Ergys Alushi: Mirënjohje Presidentit të Republikës për vlerësimin ndaj figurave të shquara të sportit vlonjat

478
Sigal

Gazetari Ergys Alushi ka ndarë një moment të veçantë me Presidentin Meta. Alushi i ka dhuruar disa libra dhe e ka falenderuar për vlerësimin që ju ka bërë figurave të sportit vlonjat.

“Me Presidentin e Republikës Ilir Meta duke i dhuruar disa nga librat e mi dhe falënderuar për vlerësimin e merituar që ju ka bërë shumë figurave të shquara të sportit vlonjat, të cilët ishin harruar prej vitesh e vitesh”, shkruan Alushi.