Fontana që rrezikon të zhdukë qytetin Jugor

526

Agron MEMA


Furtuna
administrative në naftën e Delvinës, mbajtja e fshehtë e vdekjes së naftëtarit
fukara dhe falsifikimi i bilanceve

 

 

 Një tjetër rrezik paralajmërohet nga
naftëtarët profesionistë e me përvojë mbi 40-vjeçare të puseve aktiv të
nxjerrjes së naftës në qytetin jugor të Delvinës. Pas ndotjes së ujit të pijshëm
të qytetit të Delvinës nga papërgjegjshmëria e administratorit P. Iljazi, kjo
sipas denoncimeve pranë redaksisë së gazetës ”Telegraf”, një tjetër rrezik i
kanoset Delvinës dhe popullsisë përreth, dhe që ka të bëjë me përballje të
rrezikut të shpërthimit të gazit. Këtë shqetësim qytetar dhe profesionist e
sjellin pranë gazetës”Telegraf” një grup specialistësh që flasin në emër të
dhjetëra punonjësve të pushuar nga puna, por edhe si specialistë që
parashikojnë rrezikun mjedisor dhe jetën e qytetarëve nga ana profesionale. Dhe
ky rrezik është meraku më i madh i tyre, ndaj kërkojnë ndërhyrjen e
menjëhershme të institucioneve të shtetit për masat e sigurisë së këtij objekti
të veçantë. Sot pranë gazetës “Telegraf” kanë qenë pesë ish-operatorë të kësaj
kompanie që kanë denoncuar; 1-Ing. Ismail Kotolloshi, 2-Inxh. Vasillaq Koçi dhe
operatorët teknikë Luan Kulla, Çerçiz Hyskaj e Kujtim Kuci, të tre me një
përvojë shumëvjeçare në naftën e Delvinës. Përtej shqetësimit të tyre ekonomik
dhe financiar, ata denoncojnë edhe gjendjen kaotike të kësaj ndërmarrjeje
aksionare dhe rrezikun që paraqet për jetën e qytetarëve. Çfarë kërkohet prej
këtyre specialistëve që flasin edhe në emër të shumë naftëtarëve të tjerë, të
flakur nga puna e të nëpërkëmbur nga indiferenca shtetërore dhe e ministrive
përkatëse? Për “Telegraf” naftëtarët delvinjotë denoncojnë fakte abuzive dhe
shkelje të kontratave me punonjësit nga ana e firmës sipërmarrëse. Ata janë
larguar nga puna me pa të drejtë sipas kontratës së punës, të firmosur me
kompaninë “Trans Atlantik CTD Albania”, ku në rreshtat e kësaj kontrate është
nënvizuar, se heqja e punonjësve nga puna kryhet kur këta punonjës rezultojnë
me shkelje disiplinore të vërtetuara. Por në kundërshtim me këtë kontratë të
firmosur nga të dy palët, 18 punonjës, inxhinierë dhe operatorë teknikë me
përvojë disavjeçare, specialistë janë flakur në rrugë duke mbajtur punonjës të
thjeshtë e pa përgatitje profesionale e teknike për një punë të tillë që kërkon
me domosdo specialistë të kësaj fushe. Naftëtarët denoncojnë, se heqja nga puna
është kryer në dy faza nga administrata e kësaj firme, në nëntor 2015 dhe maj
2016, ndërkohë që këta punonjës të hequr nga puna në maj 2016 rezultojnë edhe tre
muaj më parë të papaguar dhe të siguruar në sigurime shoqërore, pasi lekët për
punonjësit e mbetur në punë janë shpërndarë me zarfe dhe jo nëpërmjet bankës
dhe vitet e punës nuk janë hedhur në librezat e punës.

 

Po si doli
problemi i moskorrektësisë së pagesës?

