Forum/ Ëndrra për liri, vendimi i gjykatës, ‘guvernatorët diplomatik’ të Tiranës dhe mosbindja civile

180
Sigal

Flasin për Telegraf ish-ambasadori Dr. Vili Minarolli dhe Prof.Dr. Enver Bytyçi

Dr. Vili Minarolli: Zyrtarët e “rilindjes” si pjesë e grupeve kriminale, kanë korruptuar ‘guvernatorët’ diplomatik të Tiranës dhe ndërkombëtarët.

Intervistoi Ëngjëll Musai

“Në vitin 1988 kur festonim “me madhështi” 80 vjetorin e lindjes të diktatorit, Papa Vojtila do shprehej për shqiptarët:”Më vjen keq që tre milion skllevër vazhdojnë të udhëhiqen nga një i vdekur”. Ai vërtet vdiq por sistemi kriminal, antiligjor dhe antidemokratik mbeti, edhe pse busti i tij, një masë bronzi u tërhoq zvarrë…”

Rrëzimi i bustit të diktatorit Enver Hoxha shënoi edhe rrëzimin e sistemit më të egër komunist në Europën Lindore. U duk sikur arroganca, harbutëria, mashtrimi, grabitja, servilizmi dhe lëpirja do të mbeteshin pjesë e atij sistemi që kishte si model kërrbaçin dhe burgjet politike. Por koha tregoi se ky model i ngjizur në “Bllokun” komunist u zgjua nga bijtë e tyre dhe tani jemi kthyer në modelin monist të etërve të komunizmit. Dhe sikur të mos mjaftonin këta, demokracisë dhe miqësisë së popullit shqiptar me Perëndimin, i’u fut një thik në shpinë nga “rilindasit” e sotëm me korruptimin e miqve tradicional të kombit. Në këtë aksion ata kanë gjetur edhe mbështetjen e disa diplomatëve në Tiranë që kanë mbyllur sytë dhe veshët  para krimit më të madh që po u bëhet shqiptarëve, të cilët po e refuzojnë këtë qeveri me emigrimin masiv. Pikërisht këto problematika janë edhe pjesë e forumit që ‘Telegraf’ ka zhvilluar me Dr.Vili Minarolli, firmëtar i rrëzimit të diktaturës në vitet 1990, ish-ambasador i Shqipërisë në Beograd, Athinë dhe Vienë. Ja intervista:

“Ambsadori amerikan kishte dijeni të plotë që ish ministri i brendshëm i qeverisë ishte pjesë e një grupi të strukturuar kriminal i akuzuar drejtëpërdrejte nga antikrimi italian dhe pranoi ta bënte pjesë të delegacionit zyrtar, për t’u takuar zyrtarisht dhe shtërnguar dorën me Presidentin e tij. Për mua këto janë thjesht çështje korruptimi.”

Zoti Minarolli! Disa ditë më parë u kujtua 32 Vjetori i rrëzimit të bustit të ish diktatorit dhe shqiptarët kërkuan që vendi i tyre të bëhej si gjithë Europa. A mendoni se ëndrra për demokraci dhe liri është bërë realitet?

