Presidenti Ilir Meta: Vetëm zgjedhjet e lira e të ndershme na çlirojnë nga çdo trashëgimi totalitare

322
Sigal

Në përfundim të intervistës, Presidenti Meta u shpreh se marrëveshjet e tij me Edi Ramën në vitet 2013 dhe 2015 kanë qenë të drejta, pasi ishin parimore, në interes të BE dhe në mbështetje të reformave, por Rama i përdori të gjitha për të kapur pushtetin.

“Një njeri që vë në diskutim shtetin e Kosovës. Një njeri që vë në diskutim integritetin dhe sovranitetin e Shqipërisë, ai nuk ekziston më në planet politike të Ilir Metës.”,- tha Presidenti Meta.

Kreu i Shtetit u ndal sërish te zgjedhjet duke thënë se vetëm zgjedhjet e lira e të ndershme na çlirojnë nga ccdo trashëgimi totalitare. Gjithashtu u ai u shpreh se nuk paragjykonte asnjë parti apo koalicion që merr 71 mandate nga populli në zgjedhjet e 25 prillit, por thjesht një proces të drejtë zgjedhor.

“LSI dhe Ilir Meta nuk i ka borxh askujt që ka pasur një funksion publik nga LSI. Asnjë deputet në LSI nuk është vendosur me lek nëpër lista. Asnjë ministri dhe asnjë drejtori të cilët janë zyrtar me përgjegjësi ligjore, nuk i është kërkuar më shumë sesa të respektoj Kushtetutën dhe Ligjin.”- u shpreh Presidenti Meta.

“Shqetësimi im është jeta e qytetarëve dhe jo koncesionet dhe PPP-të. Një jetë që ikën sot nuk kthehet mot.  E drejta e njerëzve të prekur me Covid për të votuar është kushtetuese.  Qeveria duhet të gjej zgjidhje, ku të gjithë të votojnë. Mos  pjesëmarrja në votime është një akt diskriminues dhe i paprecedent. Këtë shqetësim ua kam ngritur edhe ndërkombëtareve.”,- tha Presidenti Meta për situatën e covid në vend dhe se si mund të ndikojë ajo në procesin zgjedhor të 25 prillit.