Fatos Nano, nga batakçiu “Robert Çamçakezi”, tek këpuclëpirsi i Ramës

253
Sigal

Socialistët e ndershëm nuk besojnë në vërtetësinë  apo përgjegjshmërinë e Fatos Nanos për deklaratat për qeverisje të mirë të Ramës. Thëniet e tanishme të Nanos kanë motiv me ëndrrën dhe interesat e  tij personale. Që të përfaqësosh trashëgiminë, ADN e PS-së, cilido socialist duhet të largojë Edi Ramën në 25 prill

Gazeta TELEGRAF

Socialistët e ndershëm nuk besojnë  në vërtetësinë apo përgjegjeshmërinë e Fatos Nanos për deklaratat që bëri pardje për një qeverisje të mirë të Edi Ramës të Edi Ramës. Thëniet e tanishme të Nanos  kanë  motiv me ëndrrën e tij personale

Sa herë, që kryeministri Rama është në hall politik, i braktisur nga socialistët, “thërret” për ndihmë nga azili ekonomik ish liderin e socialistëve Fatos Nanon. Si rrallëherë, parmbrëmë në një intervistë televizive, Fatos Nano u mundua t’u mbushë mendjen socialistëve, se Edi Rama, ai, që Fatos Nano e ka cilësuar me sarkazmën e tij të thellë “thonj papreri” apo “shitësi i ikonave në Paris”, tani, pas 8 vjetëve qeverisjeje, pas dhjetëra skandaleve për korrupsion, pas publikimit edhe përgjimeve të Antimafies Italiane, tani është bërë “më tolerant, më demokrati i PS-së edhe nga vetë Fatos Nanua, saqë ka deleguar pushtetin tek të tjerët me mënyrën bashkëkohore të dixhitalizimit. Ish deputeti socialist Agostin Marku, në intervistën për gazetën “Telegraf” shpreh pikëllimin e tij, pse Fatos Nano, sot është katandisur një servil i pushtetit të Ramës, duke u munduar me hipokrizi e gënjeshtra t’u mbushë mendjen socialistëve të braktisur nga Rilindja e Ramës, të poshtëruar, të varfëruar nga qeverisja e kryeministrit Rama, që në 25 prill të votojnë sërish Ramën. Zoti Marku argumenton se Fatos Nano tashmë është i pabesueshëm për socialistët, port ë gjitha këto deklarata i bën që të përfitojnë ndonjë lëmoshë nga Kryeministri Rama.  Zoti Marko shprehet se përveç Fatos Nanos, që është bërë një servil i kryeministrit Rama, “Më vjen keq që disa socialistë me kontribute në modernizimin e PS-së, janë bërë vegël e Ramës, duke shfrytëzuar imazhin e tyre në shërbim të Edi Ramës për të shkërmoqur PS-në, duke denigruar e degdisur socialistët e ndershëm”.

– Zoti Marku, dje, ish kryetari i Partisë Socialiste Fatos Nano në një intervistë pohoi se është penduar, që si kryeministër përqëndroi shumë pushtet, ndërkohë që Edi Rama si kryeministër e ka deleguar pushtetin. A ka vërtetësi kjo, që kryeministri Rama nuk ka përqëndruar pushtet në duart e tij, sikurse Nano kryeministër?

– Ish kryetari i Partisë Socialiste Fatos Nano përkundrazi në vetvete është i penduar shumë që nuk përqendroi pushtet në duart e veta në kohën e qeverisjes tij. Ai nuk e bëri këtë, sepse kishte frikë nga strukturat e PS-së që ai drejtonte, pasi ishte e vetmja force poilitike që vendimarrjet kalonin me patjetër ne struktura. Gjithashtu, gjithnjë mendonte paragjykimin e faktorit ndërkombëtarë, sepse vinte në qeversije nga një forcë politike, e cila u etiketonte si trashigimtarë e së kaluarës. Krahas kësaj, kishte droje, se nëqoftëse do të perdorte autoritarizmin, sikur kishte vepruar paraardhësi tij, do të largohej shpejt nga pushteti. Në atë periudhë bëri mirë me atë sjellje, sepse arriti të përshtasë shumë mirë PS në pushtet dhe kjo forcë politike qëverisëse në vitet 1997-2005 arriti të konsolidojë institucionet dhe të përafrojë shumë mentalitetin qeverisës me atë të BE. Sa i takon asaj që thotë, se kryeministri aktual nuk ka përqëndruar pushtet në duart e tij, në fakt kjo është thjesht një lojë e tij, sepse Nano është shquar vazhdimisht me ironinë e tij në karrierën politike dhe sidomos ndaj atyre që vazhdimisht i ka konsideruar si rival apo që e kanë frenuar në kohë të ndryshme në ëndrrën e tij presidenciale, ku njeri nga ato është edhe Kryeministri i sotëm. Ju thoni, a ka vërtetësi kjo, që kryeministri Rama nuk ka përqëndruar pushtet në duart e tij? Këtë e di kushdo tashmë në Shqipëri se kryeministri Rama, jo vetm ka pushtet absolute, por as në kohën e diktaturës nuk ka pas Shqipëria kaq centarlizëm në dirigjimin e pushtetit në një dorë vetme. Kështu që jo vetëm nuk ka vërtetësi, por është kthyer në një pëngesë të madhe të zhvillimit të vendit, përqëndrimi i pushtetit në dorën e një individi, siç është rasti i Kryeministrit aktual

