Reforma në Drejtësi është mashtrimi më i madh, shqiptari duhet presë 10-15 vite zvarritje, zhgënjehet nga pazaret korruptive
Jakup B. GJOÇA
GAZETA TELEGRAF
Parlamenti nuk ka më asnjë forcë transformuese e përbashkuese, sepse nuk ka dalë nga vota e lirë, e nuk përfaqëson popullin
BE-ja po i hap dyert e anëtarësimit Malit të Zi, ndërkohë, që Shqipërisë po i bllokon këetë proces, për shkak se qeveria e Rilindjes (me mosvotimin në Parlament të kërkesës së SPAK për heqjen e imunitetit dhe arrestimin e zvkryeministres me akuzën e korrupsionit) bëhet aktore e mosndërshkimit të korrupsionit. Prof. Dr. Lush Susaj, në intervistën për gazetën “Telegraf” thotë se “këtë proces jetik për shtetin dhe kombin, de fakto e ka stopuar dhe po e demonton korrupsioni i ngritur në system”, dhe se Parlamenti nuk ka më asnjë forcë transformuese e përbashkuese, sepse nuk ka dalë nga vota e lirë, e nuk përfaqëson popullin. Prof. Susaj vë edhe gishtin tregues mbi fajtorin politik: “Kjo qeverisje e damkosur nga korrupsioni, përçarja dhe përjashtimi në bashkëqeverisje, nuk ka moral, besueshmëri e as kapacitete për reforma e as për vazhdimësi. Ndërsa për Reformën në Drejtësi, thekson se “demagogjia dhe loja me “koka turku” mund të quhet drejtësi, përkundrazi. Jemi një popull i mashtruar e për dekada dhe vite i mbajtur dhe ushqyer me lugën bosh, në mes të Europës dhe pa demokraci dhe liri”.

REFORMA NË DREJTËSI, MASHTRIMI MË I MADH
-10 vite pasi u votua në Parlament Reforma në Drejtësi, a mund të themi, që tashmë në Shqipëri sundon E DREJTA?
-Reforma në drejtësi, sikurse thoshte dikur i ndjeri Tef Palushi (humoristi shkodran), është “rrëna ma e madhe” që krijoi gjithë këtë katrahurë ku shqiptari, për një çështje penale duhet presë 10-15 vite zvarritje, e më pas edhe zhgënjehet nga pazaret, që zakonisht bëhën për shkaqe korruptive dhe inkopetence. Reforma në Drejtësi duket që është përdorur për t’u maskuar e zgjatur pushtetin, sipas mëndësisë “prit sa të zbardhi drita”, ajo drita që nuk erdhi kurrë, e ku në errësirën e sofistikës dhe eklektikës duket, që është shkatërruar çdo gjë, duke e përkeqësuar në maksimum Drejtësinë, punën, prodhimin, gjithë jetën shoqërore e politike. Unë punoj dhe jetoj kudo në Shqipëri, ku nuk sundon e drejta, e ku janë mbi 10000 njerëz (rreth 4500 të rregjistruar) të vrarë e në hasmëri për shkak të padrejtësive nëpër gjykatat e vëndit, përfshirë edhe një gjyqtar nga Shkodra. Mungesa e Drejtësisë është ai mali, që nuk mund të fshihet në xhepat e qeveritarëve tonë. Mungesa e drejtësisë po e zhyt vendin në atentate e gjakmarrje. Ndërsa reformat, që janë propaganduar e po propagandohen, fatkeqësisht janë projekte dhe financime, që vidhen nga lobet nepotike, krahinore, trafikuese dhe kriminale të qeverisjes së njëanëshme, që kemi patur e që kemi. Unë e shoh me shqetësim faktin që këtë fat kanë patur edhe fondet dhe projektet në bujqësi, në arsim, në shëndetësi, në mjedis, në ushtri, e kudo tjetër. Përtej propagandës dhe dosjeve fiktive, në terrenin real të prodhimit, të shoqërisë dhe politikës, shoh që nuk ka mbetur asgjë. Sepse e gjitha ishte dhe është një mashtrim, konspiracion, korrupsion dhe vjedhje e thellë dhe e kamufluar. Në këto kushte, politika dhe elita e kombit shqiptar duhet të mendojë për një bashkim idealesh dhe vlerash në rrugën e përballjes reale me të keqën, për t’i hapur rrugën mundësisë së reformave gjithëpërfshirëse, të besueshme e të pranueshme nga të gjithë.
