Foltorja/ Demokratët pritën me entuziazëm Berishën: Beslidhja vjen si mesazh nga Heroi ynë Kombëtar -Skënderbeu

137

 ‘Foltorja’ në Lezhën e fisnikërisë dhe BESËLIDHJES mbahet në një  entuziazëm të paparë

Sigal

Beslidhja që vjen si mesazh nga Heroi ynë Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu

Mbajtja e ‘Foltores së rradhës  në qytetin historik të Lezhës nuk është e rastësishme. Beslidhja që u mbajt në këtë qytet me 2mars 1444, nga Skënderbeu, ku për herë të parë pas viteve të tëra, princërit arbërorë u bënë bashkë për të mbrojtur lirinë e trojeve tona, padyshim që është një mesazh shumë i qartë edhe për vetë misionin e kësaj ‘Foltoreje’, e më tej akoma edhe për vetë proceset demokratike në vend. Procese që sidomos, sikur jemi që të gjithë dëshmitarë, janë jo vetëm nën një trysni  të rëndë nga synimet e antishqiptarisë, por po ashtu janë në kërkim  të rrugëve drejt integritetit njerëzor, dinjitetit dhe prosperitetit mbarë Kombëtar.Kjo u pa qartë edhe nga kjo ‘Foltore’.

Qytetarët e presin ish- Kryeministrin Sali Berisha që nga Mamurrasi

Ish-kryeministri Sali Berisha zhvilloi dje një takim me qytetarët dhe demokratët e Lezhës. Simpatizantët e tij e kanë ndaluar dhjetëra kilometra larg. Qindra prej tyre e kanë pritur që në Mamurras, duke e ndaluar dhe përshëndetur.Më pas i janë bashkuar karvanit për në Lezhë.

Foltorja është shndërruar në uragan shprese dhe besimi

“Foltorja është shndërruar në një uragan shprese dhe besimi se ky vend do të ndryshojë me shpejtësi të madhe. Për herë të parë, pas 30 viteve, Shqipëria ka një llavë të tillë entuziazmi, besimi dhe shprese, e cila njëlloj siç përmbysi diktaturën komuniste 30 vite më parë, do përmbysë narkoshtetin e Edi Ramës pas 30 vitesh.Pse ky entuziazëm dhe përkushtim kaq i madh? Është një thirrje e brendshme që buron nga zemra dhe shpirtrat tuaj për të shpëtuar Shqipërinë dhe për ta nxjerrë atë nga gjendja kritike ku e ka zhytur Edvin Kristaq Rama dhe banda e tij në krye të shtetit,” tha Berisha.

 75% nuk i besojnë reformës së Soros

75 përqind të shqiptarëve nuk i besojnë reformës së George Soros. Sepse ajo ka realizuar kapjen e drejtësisë nga Edi Rama. Kurrë ndonjëherë sistemi i drejtësisë nuk ka qenë siç është sot.Çfarë solli reforma miqtë e mi? Ju mohoi ju, iu mohoi qytetarëve shqiptarë, procesin gjyqësor në gjykata. Procesi ligjor ka një kusht, ai duhet të ketë transparencë dhe duhet të kryhet brenda një kohe të caktuar. Sot janë 100 mijë dosje, 100 mijë qytetarë që presin drejtësi. Do të duhen 20 vite për t’u shqyrtuar.

 ‘Kullot në livadhet e qeverisë’, Yuri Kim është në konflikt interesi

Lideri historik demokrat, Sali Berisha, deklaroi nga Foltorja e Lezhës se ambasadorja amerikane, Yuri Kim është në konflikt interesi.“Ne jemi forcë politike pro-perëndimore dhe vokacionin pro-perëndimor e kemi pasur dhe do e kemi qëllimin kryesor. Ju thashë që jo vetëm do fitojmë zgjedhjet, por do vendosim marrëdhënie më të mira miqësore BE dhe SHBA ku kemi miq të shkëlqyer.Nuk duhet të nisemi nga disa qëndrime sporadike ose qëndrime të caktuara.Kur iu thashe nja dy muaj më parë se zonja ku përmendi barin, u shpreha se zonja e nderuar kullot në livadhet e qeverisë, pak kush e kuptoi këtë gjë, por tani që e shohin me Majezën e qeverisë nëpër vikende, e kanë të qartë se Sali Berisha kishte të drejtë. Unë askujt nuk i hyj në jetën private, por konflikti i interesit është konflikt interesi, cilido qoftë.Ndaj jam mendimit se objektiviteti dhe jo konflikti i interesit janë rruga e duhur për të vlerësuar realitetin shqiptar,” tha Berisha.

