Partizan MYFTARI/ Na kane dhjerë… por me etikë

537
Sigal

Nga seria e skandalit në BSH…

 Ngjarjet rrjedhin aq shpejtë, sa ne nuk kemi kohë t’i ftillojmë në një shtrat arsye dhe t’i vlerësojmë për etikën e përshkueshmërisë së tyre.

Tashmë ne jemi vendi i çudirave dhe moralistët janë të çmendurit e këtij kopshti, ku në vend të ujitet përmirret çdo ditë nga njerëzit e etikës së politikës, së qeverisë dhe të asaj bankare.

Jemi përballë një fakti që askush nuk e mohon: Vjedhja në Bankën e Shtetit, një nga institucionet më të vjetra, ku rifreskimet ligjore plaken më shpejt se koncepti bankar i ekonomisë së tregut. Pas kësaj vjedhjeje, e cila tani thuhet se është bërë nga vet nëpunësit e saj, ndoshta edhe nga sasia e madhe e lekeve të vjedhura (kjo që dimë tani për tani) ka shkaktuar një zemërim popullor që nga

bankierët e thjeshtë e deri tek ata, që vlerën e lekut e shikojnë vetëm mbi një kafshitë buke të thatë, mbi gjithë drejtuesit e BSH-së dhe të Këshillit Mbikëqyrës.

Fillimisht politika u zbyth nga ky skandal me termin qesharak se BSH është e pavarur dhe ata nuk duan të ngatërrohen…

Kemi dëgjuar deklarata nga më qesharaket e më monstruoze mbi këtë mut të madh që BSH e nxori nga bytha e saj, por pasi ishte mbarsur aq keq nga klasa politike nga ligjvënësit që kanë përgatitur aq ligje të këqija sa nuk kanë fuqi të ndërhyjnë.

Politika që është bërë aq e urryer prej bastardëve të saj që janë brenda dhe kanë vrarë Artin e saj, e kanë larguar nga populli dhe është bërë si një kurvë e keqe (maxhorancë – opozitë) mbërthyer në një orgazëm perverse si e si të ketë pushtet e para.

Kësaj radhe na u pizgos BSH me aventurat e saj.

Politika, edhe pse nuk u ka shpëtuar ciflave të pizgës, për të mos thënë se është edhe vet brenda, pjesë e saj, vuri bllokun e ligjeve përpara.

Pavarësia bankare!

Vërtet ligjet u bënë aksidentalisht për këtë pavarësi bankare?!

Lojëra të pista dypalëshe.

Lojëra të vjetra që i fshehin edhe me koncepte sekretesh shtetërore e në fakt mbulojnë krimet e tyre.

I mbulojnë skuadruar, edhe me panikun që mund të krijojë ky mut i bankës (në fakt është mut i eksperiencës së politikës….)

Koncepti im primitiv për bankat është se janë shkaku kryesor i krizave financiare. Ekspertët mund ta argumentojnë më mirë e mund të thonë edhe të kundërtën e primitivitetit tim. Bankat, realisht, janë hajdute të ligjëruara për depozitat financiare e luajnë tmerrësisht me fatet e ekonomisë për interesat e tyre në bashkëpunim me politikën, me ligjëvënësit, ku, vlera reale financiare e monetare, interpretohet nga këta parazitër ordinerë ekspert vjedhjesh jo si vlerë e njësisë

së prodhimit, por si akumulim tërësor për një qarkullim parcial, ku pleksen interesat e bosëve të pangopur…

Edhe BSH ka historitë e veta.

Vërtet ka më sekrete tek BSH, kur nuk ka pasur as iventarë të rregullt për Thesarin, për floririn e vjedhur apo për gjithë pasurinë që iu sekuestrua shqiptarëve të pasur, kulakëve dhe “armiqve të

popullit” nga diktatura e djeshme?!

Ku është boshllëku?!

Ku ka kapërcime kompetencash?!

Kush u pre në besë e për çfarë lloj bese flitet?!…

Një jurist tjetër e drejtues partie analizonte se BSH gjithmonë ka pasur probleme me politikën dhe të rrallë janë guvernatorët që i kanë shpëtuar kësaj përleshjeje.

Juristi politikan, që mu duk si një fletë e shkëputur nga blloku i Metës, në arsyetimin e tij, merrte vetëm anën komerciale të veprimit politik, por as etikën dhe as moralin nuk merrte kurajo ta ngrinte në nivelin e debatit, për arsyen e thjeshtë të një boshllëku të madh, ku është ngjitur si një fletë blloku…. Ekspertët tashmë kanë hapur çantat e tyre dhe po kërkojnë ndihmë edhe nga Europa t’u gjejë një kandidaturë për governant, një bankë të kontrollojë bankën tonë qendrore, një ekspert të ekspertëve, i cili duhet t’iu mbylli gojën haleve tona…

Ne vet nuk pastrohemi dot.

Qesharake, jo?!

Bosët e lekëve të pista, politikanë të inkriminuar, të majtë e të djathtë, po mundohen ta rregullojnë këtë mut që na bënë sepse edhe vet janë të dhjerë dhe nuk dinë, ku të kapen.

Tashmë askush nuk ka besim tek njëri- tjetri.

Komisioni i Ekonomisë në Parlament, për etikë diskuton etikën e Këshillit Mbikëqyrës së BSH, me të njëjtin format gjuhësor e juridik, ku në raportin e tyre shkruajnë se zoti Fullani ka shkelur vetëm pak etikën e punës…

Kaq e thjeshtë?!

Komisioni i Ekonomisë së Parlamentit ka punuar intensivisht, por jo në pak raste ka ruajtur “etikën” e Këshillit Mbikëqyrës së BSH.

Në fakt unë prisja që i gjithë Këshilli Mbikëqyrës – si  është organizuar, duket vetëm një Këshill Parazitësh, një oligarki fodullësh, një xhep i rendë shpenzimesh nga taksat e popullit – të jepte dorëheqjen dhe prej turpit, të mos e lexonin vet dorëheqjen e tyre, por t’ia jepnin dikujt apo ndonjë shtypi pamor…

Por nuk kanë turp!

Nuk ndjehen të tillë!

Ky këshill Mbikëqyrës a nuk ishte një element përbërës i institucionit (BSH) për të mbrojtur, ruajtur e këshilluar pavarësinë e BSH?! Nuk e bënë dot detyrën e tyre?!

Për shkak të paaftësisë?!

Për mungesë legjislacioni?!

Për bashkëpunim apo bashkëveprim në vjedhje?!

Si mund të arrijnë në një përfundim logjik të tillë?!

Klasifikojnë vjedhjen, shpërdorimin e besimit të një institucioni si BSH, si një sjellje etike jo e hijshme, me veprimin e tyre, sikur të kenë imituar edhe politikën, e, së fundi: na dhjenë përsëri… e si shumë vjedhje të tjera realizuar jashtë ose brenda bankave, përkryer me ligje apo me boshllëqe vendimesh e poste…, por kësaj radhe na dhjenë me etikë.

Ndërkohë, le të shpresojmë për mirë, pa heshtje dhe të ndjekim ngjarjet në vijim….