Floida Kërpaçi: Nuk ka punime te Unaza e Re pa u ndëshkuar korrupsioni

453
Sigal

Kryetarja e LRI-së, Floida Kërpaçi, ishte sot pranë banorëve të Unazës së Re që protestojnë kundër prishjes së banesave të tyre nga qeveria.

Kërpaçi tha se protesta disa mujore e të banorëve është shembulli më i fortë që tregon se kur qytetarët bëhen bashkë, nuk ka asgjë që i mposhtë.

Ajo deklaroi se hetimi i korrupsionit në këtë projekt është i domosdoshëm. “Rezistenca heroike e banoreve të Unazës se Re përballë abuzivizmit qeveritar është simbol se në çdo rast, kur qytetaret bëhen bashkë, forca e popullit është më e fortë se cilido oborrtar i pushtetit. Nuk duhet të ketë asnjë punim deri në zbardhjen e plotë të dosjes korruptive të Unazës së Re dhe respektimit të plotë të interesit te banoreve të zonës. Rasti i Unazës së Re nuk duhet të mos kthehet në shembull të pandëshkueshmërisë së arrogancës dhe paligjshmeëisë së qeverisë, por të shërbejë si shembull ku ligji dhe qytetari mbizotëron mbi çdo interes qeveritar apo klientelist”,- tha kryetarja e LRI.