-Susaj, ju si e shpjegoni, që Mali i Zi është shumë afër procesit të anëtarësimit në Bashkimin Europian, ndërkaq, Bashkimi Europian ka bllokuar procesin për Shqipërinë?
-Për Shqipërinë dhe çdo shqiptar, është një zhvillim i padëshiruar e që tregon për nivelin mjeran të qeverisjes me njerëz dhe me struktura kriminale, nepotike, të korruptuara e shumë larg meritës dhe sjelljes politike e shtetërore që duhet të ketë Shqipëria. Unë kam patur besim, që për arsye gjeopolitike e asgjë më tepër, Bashkimi Europian do të përshpejtonte integrimin e pandarë e në bllok të Shqipërisë dhe të Malit të Zi, e më pas në një afat jo të largët edhe të Maqedonisë së Veriut. Kam besuar kështu, sepse e di faktin, që integrimi politik, gjeografik, shoqëror dhe ekonomik i këtyre tre vëndeve, më shumë se askujt tjetër, i shërben sigurisë dhe vitalizimit të BE. Unë e di, që vendet e BE duan që integrimi i Shqipërisë të ndodhë sa më parë, sikurse e di shumë mirë, që këtë proces jetik për shtetin dhe kombin, de fakto e ka stopuar dhe po e demonton korrupsioni i ngritur në sistem, e që po turpëron, varfëron dhe dëbon si kurrë më parë. E ka stopuar fiktiviteti dhe ai mali i dosjeve dhe raportimeve fiktive, të zhgarravitura nga idiotët, që mendojnë se me propagandë sofiste, me shkresa e me kronika televizive mund të gënjehen dhe të vidhen fondet, investimet dhe taksat e vëndeve të BE. E kanë shumë gabim, pasi rajoni e as vëndet e BE, nuk mund të mashtrohen e as të grabitën nga hajnat e Shqipërisë. Ata, që po vidhen e varfërohën çdo ditë, ata që po vriten nepër prita dhe atentate me fëmijë e me gra, ata, që po sorollatën 10-15 vite nëpër gjykata e përsëri ju mbetet, që të bëjnë vetëgjygjësi, ata, që në letra kanë spitale, shkolla dhe universitete moderne, por, që në realitet nuk i kanë të tilla, etj, janë shqiptarët, që po manipulohen, frikësohen, shantazhohen dhe po votojnë çdo katër vjet kundër interesave të fëmive e të kombit të tyre, e kjo më shqetëson pa masë.
Kjo qeverisje e damkosur nga korrupsioni, përçarja dhe përjashtimi në bashkëqeverisje, nuk ka moral, besueshmëri e as kapacitete për reforma e as për vazhdimësi

-Personalisht, Ju, Prof. Susaj a keni besim tek Drejtësia e sotme? (Kemi gjyqtarë e prokurorë të paaftë profesionalisht, pa integritet moral, apo është sistemi që u ndërtua, që prodhon “PADREJTËSI”?)