– Sot, pas tetë viteve qeverisje nga Rilindja, si ndihen socialistët?

– Në shumë rastë përgjatë kësaj periudhe disa si në debate edhe televizive apo edhe në takime e biseda miqsh, kur flasin për rilindjen, e njehësojnë me socialistët. Në fakt rilindja nuk ka asgjë të përbashkët me socialistët. Madje, edhe shumë rilindas kanë deshirë që të futen nën ombrellën e etiketës socialiste, duke bërë përpjekje për të fshehur sa është e mundur faktin se socialistët e vërtetë janë të braktisur. Kjo behet për faktin që me siglën PS të vazhdojnë të genjejnë për aq sa munden dhe të marrin vota nga njerëzit, gjë, që në fakt nuk mund të funksionojë më tej. Nuk ka ndodhur ndonjëherë në këto 30 vitë demokraci si në qeverisjen tetë vjeçare të Rilindjes që socialistët pas një opozite të vështirë, të zhgenjehen edhe në pushtetin e forcës tyrë politike, të cilët realisht vetëm janë përbuzur dhe dhunuar nga qeverisja e kryeministrit Rama.

“Që të përfaqësosh trashëgiminë, ADN e Partisë Socialiste nuk ka rrugë tjetër për cilindo socialistë vetëm që të largojë Edi Ramën. Ky person i urren socialistët më shumë se kushdo tjetër politikan në politikën shqiptare”


– Cili është dallimi i Partisë Socialiste në kohën e Fatos Nano kryeministër dhe Rilindjes Socialiste me Edi Ramën kryeministër?

– Dallimi është si nata me ditën. Në kohën e Fatos Nano kryeministër, socialistët ishin të respektuar dhe të motivuar. Kishte frymë debati dhe funksiononte demokracia në përzgjedhjen e përfaqësuesve si në organet drejtuese të Partisë, ashtu dhe kudo në përfaqesim e zgjedhje. Për rrjedhojë edhe përgjegjshmëria ishte më e madhe dhe llogaridhënia për premtimet apo mos realizimet ishin në çdo kohë. Si rezultat nuk kishte të inkriminuar në organet përfaqësuese dhe ekzekutive dhe konkurenca ishte ajo që motivonte shumë syresh për angazhime e kontribute në këtë forcë politike. Në këto tetë vite të Rilindjes Socialiste me Edi Ramën kryeministër gjithçka është e përqendruar në dorën e njëshit dhe nuk ka as demokraci të brendshme dhe struktura të zgjedhura, por të emëruara sipas midesë së njëshit. E gjitha kjo ka sjellë një kosto të jashtëzakonshme jo vetëm për PS, por edhe për shoqërinë në tërësi.

– Sipas jush, pse sot Fatos Nano nuk shikon, nuk evidenton, nuk e shpreh atë zhgënjim të dukshëm të socialistëve të ndershëm ndaj Rilindjes Socialiste?

