Pas dorëheqjes së Petrit Vasilit të tjera lëvizje ndodhin brenda LSI.
Burime nga LSI bëjnë me dije se ka një kandidat që shpreh gatishmërinë të marrë drejtimin e partisë. Ajo është bashkëshortja e Ilir Metës, Monika Kryemadhi që tani mban postin e zv.kryetares së LSI-së.
Mësohet se zonja Kryemadhi ka shprehur dëshirën për të kandiduar në këtë post.Të njejtat burime saktësojnë se Presidenti i zgjedhur Ilir Meta nuk ka qënë i pranish%m në mbledhjen e kryesisë, ku u bë bilanci i zgjedhjeve të 25 qershorit.