Në 20 shkurt të vitit 1991 u rrëzua një bust prej bronzi, por jo një sistem i ngritur mbi struktura të sofistikuara, antiligjore dhe kriminale. Ai u maskua, u fsheh, u konservua, por edhe u paraqit me një fytyrë më të ëmbël dhe “përveshi krahët për të nxjerrë bukën e gojës” në ekonominë e tregut kapitalist. Sot prej dhjetë vitesh sistemin dhe njerëzit e tij i kemi në funksion të plotë, të përshtatur me kohën që jetojmë, më arrogantë më të papërgjegjshëm, më antihuman, më antiligjor dhe antidemokratik, që i kthen në paçavure dhe letra pa vlerë aktet më të rëndësishme të një shteti. Por edhe me një  ndryshim të madh ndaj imperializmit amerikan dhe europiano perëndimor. Sot nuk mund të flitet për shtet, por për një sekt që ka uzurpuar çdo qelizë të shtetit. Ç’farë ka ndryshuar? Në diktaturë drejtësinë e jepte partia: sot drejtësinë e japin njerëzit që ka emëruar sekti. Sot pothuaj të gjithë ish hetuesit e sigurimit të shtetit u transformuan në gjykatës, prokurorë dhe drejtues të institucioneve më të larta të drejtësisë “ të re”. Sot  klikën vrastare të ish sigurimit të shtetit dhe pinjollët e tyre me gene më të egra të trashëguara, i gjen në të gjitha institucionet më të larta të shtetit, në Kuvend, në qeveri, në drejtësi, në polici, në shish, në shërbimin e jashtëm dhe kudo. Arroganca, harbutëria, mashtrimi, grabitja,servilizmi dhe lëpirja janë kriteret  e meritokracisë. Tani po hartojnë një të ashtuquajtur ligj si të gjitha ligjet që ka dhjetë vjet që miraton mazhoranca së bashku me “opozitën” e blerë, për “lustracionin”, me të vetmin qëllim për të nxjerrë jashtë loje politikanë të rëndësishëm të opozitës. Dhe autoriteti i dosjeve, i sektit  me patronazhistët dhe aktivistët do të “dënojnë” publikisht emrat e listës të hartuar nga lideri. Çdo veprim  mbulohet me ligje “europiane” dhe me heshtjen, por pse jo edhe me mbështetjen e ambasadave të rëndësishme në Tiranë dhe institucioneve europiane në vend dhe jashtë vendit. Lobimi dhe pagesat e majme  për ata që kanë një zë në forumet ndërkombëtare është mundësia e ngritjes në karierë, që do të thotë e pasurimit me financa dhe pasuri publike. Titulli kryeministror i të qënit “investitor strategjik” është shpërblimi, që i bëhet kreut të sektit. Dhe kjo për sektin kriminal është normale, sepse kështu veprojnë edhe ata që na thonë se korrupsioni është një plagë e rëndë për shoqërinë, por nuk lënë rast pa përfituar prej tij.”Bëhen edhe filma”,-do thoshte një antare e sektit që ia pa lezetin pasi punoi një apo dy vjet në dogana. Në vitin 1988 kur festonim “me madhështi” 80 vjetorin e lindjes të diktatorit, Papa Vojtila do shprehej për shqiptarët:”Më vjen keq që tre milion skllevër vazhdojnë të udhëhiqen nga një i vdekur”. Ai vërtet vdiq por sistemi kriminal, antiligjor dhe antidemokratik mbeti, edhe pse busti i tij, një masë bronzi u tërhoq zvarrë.

“Në asnjë rast një diplomat nuk mund të shkelë statusin e tij diplomatik në interesin e rritjes të performancës të tij, por në dëm të vendit ku është akredituar. Mesa më kujtohet, jo kaq sa ka bërë ambasadorja Yuri Kim tek ne, por shumë më pak, donte të bënte edhe një ambasador amerikan në shtetin gjerman, por iu tregua menjëherë vendi që i takonte…”

Ju keni qenë ambasador i Republikës të Shqipërisë në Greqi dhe Austri. Më herët edhe në Beograd si i ngarkuar me punë. Si e gjykoni ndërhyrjen e diplomatëve të huaj në punët e brendshme të shtetit shqiptar, duke ndikuar direkt në vendimmarrjen e institucioneve ligj zbatuese në favor të preferencave të tyre politike dhe të oligarkëve të caktuar për grabitjen e pasurisë kombëtare?

