Fermerët 2 vite pa fondet e IPARD, KE “zbarkon” në Shqipëri

16
Sigal

Delegacioni i Komisionit Evropian dhe strukturat e IPARD, janë rikthyer në Shqipëri për të analizuar raportet e monitorimit të fondeve që BE…Aktualisht pranë AZHBR-së është ngritur një sistem që parandalon parregullsitë pasi bën një verifikim në kohë reale të aplikimeve të bëra. Ministria e Bujqësisë pret. Nësë refuzohen dhe për 2026, a do mbajë përgjegjësi ish ministrja Frida Krifca

Delegacioni i Komisionit Evropian dhe strukturat e IPARD, janë rikthyer në Shqipëri për të analizuar raportet e monitorimit të fondeve që BE, jep për sektorin e bujqësisë në vend. Që prej korrikut të vitit 2023 Komisioni Evropian e ka ndërprerë mbështetjen që i jep Shqipërisë përmes programit IPARD, për shkak të parregullsive dhe abuzimeve të konstatuara në IPARD II. Delegacioni i BE është njohur me raportin përfundimtar të IPARD II si dhe me raportin vjetor për vitin 2024. Po kështu institucionet shqiptare i kanë njohur me masat e marra për menaxhimin dhe për monitorimin e fondeve të IPARD. Ministria e Bujqësisë njofton se është zhvilluar Takimi i II-të i Komitetit të Monitorimit për Programin IPARD III 2021–2027, dhe se diskutime ka pasur edhe për masat e reja të IPARD III, por pa specifikuar se kur do të rihapen fondet e BE-së për fermerët shqiptarë. Diskutime gjatë këtij komiteti ka pasur edhe për sistemet e monitorimit të fondeve që BE jep për bujqësinë. Aktualisht pranë AZHBR-së është ngritur një sistem që parandalon parregullsitë pasi bën një verifikim në kohë reale të aplikimeve të bëra. Ministria e Bujqësisë pret çdo bëhet me fondet për 2026. Ndërkohë është mbyllur lëvrimi i fondeve për fermerët përfitues nga IPARD II që i takon periudhës 2014-2022 me 94 milionë euro në total. Komisioni Evropian pezulloi fondet për Shqipërinë pasi OLAF (Zyra Europiane Kundër Mashtrimit), gjeti keqpërdorime serioze me fondet e programit te mëparshëm IPARD II, pas hetimeve që ata bën pas denoncimeve të qytetarëve të ndryshëm për korrupsion, favorizime e ndërhyrje politike. Aplikuesve u kërkohej që një pjesë e madhe e grantit si pagesë për një kompani konsulence lokale, nuk kishte konkurrencë për kontratat dhe çmimet ishin të fryra e në shkelje të rregullave kontraktuale. Këto ishin disa nga parregullsitë që gjeti OLAF në hetimet që bëri në Shqipëri.