Erion Veliaj: Lagjia e re në Ndroq me shkollë dhe 74 shtëpi

191
Sigal

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, së bashku me kryeministrin Rama vizituan lagjen e re e cila po ndërtohet në Ndroq për familjet që humbën shtëpitë në tërmetin tragjik të 26 nëntorit 2019. Punimet për ngritjen e 74 banesave kolektive të parashikuara në këtë zonë kanë ecur me ritme intensive dhe aktualisht 23 banesa janë drejt përfundimit. Erion Veliaj: Në total kompleksi do jetë me 74 shtëpi. Janë të gjitha familje që vijnë nga zona shumë të largëta. Disa nga shtëpitë që transferohen janë rreth 17 km nga rruga kryesore. Duke qenë se është një kompleks i madh, që shkon deri në 350 banorë, një ambient e kemi konceptuar për shkollë 9-vjeçare dhe parashkollor.