– Në këto momente, unë nuk kam shpresë dhe asnjë besim tek asnjë zyrtarë dhe asnjë hallkë e administratës së ulët apo të lartë të drejtësisë dhe të institucioneve të tjera të vëndit, sepse në analizën time, më rezultojnë të paditur, pa moral e që në plan të parë kanë veset e hajnisë e mashtrimit. Nga filozofia, e dimë faktin, që aty ku depërton korrupsioni dhe injoranca, bie morali, që është themeli dhe baza e të gjitha zhvillimeve. Ku mungon dija morali, unë nuk besoj më në asgjë. Kjo qeverisje e damkosur nga korrupsioni, përçarja dhe përjashtimi në bashkëqeverisje, nuk mendoj se ka moral, besueshmëri e as kapacitete për reforma e as për vazhdimësi. Të besosh e shpresosh në këtë qeverisje dhe duzinë pseudointelektualësh e zyrtarësh, është idiotësi dhe kohë e humbur. Sikurse dihet edhe fakti, që falë dëbimit selektiv të popullsisë dhe elitës së mirfilltë, dhe mbushjes së këtij boshllëku me patronazhistë e me njerëz të nivelit të hajnisë dhe nevojave të barkut, kjo strukturë e korruptuar dhe nepotike mund të mund të qëndrojnë në pushtet aq sa kanë qëndruar edhe Enver Hoxha dhe Josif Tito. Ama kjo situatë është mynxyra dhe turpi i një populli të tërë, që kurrë nuk u bashkua seriozisht në projektet dhe idealet e larta të punës, lirisë, demokracisë dhe prosperitetit. Shqipëria nuk mund të ketë asnjë të mirë e pritshmëri nga kollandrisjet dhe pazaret e ulëta politike. Bota shqiptare ka nevojë për kulturën e përballjës dhe përmbysjes së mëndësisë dhe frikës otomano-komuniste.
Jemi një popull i mashtruar e për dekada dhe vite i mbajtur dhe ushqyer me lugën bosh, në mes të Europës dhe pa demokraci dhe liri

-Cili është mesazhi, që përcolli tek Ju, si intelektual, vendimi i Parlamentit, për rrëzimin e kërkesës së SPAK, për heqjen e imunitetit të zv/kryeministres, për t’u arrestuar, ngaqë ka dosje hetimore për korrupsion?
-Të tilla sjellje amorale dhe lojëra të ulëta politike, tek unë nuk përcjellin asgjë më shumë se mosbesim dhe neveri për propagandën dhe mënyrën se si është përdorur dhe po përdorët Reforma në Drejtësi, që vetëm reformë nuk mund të quhet. Mua më rezulton, që është demontim e jo montim, është shkatërrim dhe jo ndërtim, është kapje nepotike dhe politike e jo sikurse po e propagandojnë si reformim të sistemit, që vetëm sa është përkeqësuar. Nuk besoj, që demagogjia dhe loja me “koka turku” mund të quhet drejtësi, pë Zvarritja e afateve e zhytja e palëve në konflikte sociale e vëllavrasje nuk është drejtësi. Mungesa e barazisë para ligjit nuk është drejtësi. Mënjanimi i specialistëve dhe sulmet nga administrata dhe qeverisja për shkaqe politike, krahinore e fetare, nuk janë drejtësi. Dhunimi i votës dhe degradimi deri në ekstrem i përfaqësimit dhe përbërjes së parlamentit nuk është drejtësi. Ligjërimi apo pastrimi i pronave dhe parave të korrupsionit, duke bërë nga 2-3 vite hetuesi dhe burg, nuk është drejtësi. Në këtë kontekst, unë po shtroj edhe një pyetje të thjesht, sikurse e thonë të gjithë, e ku thuhet: “kush është ai shqiptarë që për 3-10 milion euro pare dhe pasuri, nuk sakrifikon tre vite nepër hetuesi apo burgje”. Këtë mashtrim nuk e hanë e as nuk e konsumon askush në BE e as në SHBA, tashmë as në Shqipëri. Sepse edhe shqiptarët e kanë kuptuar dhe presin, që të shohin sa më parë sekuestron e pasurive dhe parave të vjedhura, e jo cirkun, që po bëhet me klloun, me vullnetarë për të bërë burg, apo edhe me “koka turku”. Ata, që kanë zgjedhur për të heshtur, për t’u servilosur dhe për të ulur kokën, është puna e tyre. Ndërsa unë nuk mund ta pranoj heshtjen, kur kudo përballë me shfaqet kombi dhe shteti përditë e më i varfër, më i dobët, më i boshatisur, më i përçarë, më i rrezikuar, më i shkretë, etj. Nuk mund të hesht, kur shoh përditë, që endërrat e profesionit tim, që janë bujqësia, arsimi dhe mjedisi, janë në pikën dhe në ditën më të zezë. As kur shoh se si parlamenti, si institucioni më i lartë i një vëndi, nuk ka më asnjë forcë transformuese e përbashkuese, sepse nuk ka dalë nga vota e lirë, e nuk përfaqëson popullin. Uroj, që politika aktuale të vetëpërmbahet e të mos e degradojë më tutje vendin në konflikt, në shpopullim, në kriza e mizerje të tjera ekonomike.
