Eurodeputetët kryqëzojnë Ramën: Harroje BE pa plotësuar 15 kushtet

298
Sigal

Zbardhet deklarata e Samitit të Zagrebit për zgjerimin e BE-së dhe kushtet për vendet e Ballkanit. Lufta kundër trafikut njerëzor, korrupsionit, krimit, zgjedhjeve të lira dhe pavarsisë së sistemit të drejtësisë. Martin Henze këshilltari i Merkel akuza ambasadorit Soreca: Ku ishte BE-ja, kur Rama manipuloi zgjedhjet?!

Eurodeputetët kryqëzojnë Ramën: Pa 15 kushtet harroje BE-në

Eurodeputet ngrenë me shqetësim në Parlamentin Europian 15 kushtet që duhet të përmbushë qeveria Rama. “A ja thatë Ramës në Zagreb?”. Komisioneri Varhely: Më premtuan se do sillen mirë…  “Si po punoni me 15 kushtet e Këshillit Europian për Shqipërinë” ishte pyetja që eurodeputetët Kinga Gál dhe Michal Gahler nga Grupi PPE drejtuan sot në drekë Komisionerit për Zgjerimin Oliver Varhely. Pyetja u bë gjatë një debati në Komisionin për Punët e Jashtëme (AFET) në Parlamentin Europian ku një pjesë e deputetëve ishin fizikisht në sallë dhe pjesa tjetër ishte në videokonferencë nga distanca. Eurodeputeti David Lega (PPE, Suedi) tha se ishte shumë i shqetësuar nga përkeqsimi i lirisë sé medias e të shprehjes në Shqipëri ndërkohë që kjo është kusht për çeljen e negociatave. Raportet e Reporterëve pa Kufinj, të Freedom House dhe të Këshillit të Europës po na japin një panoramë të keqe. Dua të di nëse ky problem dhe 15 kushtet specifike u diskutuan në samitin e Zagrebit ku i pranishëm permese videokonferences ishte edhe zoti Edi Rama.Komisioneri Varhely theksoi se ai do të bënte çmos që këto kushte të përmbusheshin. Lidhur me ligjet antishpifje z Varhely tha se qeveria e Tiranës i kishte premtuar se nuk do të vepronte kundër opinionit të Komsionit të Venecias. Gjithashtu Komisioni po ndiqte edhe reformën zgjedhore.

Pikat Kryesore të deklaratës së Samitit BE-Ballkan Perëndimor

Lufta kundër trafikut njerëzor, kultivimit të drogës, pastrimit të parasë, korrupsionit dhe krimit të organizuar janë thelbësore për integrimin

Prespektiva evropiane, mbështetja për luftën ndaj Covid-19, lufta kundër krimit të organizuar dhe trafikimti të qënieve njerëzore emigracioni, korrupsionit dhe forcimin e institucioneve, liria e shtypit ishin çështjet kryesore të diskutuara në Samitin e Zagrebit, BE-Ballkan Perëndimor, i cili u mbajt dje. Pas përfundimti të samitit, BE publikoi një deklaratën e përbashkët me 20 qendrime dhe opinone. Qendrimet kryesore janë:

  1. Duhet t’u jepet vëmendjen e veçantë parandalimit dhe luftimit të terrorizmit dhe ekstremizmit, përfshirë financimin, radikalizimin dhe kthimin e luftëtarëve të huaj terrorist
  2. BE dhe Ballkani Perëndimor janë të vetëdijshëm se rezultatet në lufëtn kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar janë thelbësore për transformimin politik dhe socio ekonomik si dhe për stabilitetin dhe sigurinë rajonale.
  3. Vendet e Ballkanit Perëndimro në bashkëpunim me BE do të vazhdojnë të marrin veprime të vendosura kundër trafikut njerëzor, kultivimit të drogës, pastrimit të parasë dhe kontrabandën e armëve.
  4. Do të fuqizohet më tej bashkëpunimi për tu përballur me sfidat e emigracionit, përfshirë luftimin e kalimit të paligjshëm të emigrantëve përmes FRONTEX, EASO dhe Europol.

5.Udhëheqësit evropian janë të gatshëm për të forcuar dialogun politik përfshirë takime të rregullta të nivelit të lartë mes BE-së dhe Ballaknit Perëndimor.

  1. BE rikonfirmon mbështetje e padyshimtë për prespektivën evropiane të vendeve për Ballkanin Perëndimor. Besueshmëria e këtij angazhimi varet në komunikimin e qartë dhe në zbatimin e reformave të nevojshme.
  2. BE do të mbështesë Ballkanin Perëndimor në përpjekjet për të luftuar koronavirusin dhe ndikimin e tij në shoqëri dhe në ekonomi.

8.BE i ka dhënë 3,3 miliardë euro ndihma, granted he kredi të buta për të përballuar koronavirusin.

  1. BE ka lënë të lirë tregtinë për pajisjet mbrojtëse dhe mallra të tjera bazë mjekësore, përfshi materialet për testimet.
  2. Udhëheqësit e Ballkanit duhet të sigurojnë respektimin vlerat themelore, parimeve demokratike dhe shtetin e së drejtës përfshie edhe gjatë kohës kur zbatohen masat e jashtëzakonshme.
  3. BE do të rrisë bashkëpunimin për të përballur dizinformimin dhe aktivitete e tjera hibride me origjinë nga aktorët të tretë shtetërore që kërkojnë të minojnë prespektivën evropiane të rajonit. Në këtë drejtim duhet bashkëpunim më i ngushtë për të ndërtuar rezistencën dhe sigurinë kibernetike.
  4. BE mbështet zotimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor për bashkëpunimin rajonal gjithëpërfshiës dhe fuqizimin e marëdhënieve të fqinjësisë së mirë, përfshirë edhe me vendet anëtare.

13.Mbas kalimit të masave emergjente për luftën kundër Covid-19 do të fillojë një fazë e re e bashkëpunimit të ngushtë për përballjen e ndikimeve të rëndësishme soçio-ekonomike të krizës. Komisioni Evropian duhet të hartojë një plan të plotë ekonomik dhe investimesh për rajonin për të fuqizuar ekonomitë dhe përmirësuar konkurueshmërinë e tyre, dhe përmirësuar lidhjet brenda rajonit dhe midis rajonit dhe BE-së.

  1. BE dhe Ballkani Perëndimor duhet të koordinojnë veprimet individuale dhe kolektive për tu përballur me sfidat e përbashkëta të sigurisë.