Floida Kërpaçi: 7 Marsi, ditë reflektimi për sfidat dhe vështirësitë e atyre që duan dijen dhe arsimin

586
Aktiviteti i LRI me rastin e 7 Marsit, Floida Kërpaçi: 7 Marsi, ditë reflektimi për sfidat dhe vështirësitë e atyre që duan dijen dhe arsimin
Të rinjtë e Lëvizjes Rinore për Integrim zgjodhën sot ta urojnë 7 Marsin duke falenderuar mësuesit për kontributin e tyre të jashtëzakonshëm në zhvillimin e brezave nga shkolla9-vjeçare në fshatin Vilëz, ku gjimnazistët e LRI të shoqëruar dhe nga deputetja FloidaKërpaçi dhurua ndisa pako me libra dhe mjete të tjerashkollore për nxënësit.
Fjala e plotë e Deputetessë LSI, Floida Kërpaçi.
REALITETI SHOKUES PËR TË RINJTË QE IU DUHET TË ECIN KATËR ORË!
LRI-URIM NDRYSHE KËTË 7 MARS!
Nxënësit çohen katër orë para, bëhen edhe ujë për tës hkuar në shkollë. Kjo është sakrifica që nxënësit e shkollës9-vjeçare në Vilëz, ZallBastar, Tiranë bëjnë çdo ditë për shkollë edhe përdije. Këtë duhet të vlerësojmë dhe të ndihmojmë dhe për këtë duhet ta ngremë dhe zërin,për të gjithë këtanxënës që janë këtu sot. Jam bërë pjesë e politikës pikërisht për këtë realitet që jetova sot këtu kur erdha në shkollën tuaj dhe ndihem jashtëzakonisht keq me këtë realitet dhe me ato vështirësi që ju përballeni çdo ditë sepse për të ardhur në shkollë ju duhet të ecni shumë orë. Pra jeni kaq afër Tiranës dhe njëkohësisht kaq larg sepse ju duhet secilit nga ju të bëni nga 4-5 orë rrugë. Por bashkarisht, unë ju jap fjalën që aty ku jam do luftoj fort për ju dhe gjithë këtë sfidë që keni ju. Nuk kemi ardhur vetëm sot por bashkë me gjimnazistet e LRI, morëmkëtë nismë, për të mbledhur libra dhe tekste shkollore, me dashuri dhe zemer, për të kontribuar sadopak dhe që sot të ishim vet prezent për t’ua dhënë. Por njëkohësisht ne duhet të punojmë shumë fort që dhe juve të keni këto mundësi, të keni rrugë, sepse ku ka rrugë ka dhe zhvillim dhe dije dhe ju vini dhe më kollaj dhe më me kënaqësi. Se kur është dimër e është ftohtë ju bëni gjithë këtë sakrificë për të ardhur. Megjithatë unë erdha tu takoja vetë, juurojnjë vit të mbarë dhe secili prej jush ta gjejë veten aty ku ëndërron dhe ta vazhdojë këtë sakrificë se pse shkolla dhe dijaështë e ardhmja. Aty ku jam ju jap fjalën që do luftoj fort për gjithë secilin prej jush. Sepse gjithësecili prej jush do të vijë, në një shkollë të lartë por duhet të ketë më shumë mundësi nga çka sot. Ajo që mund të them përju sot është që ju heronjtë e gjithë panoramës që ndodh në vendin tonë. Sepse ndërkohë që kemi një qeveri oligarke, me para ju duhet të sakrifikoni e tëluftoni me vështirësitë që përballeni çdo ditë për të ardhur në shkollë dhe për të marrë dije për të ardhmen tuaj. 
Shpresoj që Zoti, tu japi më shumë vullnet, fuqi dhe sa më shumë suksese që gjithësecili prej jush të realizojë ëndrrat e tij.
Nga ana tjetër dua t’ju uroj dhe mësuesve tuaj që ta gëzojnë ditën e 7-Marsit dhe le të jetë një ditë reflektimi ku duhet të bëjmë më shumë për të lartësuar figurën e mësuesit. Ti krijojmë më shumë kushte, më shumë mundësi. Për të pasur më shumë hapësira për të vazhduar dhe zhvilluar dijen sepse dija është e ardhmja për vendin tonë edhe për ne. Ajo që duhet të luftojmë është që të ketë shanse të barabarta për të gjithë!
Sigal