Pa asnjë dyshim skandaloze, e paprecedente në historinë diplomatike të vendeve sovrane dhe të pavarura, antiligjore dhe në kundërshtim të hapur me të gjitha konventat dhe traktatet ndërkombëtare. Në asnjë rast një diplomat nuk mund të shkel statusin e tij diplomatik në interesin e rritjes të performancës të tij, por në dëm të vendit ku është akredituar. Mesa më kujtohet, jo kaq sa ka bërë ambasadorja Juri Kim tek ne, por shumë më pak, donte të bënte  edhe një ambasador amerikan në shtetin gjerman, por iu tregua menjëherë vendi që i takonte. Ambasadori është përfaqësues i vendit të tij në vendin pritës dhe mbron interesat e vendit të tij dhe të bashkatdhetarëve të tij, që jetojnë dhe punojnë në atë vend. Për këtë qëllim atij i duhet kryesisht të bashkëpunojë ngushtë me qeverinë e shtetit pritës me qëllim forcimin e marrëdhënieve politike, ekonomike, kulturore etj., midis dy vendeve, pa neglizhuar një bashkëpunim shumë të afërt edhe me opozitën e vendit, si pjesë përbërëse e bashkëqeverisjes të atij vendi. Për ilustrim sa thashë më sipër po sjell dy raste nga veprimtaria ime si ambasador: Në Greqi ishte bërë e ligjshme, por pa ndonjë ligj të shkruar, që emigrantëve shqiptarë u jepnin leje dy herë në vit për të ardhur në atdhe të kalonin festat e fundvitit apo pushimet e verës. Bisedova me ministrin e brendshëm dhe i kujtova se kjo leje që u jepni emigrantëve shqiptarë, që kontribuojnë kaq shumë për ekonominë e shtetin tuaj, më kujton lejen që marrin ushtarët për të shkuar në shtëpi dhe për të mos e shkelur kohën e caktuar. Më mirëkuptoi( ai ishte një njeri i shkëlqyer, që vinte nga bota akademike dhe disa vite më pas u zgjodh edhe President i vendit) dhe më tha se me gjithë dëshirën time dhe të qeverisë që përfaqësoj, pengesën e kemi tek opozita, që mendon se na paragjykon se e bëjmë  për efekte elektorale. Pas kësaj bisedova me tre drejtuesit kryesorë të opozitës dhe gjeta edhe me ata  mirëkuptim të plotë. Diskutimi u bë në parlament, duke dalë si propozim i opozitës dhe shqiptarët e paisur me leje qëndrimi mund të vinin dhe të ktheheshin në vendin e punës pa asnjë kufizim kohe. Rasti i dytë ka të bëjë me kthimin e armëve të Skënderbeut në Tiranë me rastin e 100 vjetorit të Pavarësisë. Ishte ligj shekullor që asnjë objekt i Muzeut Kombëtar të Arteve të Vjenës të mos dilte jashtë derës të godinës. Nuk bëhet fjalë për të marrë përfundimisht ato objekte, që i takonin juridikisht shtetit austriak, se në rast të kundërt Muzeu do të mbetej me shumë pak objekte, nëqoftëse do t’u jepeshin shteteve nga e kishin origjinën. Përpjekje dy vjeçare duke patur ndihmën e Kryeministrit Berisha  dhe të miqve të çmuar austriak. Pasi qeveria austriake ra dakord me formulën  e gjetur për ekspozimin disa kohë të armëve të Skënderbeut në Muzeun Historik të Tiranës, problemi mbetej se duhej kaluar një ligj i veçantë në Parlamentin austriak me miratim unanim. Me këtë rast mora takim me të gjithë kryetarët e partive parlamentare me të cilët gjeta mirëkuptim të plotë. Ajo ditë në parlamentin austriak ku mora pjesë edhe unë, ishte një homash nderimi për vendin tim dhe nga llozha ku isha ulur njoftova Kryeministrin tim për vendimin. Ambasadori duhet të jetë i kujdesshëm në takimet, në njohjet dhe marrëdhëniet me njerëzit e vendit pritës dhe para se ta bëjë këtë, ai (ajo) i ka të gjitha instrumentat për të marrë informacionet e duhura. Ambasadorja Juri Kim takohej shpesh me një politikan të mazhorancës edhe pse duhet ta kishte informacionin  se ai ishte ( dhe është) pjesë e krimit të organizuar, që ka kriminalizuar një qytet të rëndësishëm të vendit dhe më tej pranon edhe dhurata të shtrenjta prej tij ( sipas kodit të etikës një diplomati apo zyrtari amerikan nuk i lejohet të marrë një dhuratë që kushton më shumë se njëzet dollarë), duke qënë e sigurtë se nuk mund të jetë blerë prej tij. Pastaj kur merr vesh disa të vërteta edhe pse këto nuk kishin munguar më parë, deklaron se nuk do e takoj më deri sa të sqarohen akuzat që rëndojnë mbi të. Ky është thjesht naivitet apo mungesë informacioni, por papërgjegjshmëri për postin, që mban dhe vendin që përfaqëson. Ambsadori amerikan kishte dijeni të plotë që ish ministri i brendshëm i qeverisë ishte pjesë e një grupi të strukturuar kriminal i akuzuar drejtëpërdrejtë nga antikrimi italian dhe pranoi ta bënte pjesë të delegacionit zyrtar për t’u takuar zyrtarisht dhe shtërnguar dorën me Presidentin e tij. Për mua këto janë thjesht çështje korruptimi. Por ka edhe më tepër që unë do i cilësoja skandale të rënda diplomatike. Këto të gjitha janë bërë publike në vendin tonë, por unë dëshiroj t’i nënvizoj. Të marrim rastin e ish kryeministrit Berisha. Sipas