Kryeministri ynë duhet të kuptojë, që BE dhe bota demokratike e ka kuptuar me kohë lojën mashtruese dhe ndotëse të propagandës me dosjet, me arritjet, me emisionet dhe me letrat fiktive

-A funksionojnë institucionet demokratike në Shqipëri? Kryeministri Rama deklaron shpesh, se Shqipëria ka hapur pothuajse të gjithë kapitujt për çeljen e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisënë BE.
-Në Shqipëri, teorikishtë shkruhet dhe na thuhet, që ka demokraci dhe se funksionon çdo gjë. Ndërsa praktikisht shohim që përveç borive dhe komitave të propagandës, korrupsionit dhe hajnisë, nuk funksionon asgjë nga administrate, gjykatat, vëndimarrja, etj. Jemi një popull i mashtruar e për dekada dhe vite i mbajtur dhe ushqyer me lugën bosh, në mes të Europës dhe pa demokraci dhe liri, apo anash lumit i palarë, anës së sofrës i pangrënë. Kemi godina për shkolla dhe universitete, ama mbi 60% i kemi analfabetë funksionalë e pa formim qytetarë, e ku fjalia e vetme, që rinia di të thotë është: “robt e shpisë”, apo “sa lekë fitoj në hipotekë, gjykatë, etj”, apo “leku-kelet”, një vulg, që denoncon një shkulturim masiv, fiks sikurse e donin dhe e duan armiqtë e shkollës dhe të kombit shqiptarë. Po kemi AKU-n me patronazhista dhe ndonjë inspector, që ka mbetur pa zë, nga ku pretendojmë për siguri ushqimore, edhe pse pesticidet e ndaluara po qarkullojnë dhe përdorën kudo, e larg protokolleve të trajtimeve. Ndodh kështu, sepse shteti këtu duket që ekziston vetëm në shërbim të një pjesë të vogël të popullit të njësuar me partinë moniste, e në në shërbim të superadministratës nepotike, që firmos dhe kopsit letrat dhe dosjet e korrupsionit, nga ku ndonjëri prej tyre edhe pranon që të bëhet kokë turku me dëshirë. Kryeministri ynë duhet të kuptojë sa më parë faktin që Shqipëria është një vënd i hapur, e që BE dhe bota demokratike e ka kuptuar me kohë lojën mashtruese dhe ndotëse të propagandës me dosjet, me arritjet, me emisionet dhe me letrat fiktive, që nuk bëjnë më për asgjë. BE e ka kuptuar edhe politizimin, defaktorizimin dhe debilizimin e administratës. BE e shikon dhe e kupton faktin, që në terren nuk ka mbetur asgjë, sepse fondet janë vjedhur. Me dosje fikktive dhe me arritje imagjinare, apo me përjashtime dhe padrejtësi, apo me njërëz që belbëzojnë ca fjalë dhe fjali në gjuhën angleze, e që realisht nuk kanë asnjë profesion të ushtruar, nuk mendoj se mund të ketë negociata të besueshme, e as mbyllje të kapitujve. Unë mendoj, që kapitujt janë hapur me shumë dashuri dhe nga vendet e BE, që po presin që Shqipëria të bëjë reforma reale, demokratike, gjithëpërfshirëse dhe integruese. Hapja e kapitujve dëshmon se dera e Europës është e hapur pë ata, që e kanë seriozisht e me mashtrime. Ndërsa mbyllja e kapitujve është realitet, është meritokraci e jo servilizëm, sofizëm, nepotizëm dhe as hajni. Të mos harrojmë, që integrimi është realitet, që ndërtohet, meritohet, lexohet, prekët dhe ndihet në çdo gjë, e sidomos në fushën e edukimit, pronës, shëndetësisë, sigurisë ushqimore, mjedisore, juridike, etj. Nuk funksionojnë dosjet fictive, duhen arritje.
