Flet Petrit Vasili: Përse vendosa të dorëhiqem si kryetar i LSI

578
Zbardhen arsyet që çuan kreun e LSI-së, Petrit Vasili të jepte dorëheqjen nga posti i tij. Mësohet se Vasili, i cili mbajti këtë detyrë vetëm për pak kohë, që pas shpalljes president të Ilir Metës, ka marrë këtë vendim për çështje që lidhen me organizimin brenda partisë.
Mes të tjerash mësohet nga burime brenda Kryesisë, se Vasili e ka argumentuar dorëheqjen me arsyetimin se “dëshiroj që LSI të jetë më aktive në opozitë”. Sakaq, të gjitha arsyet e vendimit të tij të beftë, Petrit Vasili do t’i japë sot në një konferencë për shtyp, që do të mbahet në orën 14:00.
LSI doli forcë e tretë në zgjedhjet e 25 qershorit, duke siguruar kështu 19 mandate.
Sigal