Fatjon Veizaj: Vogëlushen e vrau shteti bandit

254
Sigal

Fatjon Veizaj
Deputet i PD, Vlorë

E si mund të mos indinjohesh kur sheh reagimin arrogant të Kryeministrit pas asaj tragjedie në Himarë “se ky qenka sezoni më i organizuar , më i rregullt dhe më i sigurt???” Po si ka mundësi që për dy ngjarje të tjera, që i paraprinë në Jalë dhe në Radhimë nuk u muar asnjë masë? Ku ishte kryeministri dhe organet përkatëse? Ku ishte ministri i rendit? Kjo lloj arrogance përcillet natyrisht edhe te nëpunësit e shtetit. Dhe ndiqen nga vartësit deri te detyrat më të thjeshta. Ky officer policie ka këto “dekorata : Officer i Policisë së Shtetit akuazuar për shpërdorim detyre dhe kultivim bimësh narkotike; Shef i Policimit në Komunitet, ai që do të duhej të jepte edhe jetën për të mbrojtur jetën e asaj fëmijë të pafajshëm. Përkundrazi, edhe pasi u ka shkatërruar jetën prindërve të vajzës ka kurajon idiote të sillet ndaj tyre si gangster. Mjafton të shohësh mjetin vrasës me të dy motorrat e tij, është një mjet kontrabande me një fuqi motorrike pesë deri në tetë herë më të madhe se skafi. Çfarë mizorie ndaj një krijese të pafajshme, që humb jetën nga një bandit  dhe Kryeminstri i papërgjegjshëm gjen kohë të na rrëfej për sukseset e tij.

Gjithë kjo është një maskaradë, është një shprehje e qartë e arrogancës dhe e kapjes së shtetit ashtu si masa e marrë: e shkarkimit të mënjëhershëm në bllok i të gjithë sektorit të Policisë Kufitare pa bërë paraprakisht një analizë kush ka përgjegjësi dhe kush jo, por bën shou duke djegur të njomin me të thatin, Mos vallë duhej kjo tragjedi  që të kujtoheshin prapë për makabritetin e kësaj bande në Pushtet? Njerëzit, shoqatat dhe politika duhet të reagojë. Më zi se kaq nuk ka ku të shkojë.