Haradinaj refuzon takimin me Ramën: Më ka paditur, nuk ka logjikë të takohem me të

310
Sigal

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka refuzuar takimin me kryeministrin Edi Rama, i cili ndodhet për një vizitë në Prishtinë. Ka qenë vet Haradianaj që ka treguar se pse ka refuzuar takimin kokë më kokë me liderin shqiptar, ndërsa theksoi se nuk do të kishte logjikë që ata të takoheshin, në një kohë kur Rama e ka paditur në gjykatë. “Është e pamundur me u takua i padituri me paditësin. Kjo s’ka kurrfarë logjike. Nuk ndihem mirë që si i paditur të takohem me askënd e as me zotin Edi Rama”. Haradinja thotë se me Ramën tashmë ka një konflikt ligjor në aspektin paditës dhe i paditur.
“Nuk kam mundësi që në këtë rast të bëjë lëshime”, deklaroi ndër të tjera Ramush Haradinaj.