Erisa Xhixho: Të rinjtë e duan shumë këtë vend, por me ketë qeveri ëndrrat po iu zbehen. Ne e kemi zgjidhjen

153
Sigal

Erisa Xhixho ka qënë ditën e sotme në Shkozë, ku ka takuar banorë të ndryshme të kësaj zone.

Sipas Xhixhos mjafton vetëm të ecësh dhe kupton se me çfarë problemesh po ndeshen përditë qytetarët nga më të rinjtë tek më të moshuarit.

Të rinj që e duan shumë këtë vend, por nuk mund të realizojnë ëndrrat që po iu zbehen. Biznesi i vogël, i cili po lufton çdo ditë me sfidën e mbijetesës“, shkruan ndër të tjera Xhixho.

Statusi i plotë:

Mjafton vetëm të ecësh në Shkozë, njësia bashkiake nr. 1 për të kuptuar se me çfarë problemesh po ndeshen përditë qytetarët, nga më të rinjtë te më të moshuarit.

– të rinj që e duan shumë këtë vend, por nuk mund të realizojnë ëndrrat që po iu zbehen.

– biznesi i vogël, i cili po lufton çdo ditë me sfidën e mbijetesës

-bizneset e reja, të mbërthyer nga frika dhe pasiguria për të nesërmen

– mosha e tretë, që edhe pse kanë investuar një jetë të tërë, përballen me vështirësi ekonomike dhe padrejtësi sociale.

– gratë në biznes, të vetme, të harruara, pa asnjë mbështetje.

– të rinj që duan të ikin nga Shqipëria

Ne e kemi zgjidhjen, një program ambicioz dhe të zbatueshëm për rimëkëmbjen e ekonomisë, punësim, paga dinjitoze, arsim me standarde dhe lidhje me tregun e punës, mbështetje për gratë kryefamiljare dhe në biznes, drejtësi sociale për moshën e tretë.

Më 25 prill, bashkë për ndryshimin, për të rikthyer shpresën e për të bërë realitet ëndrrat këtu në Shqipërinë tonë.