– Fatos Nano nuk shikon, nuk evidenton, nuk e shpreh atë zhgënjim të dukshëm të socialistëve të ndershëm ndaj Rilindjes Socialiste, sepse shkëputja nga politika e PS dhe realiteti shqiptar nga viti 2005 e në vazhdim ka bërë të veten. Ai nuk evidenton, nuk e shpreh atë zhgënjim të dukshëm të socialistëve të ndershëm ndaj Rilindjes Socialiste, edhe sepse zhgenjimi i madh që ka nga bashkëpunëtorët e afërt të tij në PS që e braktisën sa herë i kërkoi ndihmë në këto vite të pas 2005 për ëndrrën e tij presidenciale. Atë nuk e lidh gjë me ato dhe kjo është mënyra e vetme e hakmarrjes ndaj tyre. Nuk ka asnjë interes për socialistët dhe ku janë ato apo si po trajtohen ato. Vetëm kështu realizon atë që dëshiron, që zhgënjimi i socialistëve të shtohet pa venë vetë gjë në dukje dhe në një farë mënyre të shkëlqejë koha e udhëheqjes se tij. Gjithashtu shikon mjaft mirë që sot i vetmi person që ka gjithçka në dorë në këtë Parti është kryeministri aktual dhe nuk ka rrugë tjetër për të KÇK sa nuk është vonë, sepse edhe mosha bënë të sajën.

“Në fakt, rilindja nuk ka asgjë të përbashkët me socialistët. Madje, edhe shumë rilindas kanë deshirë që të futen nën ombrellën e etiketës socialiste, duke bërë përpjekje për të fshehur sa është e mundur faktin se socialistët e vërtetë janë të braktisur”


– Koha, a mund ta fshijë dot thënien e Fatos Nanos, që: Edi Ramën e mora nga Parisi me thonj të paprerë? Pas 8 viteve qeverisje, a i ka prerë thonjtë Edi Rama?

– Nuk ka kohë që fshin dot thënien e Fatos Nanos, që Edi Ramën e mora nga Parisi me thonj të paprerë, sepse është me zë dhe figurë. Ashtu siç nuk ka kohë që mund të fshijë thënien e Fatos Nanos për Berishën në vitin 2007 në krah të Berishës në prag të zgjedhjeve vendore se është improsionuar nga lidershipi që po tregon Berisha në qeverisje. Ashtu siç nuk ka kohë që mund të fshijë lozhet dhe daljen publike  të Fatos Nanos përkrah të ndjerit Sokol Olldashi për zgjedhjen si kryetar i Bashkisë Tiranë në vitin 2007, hapur kundër Kryetarit të  Opozitës së atëhershme Edi Rama.  Ashtu siç nuk ka kohë që mund të fshijë lozhet në pronocimin publik  të Fatos Nanos për Ilir Metën në vitin 2011 që e kam për nder të jem shofer i tij dhe foli me superlativa për të, lidershipin dhe vizionin e tij, vetëm se ishte afrimi i zgjedhjes Presidentit. Në të gjitha këto raste unë si socialist nuk kam qenë dakort dhe nuk kam besuar në vërtetësinë apo përgjegjeshmërinë e tij për këto deklerata. Ashtu siç nuk besoj dhe sot në vërtetësinë apo përgjegjeshmërinë e tij për dekleratat të një qeverisje të mirë të Edi Ramës. Të gjitha janë nisur nga një motiv i Fatos Nanos që ka të bëjë me ëndrrën e tij. Të gjitha këto deklerata dhe pavarësisht kohëve që janë shprehur kanë vetëm një emërues të përbashkët, që nga 2007 e deri tani në vitin 2021, që sa herë Fatos Nano ka dalë në krahë të tyre, këta drejtuesë kanë humbur zgjedhjet, ndaj edhe deklarata e fundit është një ogur i mirë. Kjo vërteton më së miri që Fatos Nano ka motivuar socialistët e vërtetë që të bëjnë të kundërtën e atyre që Ai thotë, pasi kanë pasur kohën e mjaftueshme për ta njohur seriozitetin e tij në të këtilla raste. Ne fund të fundit në deklaratën e tij Nano u tregua edhe i sinqertë kur tha: “burgu më ka lënë efekte kontradiktore”, që do të thotë se ka ndikuar dhe nuk duhen marrë seriozisht atë çfarë deklaron. Sa për atë që i ka prerë apo jo pas tetë viteve qeverisje, thonjtë Edi Rama dua të them se nëqoftëse duhet të besohet se i ka pas të pa prerë në atë kohë, kur thoshte Fatos Nano, atëhere sot duhet një uragan popullor që të t’ja presë në të vërtetë, se po luan rolin e shkabës në qeverisje.