Kur të kujtojë ‘Lezhën e Besëlidhjes’, të rrijë pa gjumë për besprerjen e tij

Berisha i kujtoi Bashës nga Lezha, se kur të kujtojë Besëlidhjen, të rrijë pa gjumë për besprerjen e tij ndaj demokratëve.Berisha: Një gjë thonë të gjithë për shqiptarët, se ana pozitive e tyre është se janë inteligjentë dhe ajo negative se për një plesht djegin jorganin.Shqiptarëve nuk mund tua shesësh gënjeshtrat për të vërteta. Ju garantoj se Basha të cilin e këshilloj, që kur të kujtojë Lezhën e Besëlidhjes të rrijë tërë natën pa gjumë për besprerjen e tij.

‘Një sekret’ nga bisedat me Bashën që më bëri të dyshoj se ai është peng

“Në një nga bisedat tona i thashë Bashës se skandali i vettingut të Sokol Sadushit, i cilii për më tepër nuk bëhet transparent në kundërshtim me ligjin duhet denoncuar. Po po më tha ai por kaluan shumë kohë dhe nuk e bëri. me sa duket edhe këtu e kapën peng” tha Berisha.

Erdhi nga Shtutgarti për ‘Foltoren’, lezhiani ‘thumbon’ deputetët demokratë të zonës: Duhet të ishit këtu me ne sot

Në foltoren e sotme të Berishës në Lezhë një nga demokratët i cili kishte ardhur nga Gjermania i veshur me kostum popullor rrëmbeu mikrofonin duke renditur të gjitha arsyet se pse ishte i pranishëm sot krah doktorit.Demokrati lezhjan në fjalën e tij u bëri thirrje demokratëve të tjerë në zhvillimin e protestave dhe thumboi dhe 4 deputetët e PD për qarkun e Lezhës për faktin se nuk ishin të pranishëm në foltore duke u shprehur se diskutimi me masën është i domosdoshëm.

Anëtari i kryesisë së FRPD akuza Bashës: Kam bërë burg për protesta pasi u tradhtuam nga kryetari

I pranishëm në foltoren e Lezhës, anëtari i kryesisë së FRPD-se Maringlen Doçi ka hedhur akuza të rënda në drejtim të kryetarit të PD Lulzim Basha dhe atij të FRPD.Në fjalën e tij, Doçi tha se të rinjtë janë arrestuar dhe kanë bërë burg, pasi janë tradhtuar nga kryetari i Partisë Demorkatike dhe nga kryetari i FRPD-së i cili nuk ndodhet në foltore.Doçi i kërkoi Doktor Berishës të rikthejë shpresën e shqiptarëve dhe të rinjve pasi po largohen për ditë nga vendi.

Më 11 dhjetor do mbahet Kuvendi Kombëtar i PD

Lideri historik demokrat, Sali Berisha deklaroi nga Lezha se Kuvendi Kombëtar i PD do të mbahet më 11 dhjetor.“Ne do pranojmë fraksionet. PD do të riformatohet duke vendosur vlerat e një partie konservatore, familjen, besimin te zoti, pronat dhe interesi kombëtar. Për ne familja është themeli i çdo themeli. Ne do bëjmë gjithçka për ta mbështetur atë dhe jo për t’u vendosur numra prindërve siç bën Edvin Kristaq Rama.Ky njeri na udhëheq nga humbja në humbje. Nuk ka një humbës të tillë po të hedhësh sytë në hartën e Europës. Të gjitha nismat e tij kanë qenë dështim. Çdo marrëveshje ka shkuar në favor të Edi Ramës. Dhe më keq, mashtron e vetëm mashtron.Unë kam qenë për vetingun e politikanëve, por jo për mashtrimin. Për vetingun e vërtetë. Por të kthehesh te SPAK i Edi Ramës, do të thotë se je peng dhe vasal i tij. Vetëm 24 përqind e shqiptarëve i besojnë drejtësisë së Sorosit dhe Edi Ramës,” tha Berisha.

Mbyllet Foltorja e Lezhës, ja ku do mbahet takimi i radhës i Sali Berishës

Ka përfunduar takimi i Sali Berishës me demokratët e Lezhës. Në fund të takimit u njoftua se Foltorja e radhës do të mbahet në Kamzë ditën e martë. Ditën e sotme nga Lezha, Sali Berisha ka njoftuar datën e mbajtjes së Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike. Kuvendi do mblidhet në datë 11 dhjetor, për të cilin 1500 firmat e nevojshme  janë grumbulluar gjatë takimeve të ndryshme që ka pasur Berisha me demokratët përreth Shqipërisë.