 Ka nisur një proces gjyqësor ndaj firmës
sipërmarrëse nga specialistët e larguar nga puna dhe hetimi gjyqësor ka nxjerrë
këto probleme me shkelje financiare. Specialistët naftëtarë kanë hapur gjyq
ndaj firmës, madje jo në grup, por secili individualisht, kjo një fenomen i pa ndodhur
më parë me gjyqet e punonjësve të larguar padrejtësisht nga administrata apo
kompanitë kontraktuese. Dhe të gjitha gjyqet janë fituar nga naftëtarët. Dhe
përsëri zbatueshmëria e vendimit të gjykatës është kërkuar nga përmbarimet private
sipas preferencave të secilit naftëtar. Dhe përsëri pengesa me listë pagesat.
Madje një skandal më i rëndë që duhet të trondit dhe shkundë rëndë shtetin.
Arsyeja e mosekzekutimit të vendimit të gjykatës nga shërbimi përmbarimor vjen
se, përveç që kompania “Trans Atlantik CTD Albania” posedon 25% të aksioneve (ndërsa
pjesa tjetër është e pa dukshme në dokumente financiare dhe nuk dihet kush i
ka), kompania në fjalë si kontraktuese e punonjësve dhe largimit të tyre nga
puna, është ndarë në disa nën kompani të tjera. Dhe kompania që janë pjesë
naftëtarët denoncues sot quhet “Delvina Gaz”, por me të njëjtin administrator,
Dagllas. Përveç kësaj shkeljeje financiare me punonjësit , si me paga dhe siguracione,
aventurat e Dagllasit vijojnë me akrobacinë e ndarjes së nëndegëve dhe
ndërrimit të NIPT dhe shërbimi përmbarimor nuk zbaton dot vendimin e gjykatës
për shpërblim financuara të punonjësve të larguar nga puna, të pa siguruar dhe
që sipas ligjit, duke qenë të pa siguruar, nuk përfitojnë as asistencën, nëse
janë larguar si riorganizim, por asgjë nuk qëndron kur kemi një vendim gjykate
të formës së prerë. Ka vetëm fshehje të interesave financiare të kompanisë.
Madje dhe sot, denoncojnë naftëtarët, edhe ata që marrin paratë, pagesa bëhet
me lekë në dorë dhe jo nëpërmjet bankës. Dhe akoma Dagllas vijon aventurat e
tij financiare. Shteti hesht dhe naftëtarët bredhin gjyqeve në shtetin e tyre.
Naftëtarët kërkojnë , përveç të drejtave të marrjes së kontributeve shoqërore
të mbajtura nga kompania, detyrimin e largimit padrejtësisht nga puna dhe
dëmshpërblimin financiar të tyre, sipas edhe vendimit të gjykatës, që
Ministritë përkatëse, si ajo e Energjetikës, Punës dhe Drejtësisë të ndërhyjnë
për zgjidhjen e këtij problemi.

 

Shqetësimi
profesionist dhe qytetar i naftëtarëve

 

Som

Madje mund të kujtojmë vdekjen e një
naftëtari punëtor në muajin qershor 2016 që u gjend i vdekur në vendin e punës
dhe askush nuk bëri zë, sepse nuk kish njeri e qe fukara.

 

Naftëtarët
, specialistë dhe inxhinierë , përtej shqetësimeve të tyre ekonomike, sipas
përvojës disavjeçare në këtë ndërmarrje aktive naftë e gaz nxjerrës, shprehin
edhe një kujtesë serioze për shtetin shqiptar: “Ka njerëz të papërgjegjshëm që drejtojnë puset aktive të naftës e gaz nxjerrjes
së Delvinës. Kjo u vërtetua me pasojat e ndotjes së ujit të pijshëm në qytet që
ende nuk është stabilizuar. Por ka edhe një rrezik ”bombë” që nuk duhet marrë
me shaka për qytetarët. Kjo papërgjegjshmëri e administrimit pa asnjë kusht
elementar të sigurisë së objektit, mund të sjellë shumë shpejt katastrofë për
qytetin e Delvinës, banorët dhe zonën përreth, por do jetë vonë kur gjithçka të
ndodhë. Madje mund të kujtojmë vdekjen e një naftëtari punëtor në muajin
qershor 2016 që u gjend i vdekur në vendin e punës dhe askush nuk bëri zë,
sepse nuk kish njeri dhe qe fukara. Nuk u dha një përgjigje dhe asnjë version,
se pse ky punëtor humbi jetën në mjediset e punës? Për ne si specialistë, janë
vetëm papërgjegjshmëritë dhe shkeljet e rregullave teknike nga administratorët
përkatës, që largojnë specialistët dhe punësojnë jashtë kritereve njerëz në
vende pune në të cilat janë të domosdoshëm specialistët përkatës.”,-
përfundojnë
specialistët naftëtarë të Delvinës shqetësimin e tyre të shprehur në
gazetën”Telegraf”. 

Sigal