Humbën ndihma ekonomike, reagon Xhelal Mziu: Gënjeshtari që e mbylli politikisht zyrën e punës, duke i diskriminuar qytetarët në Kamëz

342
Sigal

Ish-kryebashkiaku i Kamëz, Xhelal Mziu me anë të një postimi në rrjetin e tij social “Facebook” ka denoncuar mbylljen në mënyrë plotike të zyrës së punës në qytetin e Kamzës.

Mziu shprehet se, Rilindja në shtator të 2013 hoqi zyrat nga Bashkia Kamëz duke i kaluar nëpër zyra elektorale nëpër Kamëz duke krijuar kosto shtesë për qytetarët.

Ja postimi i plotë i Mziut:

Një gënjeshtar ordiner rikthen atë që i hoqi (vjedhi), qytetarëve të Kamzës që nga 2013 Zyrën e Punës duke përdorur Qeverinë e Rilindjes për ti diskriminuar politikisht qytetarët e Kamzës!!!
Që në zgjedhjet pluraliste të 1992 Zyrat e Punës së qytetit të Kamzës kanë qenë të akomoduara pranë zyrave të Bashkisë Kamëz si në gjithë Shqipërinë.
Në vitin 2009 me ngritjen e One Stoop Shop në Bashkinë Kamëz me 35 sportele të ndryshme, midis shumë shërbimeve të tjera vendore e qendrore ishin dhe Zyrat e Punës, duke u bërë projekti më i mirë i shërbimit qytetarë për gjithë shqiprinë, ku të gjithë Bashkitë e vendit e përdorën si projekt pilot në të gjithë vendin në bashkpunim me USAD in, BE, SHBSH, etj.
Rilindja në shtator të 2013 hoqi zyrat nga Bashkia Kamëz duke i kaluar nëpër zyra elektorale nëpër Kamëz duke krijuar kosto shtesë për qytetarët.
Në vitin 2015 deri në 2020, pavarësisht ligjit Zyrat e Punës u transferuan në Bashkinë e Tiranës, një SKANDAL ky, si në asnjë Bashki tjetër të vendit.
Transferimi i zyrave jashtë Bashkisë Kamëz bëri që:
Nga 8.500 familje që merrnin ndihmë ekonomike të reduktoheshin në 1.000 familje, pra 7.500 familje më pak të hequra padrejtësisht dhe politikisht nga skema.
Çdo familje që trajtohej me ndihmë ekonomike e humbi atë sepse ishin larg, jashtë Bashkisë, kishte kosto shtesë (një familje me 3 apo 5 familjar mbi 18 vjeç duhet të shkonin me 4 urban të ndryshëm vajtje ardhje pra i duheshin 3200 lekë për çdo petson vetëm transporti publik).
Të gjithë invalidët shpenzonin jo 3.200 lekë transport urban, por taksi me 3 apo 5 fish më shumë.
Sot në Bashkinë Kamëz, për shkak të largësisë së zyrave kanë humbur NE (ndihma ekonomike) dhe FPA (fondin e paaftësisë) me qindra e mijëra familje.
Rilindja 6% duhet të rikthej urgjent të gjitha familjet e hequra padrejtësisht nga skema e ndihmës ekonomike dhe paaftësia, që nuk janë pak por mbi 10 mijë familje të diskriminuara politikisht.

#PippimiPapaPamPapapam një gënjeshtar ordiner rikthen atë që i hoqi (vjedhi), qytetarëve të Kamzës që nga 2013 Zyrën e…

Gepostet von Xhelal Mziu am Montag, 29. Juni 2020