FBI-ja shqiptare/“Procesi u manipulua”, 7 oficerë të skualifikuar kallëzojnë penalisht Komisionin e Vlerësimit

279
Sigal

Skualifikohen nga gara për në Byronë Kombëtare të Hetimit e njohur ndryshe si “FBI-ja shqiptare”, shtatë oficerë hakmerren duke kallëzuar penalisht Komisionin e Vlerësimit që përzgjedh hetuesit e byrosë.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : Dritan Prençi, Enkelejda Millonai, Vladimir Mara, kryeprokurori i SPAK-ut, Arben Kraja, si dhe drejtoresha e BKH-së, Aida Hajnaj kallëzohen për shpërdorim detyre, manipulim dhe falsifikim dokumentesh.

Në dosjen e dorëzuar pranë Komisionit të Vlerësimit, thuhet se të skualifikuarit kanë konstatuar manipulim të procesit në të gjitha hallkat e vlerësimit.

“Nuk kemi gjetur asnjë sqarim nga drejtuesit e procesit. E shkarkojnë përgjegjësinë te monitoruesit ndërkombëtarë. Kërkojmë vënien para përgjegjësisë të këtyre personave sa më shpejt”, shprehen ata.