Ina Zhupa: Erioni-betoni gënjen për certifikatën e pastërtisë, kjo është e vërteta

539
Zëdhënësja e PD-së Ina Zhupa në denoncimin e radhës akuzon kryebashkiakun Erion Veliaj se gënjen për certifikatën e pastërtisë nga “White Flag International” në Liqenin e Tiranës. Sipas Ina Zhupës, Liqeni i Tiranes është në proces monitorimi deri në Tetor 2018, kur do merret vendimi për certifikimin apo jo të liqenit. “Veliaj gënjen për certifikatën e pastërtisë së Liqenit të Tiranës nga “White Flag International”. Rama përsërit gënjeshtrën e pinjollit. Erioni Betoni doli pardje duke u mburrur me certifikatën e pastërtisë që kishte fituar Liqeni i Tiranës. E vërteta në fakt është që Liqeni i Tiranës është në proces monitorimi deri në tetor 2018, kur do merret vendimi për certifikimin, apo jo të liqenit, kur të jenë vërtetuar standardet dhe kriteret, që duhet të kapë. Emaili zyrtar me përfaqësuesit e “White Flag International” tregon qartësisht këtë fakt, të njëjtën gjë e gjen edhe ndër rreshta në webin e agjencisë së parqeve dhe rekreacionit.”, shprehet Ina Zhupa, zëdhënësja e PD-së.
Sigal