisht, kunati i saj Irakli Bozo major dhe kryetar i gjykatës ushtarake me një urdhër të Diktatorit në 4 Qershor 1945  dënon me vdekje  17 partizanë të Brigadës Parë dhe 5 civilë , midis të cilëve Farudin Angoni, poliglot me 7 gjuhë të huaja, përkthyesi Faustit, Berberi Seviljes, etj,  shok fëminije i Diktatorit dhe i  Irakliut. Krimi i vetëm i tyre ishte origjina nga familje të pasura dhe atdhetare. Për këtë Irakli Bozo iu shpërblye me postin e n/kryetarit të Gjykatës së Lartë. I shoqi i saj, Todi Bozo ishte për shumë vite n/drejtor i kinostudios dhe regjizor i “DEBATIK”,  “DETYRË E POSAÇME”,  etj, filma mashtrues të së vërtetës historike, për të cilët edhe sot e kësaj dite sëra e tyre kanë nostalgji. Ajo nuk thotë asnjë fjalë për burgjet e Spaçit apo të Qafë Barit, asnjë fjalë për mijra të burgosur për një ankesë njerëzore lidhur me mungesën e ushqimeve të cilët Diktatori i saj i dënonte 8 vjet burg, pasi ankoheshin pse mungonin patatet në treg fillimisht, por duke ua shtuar dënimet vazhdimisht në burg. A nuk e dinte kjo nostalgjike e diktatorit që të burgosurve u internoheshin familjarët me vite të tëra, nuk e dinte që më 1990 dolën nga internimi persona të lindur dhe të plakur në kampet e përqëndrimit me punë të detyruar?Ajo është një fosile e gjallë e komunistëve, e cila si delegate e PPSH në kongresin e 10 nuk ishte dakord t’i ndryshohej emri në PSSH. Nuk është e rastit gjetja e kandidaturave të tilla nga Edvin Rama, i cili rrëmon në bunkerët e krimit. E harruat, që nxori Ziqiri Meron, të dekoruar nga Putin më 2015 dhe na e paraqiti si socialistin më të ri? Ishte  babai i Edvin Ramës, i cili firmosi dënimin me varje të poetit Havzi Nela.