Festa Kombëtare e Kinës, Xi Jinping prezanton librin “Qeverisja e Kinës”

526
Në festën Kombëtare të Kinës organizuar mbrëmjen e djeshme është prezantuar edhe libri në versionin shqip i Xi Jinping “Qeverisja e Kinës”. Zhang Fuhai, është njëkohësisht dhe Presidenti i Grupit Ndërkombëtar të Botuesve të Kinës. Gjatë fjalës së tij ai u shpreh i kënaqur, ndërsa shtoi se libri, i cili për herë të parë vjen në versionin shqip është i ndarë në 18 kapituj, përfshirë 79 fjalime, biseda, intervista, udhëzime dhe korrespondenca nga muaji Nëntor 2012 në muajin qershor 2014. Libri “Qeverisja e Kinës” është botuar në 23 gjuhë të botës, ndërsa janë shitur 6.45 milionë kopje. Libri paraqet një përmbajtje të pasur, tematika të fushave të gjera janë ndërthurur rreth një teme kryesore që është “Populli në vend të parë”. Fuhai më tej u shpreh se  se “Aspirata e popullit për një jetë më të mirë është objektivi ynë”. 


Sigal