Eurodeputeti Lega thirrje Shqipërisë nga PE: Të mos kujtojnë se do na e hedhin

288
Sigal

Eurodeputeti dhe raporteri për Shqipërinë në PE, David Lega, tha në Parlamentin Europian se vendi ynë ka bërë progres për integrim, por nuk i ka kursyer kritikat. Në fjalën e tij, ai u shpreh se Shqipëria duhet që të bëjë më shumë punë, për të luftuar krimin e organizuar dhe korrupsionin.  Eurodeputeti dhe raporteri për Shqipërinë në PE, David Lega:  “Pavarësisht progresit, disa nga 15 kushtet për hapjen e konferencës së parë ndërqeveritare nuk janë përmbushur. Më lejoni të jem shumë i qartë. Të mos kujtojnë se do na e hedhin. Ne do të monitorojmë funksionimin dhe zbatimin e reformave që ne kërkojmë. Për shembull, SPAK është shumë premtuese, por ne duhet të shohim gjithashtu rezultate”. Eurodeputeti, Mical Simecka ka vënë theksin në funksionimin e Gjykatës Kushtetuese edhe të Lartë, kusht për hapjen e negociatave.  Mick Wallace:  “Është e tmerrshme që kushtet janë ende kaq të varfëra për ta, sa duhet të lënë vendin për të siguruar jetesën gjetkë,” shtoi ai.

Thomas Waitz : Në Shqipëri, Rama, jopopullor dhe gjithnjë e më shumë autoritarist

Thomas Ëaitz, një eurodeputet nga grupi i të gjelbërve, kritikoi qeverinë për programet për incineratorët,  duke rikujtuar se vendi ka nevojë për riciklim të mbetjeve dhe jo për djegie apo groposje. Ëaitz theksoi gjithashtu, se Shqipëria do të duhet të rivendosë kushtet ligjore të kufizimit të pronësisë së medias kombëtare, siç është standardi europian. Shqipëria kishte një kufizim të tillë deri në vitin 2015, ku asnjë individ nuk lejohej të kishte nën pronësi më shumë se 40% të një televizioni kombëtar, por Gjykata Kushtetuese e shpalli kufizimin “disproporcional për synimin”. Sipas Waitz, kjo sjell një “përqendrim shumë të rrezikshëm në pronësinë e medias”. “Kushdo që ka qenë në Shqipëri dhe ka parë atë vend të mrekullueshëm, ka gjasa ka parë edhe shkatërrimin e bërë nga mbeturinat e hedhura gjithkund,” tha Waitz.

Reporteri për Shqipërinë në PE, David Lega: Disa nga 15 kushtet për hapjen e konferencës së parë ndërqeveritare nuk janë përmbushur. Të mos kujtojnë se do na e hedhin. Ne do të monitorojmë funksionimin dhe zbatimin e reformave

Mick Wallace: Të krijohen kushtet që shqiptarët të kthehen në shtëpi

Mick Wallace, eurodeputet i të majtës së bashkuar, ishte më kritiku ndaj qeverisë dhe gjithashtu më mbështetësi për hapjen e bisedimeve. “Mungesa e progresit [për integrimin], përgjatë gjithë këtyre viteve ndoshta ka dëmtuar shpresat dhe ndjesitë në rajon ndaj BE-së,” tha ai. “Në Shqipëri, Rama, jopopullor dhe gjithnjë e më shumë autoritarist, duket se nuk ka opozitë të organizuar,” komentoi Wallace duke përmendur ligjin kontrovers për mediat si argument. “Ka nevojë për të krijuar kushtet që shqiptarët të kthehen në shtëpi dhe ata që janë në shtëpi, të qëndrojnë në shtëpi,” shtoi Wallace, ndërsa nënvizoi se njeh shumë shqiptarë në Irlandë të cilët, sipas tij, janë punëtorë shumë të mirë. “Është e tmerrshme që kushtet janë ende kaq të varfra për ta, sa duhet të lënë vendin për të siguruar jetesën gjetkë,” shtoi ai.