Erisa Xhixho: Rama harxhon 4 milionë euro për luksin e tij, ndërkohë që shqiptarët po përballen me një krizë të frikshme

126
Sigal

Deputetja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho, ka denoncuar skandalin e instalacionit që kryeministri kërkon të bëjë me një çmim të çmendur.

Sipas Xhixhos, do të harxhon plot 4 miliardë e 300 milionë lekë për një “Eden të vogël” në mes të kryeministrisë, ndërkohë që shumica e shqiptarëve po përpiqen të mbijetojnë në ferrin e çmimeve të dyfishuara

Ky vendim vjen në një kohë ku vendi po përballet me një krizë të madhe energjitike dhe jetesa është bërë e papërballueshme.

Erisa Xhixho: Rama harxhon 4 milionë euro për luksin e tij,

Postimi i Xhixhos:

Plot 4 miliardë e 300 milionë lekë për një Eden të vogël në mes të kryeministrisë, ndërkohë që shumica e shqiptarëve po përpiqen të mbijetojnë në ferrin e çmimeve të dyfishuara.

 “Parajsa” jeshile në zemër të ndërtesës së qeverisë do të financohet me paratë e shqiptarëve, atyre që ministrja e Energjisë dhe, me porosi të saj, e gjithë administrata, u kërkon të fikin dritat e t’i lajnë rrobat me 30 gradë.

 Për të përballuar krizën energjetike, kjo qeveri nuk ka para. Nuk ka as për të mbështetur familjet e varfra që maten mirë sa herë shkojnë në dyqan për gjërat jetike.

Por për luksin e vet, kjo qeveri i ka paratë dhe nuk i kursen sepse ato janë paratë e shqiptarëve.

Kopshti 4.3 miliardë euro në zemër të kryeministrisë është një tallje me varfërinë e shqiptarëve, një sfidë përçmuese nga maja e pushtetit. Por më tepër se çdo gjë tjetër, ai është një simbol i arrogancës së një qeverie që nuk e ka marrë pushtetin me votë dhe sot, me mospërfillje, e përdor si të dojë.