Gëzim Boçari: Korrupsioni pushtetar për pronën ndryshon ngjyrë

558
Kryeministri Rama, drejtoresha e AKKP, Sonila Qato dhe Prokurori i Përgjithshëm, nënshkruar marrëveshjen ndërinstitucionale, për bashkëpunimin dhe mbrojtjen e pronës. Ndërkohë, që qeveria ka përgatitur edhe projektligjin e ri “Për kompesimin dhe kthimin e pronave”, duke dashur që të plotësojë një nga 5 kushtet e BE, e cila është zgjidhja e problemit të pronave, përhapjen e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në BE. Kryeministri Rama paralajmëroi edhe krijimin e një Taks-Force për pronat. Kryeministri Rama premtoi se të gjithë fallsifikatorët e tjetërsimit të pronave do të çohen para gjyqit, qofshin edhe vetë gjyqtarët. Kryeministri Rama: Qeveria shqiptare ka nisur vënien nën kontroll të të gjithë situatës së tërësisht kaotike dhe korruptive në AKKP; nga ana tjetër, përmes angazhimit të drejtpërdrejtë të Avokaturës së Përgjithshme të Shtetit për këtë proces dhe së fundmi, jo për nga rëndësia, përmes krijimit të një Taks-force. Dhënia fund e të gjithë kësaj historie skandaloze, tejzgjatjeje dhe zvarritjeje, përmes proceduarve ligjore dhe transparente ka si parakusht të vetin goditjen, goditjen, goditjen e produkteve të veprës kriminale të tjetërsimit të pronës përmes falsifikimit. Gjykatës, të cilët fshihen pas vendimesh kolegjiale, që kanë marrë dhe formë të prerë në disa shkallë dhe që në këto kushte, aktualisht janë të pandëshkueshëm. Shteti nuk mundet të mbyllë sytë përpara një fenomeni kanceroz, që në vite ka prekur dhe ka cenuar në qelizë, të gjithë organizmin e sigurisë juridike të pronës, duke praktikisht u kthyer në një gangrenë që pengon zhvillimin e mëtejshëm të vendit dhe që ju bie ndesh interesave pasurore të qytetarëve dhe të pronarëve të vërtetë.

Gëzim Boçari: Nuk respektohet e drejta e pronësisë sipas Kushtetutës

Në këtë marrëveshje bashkëpunimi ndërinstitucional, mungonin protagonistët dhe aktorët kryesorë, ish pronarët dhe përfaqësuesit e tyre, thua, se çështja e zgjidhjes së pronave u takon vetëm institucioneve shtetërore dhe se çdo zgjidhje e tyre, duhet të jetë e detyrueshme për këdo. Një nga përfaqësuesit e ish pronarëve, Gëzim Boçari shprehet për gazetën “Telegraf” se ata nuk kanë marrë asnjë ftesë nga qeveria që të jenë të pranishëm. Shoqatat e pronarëve dhe të pronave , siç pohon Gëzim Boçari për “Telegraf”, i kanë dërguar qeverisë, një projektligj, I cili zgjidh problemin e kthimit dhe kompesimit të pronave, pa kosto financiare dhe që është në përputhje me Kushtetutën. Mirëpo, siç pohon zoti Boçari, qeveria nuk e përfill këtë projektligj të shoqatës së pronarëve, sepse, siç sipas zotit Gëzim Boçari, “ Nëse kryeministri nuk shkëputet nga rruga e gabuar ku e futi z. Sali Berisha, problemin e pronës që praktikisht është platforma e Katovicës dhe, nëse nuk respektohet e drejta e pronësisë konform nenit 41 dhe 181 të Kushtetutës, korrupsioni pushtetar do ndryshojë ngjyrë dhe formë, por nuk do të zhduket. Nëse ka vullet për ta zgjidhur këtë problem Qeveria dhe Kryeministri e ka të gatshme zgjidhjen me projektligjin që ka paraqitur shoqata e pronarëve. Ai projektligj zgjidh problemin e kthimit të kompensimit të legalizimeve dhe gabimet e periudhës postkomuniste të të dy forcave politike me pronat. Projektligji i shoqatës nuk ka kosto financiare dhe përputhet me Kushtetutën. Qëndrimi ndaj këtij projekligji do tregojë dhe ndërgjigjen kombëtare të drejtuesve të politikës. Nëse prona nuk kthehet fizikisht tek shqiptarët, politkanët do mbeten mëkatarë.

Qato: Asgjësim të çdo dokumenti të falsifikuar

Drejtoresha e Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronës, Sonila Qato, solli në vëmendje konstatimet e përditshme të rasteve të tjetërsimit të pasurisë së paluajtshme me anë të falsifikimit të dokumenteve. “Stafi i AKKP-së konstaton raste të vazhdueshme të tjetërsimit të pasurisë së paluajtshme me anë të falsifikimit të dokumenteve, duke synuar përfitimin në mënyrë të padrejtë. Shumë prej rasteve të konstatuara mbartin dhe elementë të veprave penale. Një pjesë e tyre, edhe pse proceduralisht janë parashtruar për shkak të realizimit të tyre kohë më parë, vazhdojnë të sjellin anomali. Ky problem shfaqet duk- shëm dhe në çështjen e regjistrimit të tyre dhe transaksionit të fituar në mënyrë të paligjshme”, tha ajo, ndërsa garantoi vendosmërinë për të zbardhur çdo padrejtësi. “Jemi të vendosur të çojmë deri në fund zbardhjen e padrejtësive me pronën. Abuzivizmit me çështjen e kthimit dhe kompensimit të pronave i ka ardhur fundi”, tha Qato. Ajo garantoi se do të asgjësohet çdo dokument i falsifikuar. “Ky është një hap shumë i rëndësishëm, i cili siguron asgjësimin dhe nxjerrjen nga qarkullimi të çdo dokumenti të falsifikuar i cili apo nëpërmjet të cilit është fituar prona në mënyrë të paligjshme”, deklaroi drejtoresha e AKKP-së.

Detyrime të Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave

a) Të bëjë kallëzim penal në prokurori kur merr dijeni për kryerjen e veprave penale objekt i kësaj Marrëveshjeje, duke vënë në dispozicion të prokurorit elementet thelbësore të faktit, burimet e provës dhe çdo gjë tjetër që vlen për hetimin e plotë të çështjes e për identifikimin e autorit;
b) Të sigurojë mbrojtjen dhe fshehtësinë e informacionit, provave, akteve dhe/ose të dhënave të tjera, deri në përfundim të hetimeve paraprake.
Detyrime të Avokaturës së Përgjithshme të Shtetit
a) Të bëjë kallëzim penal në prokurori kur merr dijeni për kryerjen e veprave penale objekt i kësaj Marrëveshjeje, duke vënë në dispozicion të prokurorit elementet thelbësore të faktit, burimet e provës dhe çdo gjë tjetër që vlen për hetimin e plotë të çështjes e për identifikimin e autorit;
b) Të ngrejë padi civile në procesin penal kur konstatohet se preken interesat pasurore të shtetit nga veprimtaria objekt i kësaj Marrëveshjeje;
c) Me njoftimin e vendimit përfundimtar të prokurorit, të ushtrojë të drejtën e padisë në gjykatë, për mbrojtjen e interesave shtetërore;
ç) Të sigurojë mbrojtjen dhe fshehtësinë e informacionit, provave, akteve dhe/ose të dhënave të tjera, deri në përfundim të hetimeve paraprake.
Sigal