ligjit ndërkombëtar ai nuk quhet i shpallur “non grata”, sepse atë kohë ai nuk ishte në SHBA dhe iu urdhërua largimi nga vendi. Thjesht atij dhe familjes së tij të ngushtë nuk i jepet vizë për të udhëtuar në atë vend. Por ai nuk është armik i vendit dhe popullit të tij, që të mos zgjidhet dhe të mos jetë përfaqësues i një force politike i zgjedhur sipas të gjitha rrregullave dhe standarteve demokratike. Për më tepër për tetë vjet pas lënies së detyrës shtetërore, atë asnjëherë mazhoranca aktuale nuk e ka akuzuar për ndonjë akt “korrupsioni të thelluar apo cënimi të demokracisë”, ndërkohë që gjatë këtyre tetë viteve dhe në vazhdim, ai nuk ka lënë rastin më të vogël për të denoncuar para shqiptarëve dhe ndërkombëtarëve abuzimet, korrupsionin, cënimin e standarteve demokratike, masakrimin e proçeseve zgjedhore dhe vjedhjen e pasurive publike dhe të taksave të shqiptarëve nga ana e qeveritarëve dhe zyrtarëve të lartë të sektit. Aktualisht Presidenti amerikan Biden ka firmosur Aktin Antikorrupsion që e konsideron korrupsionin në çdo vend si cënim të interesit kombëtar amerikan. Vetëm një standart i dyfishtë dhe ky mendoj i mbajtur edhe nga ambasadorja Juri Kim, e shpëton tani për tani shumicën e qeverisë dhe ish qeveritarëve të saj në këtë dhjetë vjeçar, së bashku me kreun e saj për të qënë objekt i këtij Akti Presidencial. Nëqoftëse ambasadorja dhe administrata amerikane nuk pranonte zotin Berisha si deputet të zgjedhur me vullnetin e lirë të zgjedhësve për shkak të “korrupsionit të thelluar dhe cënim të demokracisë” e ka shumë të lehtë nëqoftëse i bëhet e njohur publikisht ose jo, qoftë edhe një fakt i vetëm i provuar, por jo i sajuar nga raportet e sektit, nga mediat e blera dhe shoqëria civile, si rezervat i sektit, për këtë “korrupsion të thelluar dhe cënim të demokracisë” dhe ai siç e ka deklaruar, largohet nga çdo veprimtari politike dhe publike. Opinioni publik shqiptar ka gati dy vjet që pret të dëgjojë diçka të vërtetë, ndërkohë që me prova dhe fakte njihet çdo ditë me korrupsionin e sektit deri edhe në strukturat e larta të shtetit amerikan. Por tani po mësojmë çdo ditë që këto shpallje ”non grata” bëhen edhe me gjetjen e një kompanie lobuese apo një zyrtari të lartë  duke u ofruar një buxhet të majmë si edhe nga burime të dyshimta për standartet dhe ligjet e vendit, apo të një miku apo një mentori  të pasur, që ka në shërbim të interesave okulte dhe financiare të tij një armatë të madhe zyrtarësh të lartë duke përfshirë edhe përfaqësues të drejtësisë, media të rëndësishme dhe shoqata “jo qeveritare”. Por ndërhyrjet e ambasadores amerikane në Tiranë janë të përditshme në çdo zyrë të shtetit, apo drejtësisë, për të ndikuar në dënimin në vazhdimësi të opozitës, për të shantazhuar me mos dhënie vize apo me përjashtime deputetësh në raste mos bindje, në bazë të “informacioneve” që mund të ketë marrë nga sekti, për të emëruar se cili do të jetë kryetar i opozitës dhe deri në urdhërimin e gjykatës se kujt i takon vula dhe sigla e partisë kryesore të opozitës. Aq sa veprimet e saja, tani që  skandali i zyrtarit të lartë të FBI-së që zë çdo ditë faqet e shtypit të vendit të saj dhe ajo ka javë që hesht dhe nuk bën asnjë dalje publike si e kishte më parë rutinë të përditshme. Shqiptarët si gjithnjë nuk ia përtojnë të krijojnë episode qesharake. Si person që e njoh profesionin e diplomatit, statusin e tij, detyrat, të drejtat dhe kufizimet që lidhen me respektin e shtetit ku vepron, por edhe me respektin e shtetit të tij dhe për vlerësim të detyrës, që i është dhënë, them me bindje se jo të gjitha veprimet e saj antiligjore ndaj një vendi sovran lidhen me atë që ajo përfaqëson Presidentin e vendit të saj. Ajo ka vepruar në këtë mënyrë për të rritur perfomancën e saj në sytë e eprorëve, duke e paraqitur veten si një governatore e vendit që mund të urdhërojë e të vendosë ç’të dojë. Por edhe si një zëdhënëse e sektit duke zbukuruar çdo shkelje të tij që kanë të bëjnë me liritë themelore dhe standartet demokratike, me korrupsion madhor dhe cënim të demokracisë. Unë mendoj se kjo mund të ketë qënë një marrëveshje e heshtur me kreun e sektit që t’i bëj ç’të duash në këtë vend mikpritës, por edhe për mua mos shkruaj gjë për veprimet antiligjore, antidemokratike dhe korruptive dhe duke qënë gjithnjë një kopaçe mbi opozitën. Në këtë kuptim mendoj se misioni i saj në Shqipëri është një mision i dështuar. Koha do të tregojë të vërtetën. Por asnjëherë nuk do të ndaloja së menduari dhe besuari se SHBA janë vendi i Lirisë, i Demokracisë, i respektimit të të drejtave dhe lirive të njerëzve, i standarteve demokratike dhe një mik i madh dhe i paçmuar i popullit dhe Kombit shqiptar.

