Fermerët në Rragam terrorizohen nga taksidarët, shteti nuk u jep zgjidhje

519
Zyrtarisht, edhe sipas INSTAT, të ardhurat e buxhetit të shtetit në muajt korrik dhe gusht kanë një humbje të konsiderueshme, deri në 160 milionë euro. Sipas të dhënave që japin, në rrugë jozyrtare, specialistët ekonomistë pohojnë se edhe në muajin gusht, humbjet e të ardhurave të buxhetit të shtetit janë më të mëdha se muajt paraardhës. Shkaqet e vërteta të dështimit të të ardhurave të buxhetit të shtetit janë korrupsioni në tatime dhe dogana, si edhe paaftësia e nëpunësve, si edhe politikat fiskale. Ndërsa qeveria, duke nënvlerësuar këto shkaqe, deri tani shkakun e ka evidentuar te informaliteti i ekonomisë, ndaj në shtator ka shpallur aksionin qeveritar kundër informalitetit, duke përgatitur edhe një projektligj për të penalizuar këdo që nuk zbaton ligjin. 

Tatimet kundër kultivuesve të doganave

Një nga humbjet më të mëdha të të ardhurave të shtetit, është se në dogana është zhdoganuar 800 ton cigare më pak, në krahasim me të njëjtan periudhë të vitit të kaluar. Sado që të justifikohet rënia e konsumit, prapëseprapë, kjo sasi e madhe e cigareve që nuk janë zhdoganuar, mund të shpjegohet vetëm me …korrupsionin që ndodh në dogana. Mirëpo tatimet, kanë filluar të sulmojnë e të penalizojnë kultivuesit e duhanit, si edhe shitësit ambulantë, që shesin sasi të vogla duhani në treg, pa akcizë. Tatimorët e drejtorisë Tatimoretë Shkodër, tashmë nuk lejojnë më shitjen e duhanit, duke nxjerrë shkak se ky produkt shitet pa akcizë. Si pasojë, fermerët e Shkodrës, të cilët prodhojnë duhan, po rënohen ekonomikisht. Askush nga shteti nuk ka lajmëruar fermerët, që të mos kultivojnë dunanin, askush përgjegjës nuk u jep zgjidhje fermerëve që çfarë do bëjnë me prodhimin e tyre. Thjesht, tatimorët në Shkodër, sulmojnë fermerët, duke i penalizuar prodhimin e tyre. 

Shteti mungon, braktis fermerët

Në shumë shtete edhe të BE, prodhimi i duhanit subvencionohet nga shteti, pasi, kultivimi i duhanit është i vështirë, kërkon njohje dhe eksperiencë, por edhe se prodhimi i duhanit sjell edhe të ardhura qoftë për fermerët, por edhe për shtetin. Ndërsa me kultivuesit e duhanit në Shkodër, ndodh e kundërta. Shteti nuk interesohet, i ka braktisur në subvencione, në investime për të ngritur industrinë përpunuese të duhanit. Por, edhe fermerëve nuk u ka dhënë asnjë zgjidhje tjetër, kun ë këto zona, fermerët e kanë të vështirë që të kultivojnë ndonjë bimë tjetër, që të sigurojnë të ardhura për familjen e tyre. Dhe, tani, kur fermerët kanë një vit të tërë që kanë investuar për duhanin, taksidarët e shtetit përdorin ligjin e akcizës, si kamzhik ndaj fermerëve. Sot e gjitha toka në Rragam gjelbëron nga duhani. Kurse vargje të thara me gjethet e bimës qëndrojnë nëpër gardhet e oborreve. Me nisjen e aksionit të tatimoreve për mallin e akcizës, ekonomia e këtyre fermerëve në Rragam të Shkodrës po rrënohet. Fermeri Tonin Jaku ndjehet si i prerë në besë. Ai dhe bashkafshatarët e tij në Rragam kanë punuar shumë që të arrijnë në fazën kur duhani jep frutet e tij. Zgjidhjet në këtë situatë janë thuajse zero. Atyre iu duhet ose të largohen, ose të vuajnë urie. Pa përmendur faturat që duhet të paguajnë. 

Prodhimi i sekuestruar, prishet në diell

Aksioni i Drejtorisë së Doganave dhe i Croën Agents ndaj tregtimit të duhanit vazhdon në Shkodër. Vetëm herën e fundit u sekuestruan 1.7 ton duhan. Mirëpo drejtoria e Doganave në Shkodër nuk ka magazina, ku të depozitojë prodhimin e duhanit të sekuestruar, por e hedh ku të mundë, edhe të ekspozuar në diell, thua se prodhimi i gatshëm i duhanit, që u sekuestron shitësve të vegjël, është lëndë narkotike, dhe duhet asgjësuar?! Drejtoria e Doganave, pavarësisht se u sekuestron prodhimin e duhanit fermerëve, apo shitësve të vegjël, me pretekstin se duhani shitet pa akcizë, duhet t’u japë mundësinë fermerëve, që ata të paguajnë detyrimin financiar, por jo taksidarët të sekuestrojnë prodhimin e duhanit, e ta lënë që të prishet, ngaqë nuk drejtoria Tatimore nuk ka mjedise të ruajë prodhimin. 

Arben Malaj: Ndaleni këtë fushatë gjobash e sekuestrimesh 

Shqiptarët meritojnë qeverisje të mençur (smart) dhe jo qeverisje të ashpër (hard). E di shumë mirë sa e vështirë është qeverisja e vendit time dhe nuk dua t’ju shtoj asnjë vështirësi kolegëve në qeverisje. Por heshtja e disa kolegëve nga qarqet universitare dhe OJQ, heshtja jonë e të vetë-quajtërve ekspertë, është jo vetëm e pa justifikueshme, por edhe me pasoja për zhvillimet e ardhshme buxhetore dhe ekonomike të vendit tonë. Asnjë studim ndërkombëtarë dhe asnjë eksperiencë konkret në ndonjë vend të botës së vendeve në zhvillim, nuk vë në qëndër të formalizmit të ekonomisë penalizimin. Nuk bëhet shtet modern me mentalitete dhe metoda jo moderne të hartimit dhe implementimit të politikave të zhvillimit, të politikave ekonomike e fiskale, deri tek politikat e taksave dhe administrimit tatimore. U jepni fleksibilitet mirënjohjes edhe biznesve familjare dhe të vogla informale, sepse kanë zbutur jo pak papunësinë dhe varfërinë e mijrave familjeve. I asistoni të formalizohen, por mos i mbyllni, mos i penalizoni, mos vrisni, sepse pas tyre janë mijra familje, që mbijetojnë në varferi. Luftoni me prioritet dhe forcë kontrabandën dhe krimin ekonomik, ata jo vetëm që gërryejnë buxhetit e shtetit, por paratë e tyre kriminale i kanë përdorur dhe vazhdojnë t’i përdorin për të kriminalizuar ekonominë dhe politikën. Pa dekriminalizmin defakto të politikës, as projektet e Vienës nuk do të fillojnë. Në zemër të një qeverisje të mirë parakushti (edhe sipas slidit ) është kredibiliteti i qeverisë. Ky kredibilitet fitohet kur luftohen kontrabandanduesit, jo kur gjobiten me aksion të vegjëlit dhe të varfërit e një vendi.
Sigal