Në tre-mujorin e parë 2024 numri i të punësuarve në sektorin shtetëror arriti në 185,387 persona një rekord ky që nga viti 2018.
Edhe pse numri i popullsisë gjate kësaj periudhe u pakësua me mbi 500 mijë persona dhe shumë shërbime publike janë tashmë online, administrata publik po fryhet vit pas viti dhe sidomos në prag të zgjedhjeve.
Të dhënat zyrtare të INSTAT tregojnë se punësimi në sektorin publik u rrit me 2% në janar-mars 2025 krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Të dhënat nga grafiku tregojnë e në tremujorët e zgjedhjeve punësimi në shtet pëson rritje te ndjeshme.Nga 172, 9 mijë të punësuar në sektorin shtetëror që ishin në tremujorin e parë 2019 ato arritën në 185,4 mijë në tremujorin e parë 2025 ose +7,3 % më shumë.Historikisht në Shqipëri, rritja e vendeve të punës në administratë është konsideruar si një mjet për të konsoliduar mbështetjen politike, sidomos në prag zgjedhjesh.