– Shpeshherë thuhet që disa emra në qeverinë e kryeministrit Rama përfaqësojnë trashëgiminë, ADN e Partisë Socialiste, sikurse Majko, Fino, Ruçi, Braçe. A janë këta drejtuesë të Rilindjes vërtet përfaqësuesit e socialistëve në qeverinë e kryeministrit Rama?

– Jo në qeverinë, por në qeverisjen e kryeministrit Rama në fakt nuk ka asnjë përfaqësues në trashëgiminë, ADN e Partisë Socialiste, sepse dhe po deshi ndonjëri, nuk ka shans ta realizojë me mënyrën e qeversijes dhe të sjellurit të këtij njeriu. Që të përfaqësosh trashëgiminë, ADN e Partisë Socialiste nuk ka rrugë tjetër për cilindo socialistë vetëm që të largojë Edi Ramën. Ky person i urren socialistët më shumë se kushdo tjetër politikan në politikën shqiptare. Më vjen keq që disa socialistë me kontribute në modernizimin e PS-së, janë bërë vegël e tij, duke shfrytëzuar imazhin e tyre në shërbim të Edi Ramës për të shkërmoqur PS-në, duke denigruar e degdisur socialistët e ndershëm dhe kontribues në vite për modernizimin e PS.

“Në këto tetë vite të Rilindjes Socialiste me Edi Ramën kryeministër gjithçka është e përqendruar në dorën e njëshit dhe nuk ka as demokraci të brendshme dhe struktura të zgjedhura, por të emëruara sipas midesë së njëshit”


– Zoti Marku, a mendoni sot Fatos Nano përdoret politikisht nga Edi Rama për fushatën elektorale? Për interesa vetiake? Apo për të mirën e Partisë Socialiste?

– Fatos Nano ka qenë idhulli dhe lideri im i padiskutueshëm.  Njeriu më progresist në politikën e pas 90 dhe deri në vitin 2005. Kur e pashë dhe dëgjova në opinion, por që në fakt ka dhënë sinjale që në vitin 2007, të them të drejtën, jo vetm u zhgënjeva, por dhe e mishëroj e shpreh keqardhjen se sa poshtë ka rënë dhe se si ky progresist u kthye në një servil pushteti e materialist. Ai e deklaroi vetë se nuk duhet besuar dhe hodhi poshtë gjithçka tha me dy deklarata që bëri, Së pari, për metamorfoza e një lideri nga intelektual, në politikan, duke deklaruar se humbin vlerat e intelektualit, ku në fakt vetë Ai  po përfundon nga politikan në servil dhe është për të ardhur keq, pasi shqiptarët, kur janë kthyer nga jashtë, kanë sjellë kulturën europianë, ndërsa ky pas 16 vitesh azil, shfaqet i dashuruar me “thoin paprerë” dhe do t’i mbushë mendjen socialistëve të ndershëm se “thonj papreri” kërkon këshilla e ide nga ish kryeministri, “Robert Çamçakizi” i Edi Ramës. Së dyti, me deklaratën se “burgu më ka lënë efekte kontradiktore”. E gjitha kjo tregon se Fatos Nano po përdoret politikisht nga Edi Rama për fushatën elektorale dhe interesa vetiakë. Ju me pyesni po për të mirën e Partisë Socialiste? Unë them po. Sepse sa herë që Fatos Nano ka dalë në krah të një pushtetari nga viti 2007 e deri me sot, në fakt ai pushtetar ka humbur thellë zgjedhjet. Kështu që me këtë rast fiton anëtarësia e ndershme e PS-së, sepse duke humbur zgjedhjet, Rilindja do të kemi një çlirim të PS-së, e cila është e uzurpuar. Nuk ka se si të ndodhë ndryshe, pasi, jo vetëm socialistët e ndershëm, por çdo individ në Shqipëri sa do i pa angazhuar të jetë nuk mund t’i përgjigjet asnjë lloj thirrje nga do që të vijë që kërkon që shqiptarët të përkulen para korrupsionit të Rilindas. Në fakt, gjithë socilistët e ndershëm, megjithëse të braktisur dhe të përbuzur edhe nga lideri tyre historic, edhe pse në këtë formë duhet t’i thonë faleminderit, që i binde të gjithë shqiptarët edhe ata që mund të ishin të lëkundur, për të votuar opozitën me 25 prill dhe që të zënë radhen që heret në mengjez për të realizur ketë detyrim ndaj të ardhmes së Shqipërisë Europiane.