FMN: Familjet shqiptare kanë 1.4 miliardë euro borxhe

475
Sigal

Jakup B. GJOÇA

Shifrat e FMN: Familjet shqiptare kanë 1.4 miliardë euro borxhe, 13 % të PBB-së

Shqiptarët harxhojnë shuma të mëdha për arsim, shëndetësi dhe ushqime

Familjet shqiptare kishin në vitin 2017 borxhe që llogariten sa 11.3% e asaj që prodhon ekonomia në një vit (Prodhimi i Brendshëm Bruto-PBB). Shifra është publikuar nga Fondi Monetar Ndërkombëtar në sistemin e saj të të dhënave për borxhin global. Në vlerë absolute, kjo shumë është rreth 1.4 miliardë euro. Në të përfshihen kryesisht kreditë në banka dhe borxhet e tjera që kanë familjarët.

Boxhi i familjeve shqiptare

Duke pasur parasysh që Familjet shqiptare kishin në vitin 2017 borxhe që llogariten sa 11.3% e asaj që prodhon ekonomia në një vit në Shqipëri, sipas INSTAT ka rreth 769 mijë familje, borxhi mesatar për një familje është rreth 1,800 euro. Niveli i borxhit familjar ka mbetur i pandryshuar dy vitet e fundit, ndërsa rekordi është arritur në vitin 2008, me rreth 13% të PBB-së, duke u rritur me shpejtësi që pas vitit 2003 (shih grafikun). Më pas, ekonomia hyri në një cikël ngadalësues, si rrjedhojë e krizës globale, çka duket se çoi në tërheqjen e familjeve për të marrë hua.

Buxheti familjar për shkollim dhe …ilaçe

Shqiptarët harxhojnë shuma të mëdha të buxhetit të tyre familjar për shkollimin e fëmijëve dhe për shëndetin e tyre. Qeveria e Rilindjes, edhe pse dha premtime të mëdha elektorale, qoftë në 2013, ku u zotua për shëndetësi falas, por edhe në 2017, për rritjen e buxhetin shtetëror për Arsim dhe Shëndetësi, faktikisht dhe realisht, planifikoi edhe për buxhetin e 2019-s shuma shumë herë më pak, për Arsim dhe Shëndetësi, se sa vendet e tjera të rajonit. Kjo përkthehet, që në shkolla dhe universitete gjendja është e mjerueshme, prandaj edhe familjet detyrohen të shpenzojnë shuma të mëdha për të përballuar shkollimin e fëmijëve të tyre. Shembulli më tipik është rritja e tarifave të studimit në universitetet publike, thuajse e barabartë me tarifat e në universitetet private. Gjithashtu, nxënësit në shkollat e ciklit të Ulët, kanë edhe librat me pagesë, ndërkohë që çmimet e librave për çdo vit rriten shumë. Por edhe në Shëndetësi familjet shqiptare shpenzojnë shuma të mëdha, pasi në spitale nuk ka asgjë, ndërkohë, që shteti rimburson vetëm disa ilaçe, që janë shumë të lira ën treg, mirëpo nuk japin asnjë efekt. Një shkak tjetër, pse shqiptarët shpenzojnë shumë para për shëndetësinë është sepse shteti ka dhënën me koncesion shumë shërbime të shëndetit publik, duke pakësuar fondet për shërbimin shëndetësor publik, por edhe se shqiptarët detyrohen të paguajnë nëpër spitale shuma të mëdha ryshfet, për të marrë një shërbim minimal shëndetësor. Sipas disa përllogaritjeve të bëra, familjet shqiptare shpenzojnë për shkollim dhe shërbim shëndetësor, më shumë se 60 % të buxhetit familjar, pastaj për ushqimin e përditshëm, shumë pak për veshmbathje, thuajse fare për argëtime dhe pushime dhe, pas kësaj, mezi e përballojnë muajin, duke u detyruar të marrin borxhe…

Ja krahasimi me vendet e tjera

Në krahasim me vendet e tjera të rajonit, familjet shqiptare kanë një nivel të ulët borxhi. Në Kroaci, po sipas FMN, ky tregues është 34% e PBB-së, në Maqedoni 24.5%. Të dhënat për Bosnjën, Kosovën, Malin e Zi, Serbinë mungojnë. Në vendet e zhvilluara, borxhi i familjeve është edhe më i lartë, p.sh. në Gjermani është rreth 53% e PBB-së, në Itali 41.3%, në Suedi 88% ndërsa në Shtetet e Bashkuara të Amerikës gati 80%. Sipas anketës së Bankës së Shqipërisë për gjendjen financiare dhe huamarrjen e familjeve, blerja e mallrave me pagesë të vonuar nga dyqanet është një zërat kryesorë të borxhit të familjeve shqiptare.

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Shqipëri – Turqi (ATTSO) shpall sot anketimin për sfidat e të bërit biznes

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Shqipëri – Turqi (ATTSO), me pjesëmarrjen e Ministrit të Financave dhe të Ekonomisë së Shqipërisë Arben Ahmetaj dhe Ambasadorit të Republikës së Turqisë në Tiranë M. Ahmet Yörük do të shpallë sot rezultatet e Anketimit të bërë me Anëtarët e saj, lidhur me sfidat dhe mjedisin e të bërit biznes në Shqipëri në orën 17:00-18:00, në Plaza Hotel, kati 23. Takimi organizohet në kuadër të 4-vjetorit të themelimit të Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Shqipëri – Turqi, i cili më pas do të shoqërohet më një pritje ku do të marrin pjesë të ftuar nga qeveria, shoqata biznesi, kompani dhe miq të Dhomës.