Fjala e Ministres Gjermeni mbajtur sot me kryetarët e 61 bashkive të vendit, “Në rrugën e Rilindjes së fshatit”

552
I nderuar Kryeministër, 
Të nderuar kolegë, 
Të nderuar kryetarë bashkish, 
Faleminderit që jeni sot këtu. 
Doja ta filloja takimin me një falënderim për bashkëpunimin në këto vite në projektin e Rilindjes Urbane, sidomos për ndihmën që Fondi i Zhvillimit të Rajoneve ka dhënë për zhvillimin e qyteteve tona. Më vjen shumë mirë të them që, nga puna që kemi bërë në këto tre vite bashkë, kemi parë qëçdo vit është rritur cilësia e projekteve, jo vetëm nga ana arkitekturore, por edhe nga ana e impaktit të zhvillimit ekonomik e social të bashkive që ju drejtoni. 
E gjithë kjo përvojë pune, e Rilindjes Urbane, në fakt na ka mësuar shumë. 
Na ka mësuar që projektet mund të dizenjohen, mund të hartohen në mënyrë të tillë që të kenë një impakt të drejtpërdrejtë në jetën e qytetarëve. Projektet janë ato që ju i identifikoni si prioritare, në bashkëpunim me komunitetet tuaja. Projektet kanë impakt më të madh në qoftë se, ato ndiqen nga ju personalisht dhe bëhen me cilësi, dhe brenda afateve. 
Ne, duke e pasur edhe Sekretariatin Teknik, në Ministrinë e Zhvillimit Urban, e kemi ndjekur hap pas hapi, realizimin e projekteve, kështu që, unë, në këtë kontekst, doja të vlerësoja bashkëpunimin e të gjithëve ju. 
Doja të theksoja qëFondi i Zhvillimit të Rajoneve, i cili, nga viti në vit është rritur në buxhet, është një fond tërësisht i ristrukturuar dhe kështukemi mundur që në vitin 2014 të zbatojmë 126 projekte, 108 projekte në vitin 2015 dhe vitin 2016 kemi financuar 100 projekte. 
Pra në 3 vite, fondi është rritur në buxhetin e shtetit, është rritur si fond, por është rritur edhe numri impaktittë projekteve që kemi realizuar, duke i përfshirë të 61 bashkitë të vendit. 
Them që të gjitha bashkitë, nga veriu në jug, kanë mundur të përfitojnë, projekte të Rilindjes Urbane, duke ndryshuar fizionominë e qyteteve e bashkive që ju drejtoni, duke pasur impakt në zhvillimin e biznesit, sipërmarrjes së vogël dhe mirëqenies së qytetarëve në këto bashki. Them që, jemi krenarë për faktin që kemi investuar në qytete apo në bashki që ishin harruar prej vitesh. Këtu mund të përmendja Skraparin, Tropojën, Pukën, Malësinë e Madhe, Kukësin, Burrelin, Kavajë, Krujën. Belshin, Gramshin, Librazhdin, Divjakën, Velipojën, Orikumin, Selenicën, etj. 
Dua të theksoj, tipologjinë e projekteve, të cilat nei kemi mbështetur këto vite, duke iu përshtatur nevojave dhe prioriteteve tuaja si bashki. Mund të them që, janë financuar 102 projekte për rivitalizimin e qendrave urbane, 29 projekte për rehabilitimin e hapësirave të gjelbra, kënde lojërash për fëmijë, objekte kulturore, publike, 171 projekte të infrastrukturës urbane, duke krijuar më shumë hapësira publike, për qytetarët, 13 projekte zhvillimore të infrastrukturës, turistike, në disa bashki, 5 projekte të përmirësimit të zonave të biznesit. 11 projekte për rehabilitimin e zonave rrotull kalave dhe zonave monumentale, 3 projekte pilot për urbanizimin e zonave informale. 
Projektet, padyshim, kanë ruajtur identitetin e bashkive, e qyteteve, për të cilat janë realizuar projektet, duke i dhënë një impuls të ri zhvillimit të këtyre qyteteve. 
