Eurodeputeti ngre akuza/ Pas shfaqjes së Alex Soros në takime me flamurin e BE. Anëtarët të KE konsultohen rregullisht me Soros

33
Sigal

Partia në pushtet në Hungari, Fidesz,- thotë se do të kërkojë llogari zyrtarisht nga Komisioni Europian në lidhje me bisedimet, që po kryen i biri i George Soros, Alex Soros për anëtarësimin e Ukrainës në BE. Ky reagim vjen për shkak se Alex Soros u shfaq në takimet politike në Ukrainë, në krah të flamurit të Bashkimit Europian. Eurodeputeti Balazs Hidveghi tha se pamjet tregojnë se gjatë takimit me kryeministrin ukrainas, Soros qëndronte përpara një flamuri të BE. Kurse kryeministri ukrainas, natyrisht kishte përpara flamurin e Ukrainës. “Nga kjo gjë, të krijohej ideja se Soros po zhvillonte bisedime në emër të Bashkimit Europian,”- tha eurodeputeti. “Nuk është gjëja e duhur që një biznesmen amerikan, i pazgjedhur nga askush, të zhvillojë bisedime me qeverinë ukrainase në lidhje me anëtarësimin e vendit në BE,” tha ai. Më tej eurodeputeti akuzon edhe Komisionin Europian, duke thënë se anëtarët e tij zhvillojnë konsultime të rregullta me rrjetin e Sorosit. Vetëm para pak ditësh u publikua një studim, që sugjeron se Alex Soros, i cili ka marrë përsipër perandorinë e babait, është më radikal i ekstremit të majtë se ai.