Prof.Dr. Enver Bytyçi: Mosbindja civile dhe kundërshtimi I këtij shteti mafioz është detyrim për çdo shqiptar


Sot më 3 mars Gjykata e Apelit do të vendosë për çeshtjen e vulës, e cila do të përfaqësojë opozitën shqiptare. Po me datën 3 mars pritet të zhvillohet një protestë e madhe e opozitës. Si e nlersoni këtë situatë dhe a mendoni se slogani i opozitës “Revolucioni mbarëkombëtar” mund t’i shpëtojnë Shqipërinë dhe shqiptarët?

Opozita është para alternativës ose të ekzistojë, ose të shuhet. Nëse shuhet, atëherë Edi Rama bëhet mbret. Do t’u duket shqiptarëve diktatori Hoxha një person liberal, përballë ushtrimit të pushtetit me shumë vese të Edi Ramës. A duhet të ndodhë kjo? Gjithkush me pak logjikë e tru në kokë e di se eleminimi I opozitës është rikthimi I diktaturës më të egër në Shqipëri. Kjo është arsyeja kryesore pse SHBA-të në këtë moment e denoncuan në mënyrën më të ashpër të mundshme qeverisjen e Edi Ramës. Kjo është arsyeja pse ministrat e tij janë rrjeshtuar në duert e burgjeve dhe shefi I madh pret radhën e tij. Kjo është arsyeja pse Shqipëria duhet të çlirohet nga diktatura mafioze e Edi Ramës, nga ushtrimi I një pushteti kleprokratik, të vjedhjes të grabitjes së pasurive tona kombëtare! Eshtë detyrim moral dhe politik që opozita të rezistojë. Opozita nuk emrohet. Nëse vula shkon për opozitën e shitur e të blerë me tendera dhe të marrë peng, atëherë demokracia vihet plotësisht në një sprovë të padiskutueshme. Nuk kai lac tjetër që rivendos ekuilibrat, përveçse mosbindjes civile. Mosbindja civile dhe kundërshtimi I këtij shteti mafioz është detyrim për çdo shqiptar. Natyrisht për ata shqiptarë që kanë kanë dhe e e njohin familjen, që e mbrojnë familjen dhe fëmijët e tyre, që e duan atdheun, pronën dhe prosperitetit.