Nga të dhënat që marrim, jo vetëm që qytetarët janë të kënaqur, por edhe numri i vizitorëve vendas apo të huaj, në qytetet tona është rritur, duke nxitur kështu edhe zhvillimin e biznesit lokal. E reja e vitit 2015, është që FZHR ka financuar edhe projekte rajonale, përmes agjencive rajonale të Zhvillimit, duke nxitur edhe një zhvillim edhe një bashkëpunim më të mirë, përmes bashkive një zhvillim rajonal të qëndrueshëm, zhvillim afatgjat, i cili vërtetë ju shërben më shumë sesa qytetarëve të një bashkie. 
Them që, e kemi nisur punën duke nxitur dhe inkurajuar zhvillimin e qendrave të qytetit, por larmia e projekteve që kemi mbështetur dhe kemi realizuar së bashku me ju është e shumtë, këtu theksoj se nga qendrat e qyteteve, është kaluar në blloqe banimi, është kaluar në zona rurale, në rrugët lidhëse, në tregje, duke nxitur edhe zvogëluar, në fakt diferencat mes zonave rurale dhe urbane, duke nxitur zhvillimin e tregut dhe sidomos të produkteve bujqësore, për t’i pasur më afër tregjet për qytetarët. 
Të gjitha këto ndërhyrje ndikojnë drejtpërdrejtë, jo thjeshtë në një formëdhe mënyrëtë re edukimi estetik, për qytetarët, por nga ana tjetër, nxisim shumë kohezionin social zhvillimin e qëndrueshëm në këto zona, duke i paraprirë më tej zhvillimit të tyre. 
Të gjitha këto angazhime që kemi marrë dhe i kemi realizuar në këto tre vite, në kuadrin e Rilindjes Urbane, tashmëështë momenti që t’i përcjellim dhe t’i vazhdojmë me ritmin e duhur. Unë gjej rastinedhe njëherë, të theksoj faktin që, të gjitha projektet, patjetër ndiqen nga stafet tuaja dhe nga ju personalisht, por do të kërkoja një angazhim maksimal, lidhur me afatet e zbatimit tëtë gjitha projekteve, sipas afateve që ju keni aplikuar pranë Fondit të Zhvillimit të Rajoneve, duke respektuar afatet dhe duke respektuar dhe pasur një cilësi shumë të mirë në zbatimin e projekteve. 
Për vitin 2017, FZHR-jaështë pranë Ministrisë së Zhvillimit Urban dhe unë doja të theksoja dhe të tërhiqja vëmendjen që, këtë vit, i gjithë cikli i projekteve që do të realizohen nga ju, nga bashkitë që do të financohen për këtë vit, duhet bërë brenda vitit buxhetor. Pra, investimi që do të merret këtëvit, përmes FZHR, duhet padyshim të realizohet brenda vitit 2017. Kjo kërkon vëmendjen më të madhe tuajën përsa i përket procesit që nga momenti i prokurimit e deri në realizimin brenda afatit të përcaktuar, tëtë gjitha projekteve që do të mbështeten. Këtu, dua të theksoj edhe projektet që janë në vazhdimësi, nga viti i kaluar dhe të kërkoj angazhim maksimal tuajin për realizmin e tyre, një nxitje më të madhe për t’i realizuar me sukses dhe sidomos atoqë janë, mbase për shkak të motit, mbase prej një periudhë jointensive pune, të kërkoja angazhimin tuaj për t’i realizuar brenda afateve të përcaktuara. 
Të gjitha bashkitë, pas reformës administrative territoriale, me territoret e reja, kanë nevojë që,Rilindja Urbane të zbresë ose të takojë edhe problematikat e zonave rurale. Ndaj, sot jemi mbledhur realisht për të promovuar këtë paketë, përsa i përket Rilindjes Urbane dhe në zonat rurale, duke theksuar nevojat që komunitetet tona kanë dhe duke kërkuar që, Rilindja Urbane të mbështesë projekte apo paketa përsa i përket bashkive që kërkojnë ndihmë në zhvillimin e bujqësisë dhe konkretisht në ujitje, në kanalet kulluese, duke ju ndihmuar me fonde për realizimin e projekteve që ju i identifikoni si të tilla. 
FALEMINDERIT!
Sigal