“Firmat u falsifikuan”, Pirro e Pavlina Mani: Nuk jemi për prishjen e teatrit

767
Sigal

Regjisori i njohur, Pirro Mani, dhe bashkëshortja e tij, aktorja Pavlina Mani, e kanë mohuar firmën e tyre për prishjen e Teatrit Kombëtar.

Në një intervistë për gazetën “Shekulli”, aktorja Pavlina Mani ka deklaruar se “Ne nuk jemi për prishjen e Teatrit Kombëtar. Ne jemi për teatër, të ekzistojë teatri”, duke kërkuar që të mbeten jashtë kësaj çështjeje.

Ditën e djeshme, në media u publikua një listë me 65 emra nga fusha e artit dhe e kulturës, që i dërgonin krerëve më të lartë të shtetit, një letër ku kërkonin në Teatër të ri Kombëtar.

Lista e emrave kryesohej pikërisht nga regjisori Pirro Mani, i cili sot e ka hedhur poshtë këtë fakt duke thënë se firma e tij është falsifikuar.