Monitorimi ajror kundër kanabisit, “Guardia di Finanza” prezanton raportin në Tiranë. Çako: Rezultate historike

407
Ministri i Brendshëm i Italisë, Marco Minniti së bashku me një delegacion të nivelit të lartë të ministrisë dhe Policinë italiane kanë mbërritur sot në Tiranë në një vizitë zyrtare pune.
Pas një takimi me ministrin e Brendshëm shqiptar, Fatmir Xhafaj, dhe me Presidentin Ilir Meta, zyrtarët italianë i janë drejtuar Pallatit të Kongreseve, ku janë prezantuar rezultatet e raportit të monitorimit nga ajri për vitin 2017.
“Në kuadër të kësaj vizite, në Pallatin e Kongreseve do të zhvillohet ‘Konferenca e përbashkët mbi raportin përmbyllës së misionit të monitorimit ajror për vitin 2017, në luftën kundër kultivimit të bimëve narkotike’, ndërmjet Policisë së Shtetit, Policisë italiane dhe Misionit të BE-së”, shkruhet në njoftim.
Kreu i Policisë së Shtetit, Haki Çako, tha se “Sot prezantojmë rezultate historike në drejtim të çrrënjosjes së fenomenit të kultivimit të bimëve narkotike. Kjo nuk ka qenë e lehtë për ne. Çdo punonjës policie mori përgjegjësitë e veta për një territor të caktuar. Përmes agjencisë u përpoqëm të siguronim informacion nga qytetarët. Kemi vendosur standardin e bashkëpunimit dhe shkëmbimit të eksperiencave me policitë e rajonit dhe vendeve partnere. Bashkëpunimi me palën italiane ka padyshim një rëndësi të madhe”.
Sigal