Pinë dezinfektues duarsh për t’u dehur, tre të vdekur dhe një i verbuar në Meksikë

366
Sigal

Tre persona vdiqën dhe një tjetër mbeti i verbër nga helmimi me metanol, pasi pinë dezinfektues duarsh për t’u dehur. Ngjarja ndodhi në New Mexico, Meksikë, ndërsa Departamenti i Shtetit tha se tre persona të tjerë janë në gjendje të rëndë. “Nëse keni përdorur ose konsumuar dezinfektues duarsh që përmban metanol, ju lutemi kërkoni kujdes mjekësor”, tha sekretari shtetëror i shëndetësisë Kathy Kunkel në një deklaratë. “Një antidot për helmimin nga metanoli është i disponueshëm, por sa më parë të trajtoheni për helmim nga metanoli, aq më të shumta janë shanset për shërim”. “Para pandemisë, dezinfektuesi i duarve ishte i ndaluar në shumicën e burgjeve, bazuar në frikën se të burgosurit do ta pinin atë ose do ta përdorin për të filluar zjarre, por Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve kanë rekomanduar që dezinfektuesit e duarve të lejoheshin si pasojë e koronavirus-it.