Meta: Krimi në familje po shkatërron shoqërinë, duhet adresuar

585
Presidenti, Ilir Meta, paralajmëroi qëndrime më të qarta në ditët që vinë për të adresuar dhunën dhe krimin në familje, një fenomen që siç tha Meta po shkatërron shoqërinë tonë.

Meta: Kemi reaguar që dje, do të ketë qëndrime dhe më të qarta për këtë çështje dhe për të adresuar këtë fenomen kriminal që ka dëmtuar rëndë familjen në Shqipëri por edhe shoqërinë tonë.

Deklaratën Meta e bëri pas vizitës në Selinë e Komunitetit Mysliman Shqiptar, ku ndau dhe urimin për besimtarët myslimanë për festën e Kurban Bajramit.

Meta: Uroj që kjo ditë ripërtëritje besimi të ndihmojë për të çliruar shpirtat nga brengat dhe vështirësitë e përditshme dhe njëkohësisht tu japë më shumë forcë edhe besim për të ardhmen. Në këtë ditë sakrificash hyjnore dhe tokësore do të uroj për të gjithë shoqërinë tonë dhe familjet tona më shumë paqe, mirëqënie, harmoni dhe mbi të gjitha dashuri për njeriun dhe njëri-tjetrin.
Sigal