Të gjitha investimet, projektet, influencat nuk kanë shkuar tek prodhimi e as tek puntorët, përkundrazi janë përdorë për të blerë pushtet, për të devijuar dhe dhunuar votën

-Praktikisht, a funksionojnë institucionet kushtetuese, që garantojnë kontrollin dhe llogaridhënien e pushtetit?
-Qofsha i gabuar, por mua nuk më rezulton, që të funksionojë ndonjë gjë në këtë hapësirë, ku çdo gjë vendoset nga në mënyrë marksiste, nga lart, nga një kokë, nga një klan dhe nga një forcë politike, që ndryshe premtoi në vitin 2013, e që tashmë e ka tepruar, duke u bërë pengesa dhe belaja më e madhe e Shqipërisë. Unë mëndoj, që institucionet nepotike, të njëanëshme dhe të ndërtuara pa meritokratë dhe meritokraci, pa zgjedhje të lira dhe pa moralin e votës, nuk mund të funksionojnë dhe as nuk mund të japin kurrë një produkt pozitiv. Për këtë arsye, ka ardhë koha, që njerëzit të kuptojnë sa më parë faktin, që problemi real i Shqipërisë dhe shoqërisë nuk është populli opozitarë dhe as ata që flasin dhe reagojnë. Problemi janë ata që heshtin e që lëpihën pas therrimeve të korrupsionit, e që duhet të ndihën të turpëruar për mbështetjen, që i kanë dhënë e që po i japin degradimit të administratës, qeverisjes dhe gjithë shoqërisë në korrupsion, në kriminalitet, në shpopullim, në analfabetizëm funksional, etj. Ata, që reagojnë kundër fiktivitetit, përçarjes dhe padrejtësive, padyshim, që janë qytetaria, nderi, dinjiteti dhe zemra më e pastër e shtetit dhe kombit, e për këtë shoqëria do t’u jetë mirënjohës dhe falënderues.
Patronazhizmi është një mekanizëm real, fyes, përbindësh, që po shkatërron çdo kontribut, intelektual, institucion dhe mundësi bashkëpunimi e zhvillimi
-A është qeverisja e Rilindjes Socialiste modeli i kapjes së shtetit?
-Nëse do të bëhet ndonjëherë një konferencë ndërkombëtare me tematikë mbi modelin e ndërtimit dhe realizimit të një skeme të kapjes dhe të uzurpimit total të shtetit, sugjeroj që të marrin pjesë edhe ministrat nga qeverisja socialiste (tashmë e denatyruar në Rilindje), e ky mendoj që do të ishte edhe punimi apo referimi më interesant e më i arrirë në këtë drejtim. Me një vështrim pak më të thellë nga i zakonshmi, kushdo mund të kuptojë dhe shohë, që aty poshtë llustres së propagandës sofiste, në thelb është po ai komunisti. që ishte dje, madje këta të brezit të dytë e të tretë, janë më pak njerëzorë nga baba dhe gjyshi i tyre. Për çdo intelektual dhe profesionist me dije dhe me dinjitet, kudo është gjendur dhe vendosur një patronazhist nga të rilindjes, që kontrollon, shantazhon, njollosë dhe vëndos për çdo gjë. E me vazhdue më tej, deri tek ai spiuni (fuksi) që asokohe paguhej me 800-1200 lekë, e që sot është fiks ai patronazhisti, që të ndjek dhe spiunon gjithë ditën, të zgërdhihet e të quan komshi e shok, ndërsa të shkatërron imazhin, karrierën dhe ekonominë për partinë moniste. E kështu me radhë, skema e ndërtuar është një mekanizëm real, fyes, përbindësh dhe shumë i frikshëm, një praktikë që po shkatërron çdo kontribut, intelektual, institucion dhe mundësi bashkëpunimi e zhvillimi. Ndjej keqardhje, pasi Shqipëria nuk e meriton këtë kthim pas.
Nuk besoj, që demagogjia dhe loja me “koka turku” mund të quhet drejtësi, përkundrazi
-Faleminderit, Prof. Susaj!



















