Engjëll Musai: Perëndimi siguron një tjetër dosje për zgjedhjet e 25 Prillit!

307
Sigal

Engjëll Musai

Drejtor i ” Telegraf”

 Ka ditë që kryetari i sektit të Rilindjes është tjetërsuar, transformuar dhe egërsuar duke akuzuar cilindo që tenton të takojë qytetarët, njerëzit e varfër, hallexhinjtë dhe ata që mezi ngrysin ditën për të siguruar bukën e gojës. Edhe pse rilindja po mundohet t’u mbushi mendjen shqiptarve se po jetojnë në parajsë, populli e di shumë mirë se demagogjia 3D, “Timoni dhe Tepsia” e bërë shosh po i detyron shqiptarët të ikin nga sytë këmbët. Dhe nuk janë pak por rreth 400 mijë shqiptarë që nga dita kur ky sekt grabitqar mori pushtetin. Ndaj në 25 Prill shqiptarët kanë vendosur që ti thonë boll shpopullimit dhe shkombtarizimit duke votuar për të larguar këtë të keqe të madhe që ka futur vendin në zi dhe që po i pi gjakun popullit bashkë me shushunjat e oligarkisë së Rilindjes. Po pse i trembet Rilindja Vlorës, Elbasanit, Korçës, Tiranës, Durrësit, Beratit, Dibrës dhe gjithë Shqipërisë ? Çfarë fshihet dhe cila stategji e Rilindjes dekonspirohet ?! Shërbimet e specializuara kombëtare dhe ato Perëndimore  janë në dieni të plotë për shit-blerjet , madje edhe për zgjedhjet e 25 Prillit rreth dy javë më parë janë dokumentuar me teknikë të specializuar fakte tronditëse, pikërisht për dy zona të tjera në Jug dhe Shqipërinë e mesme. Ngjarjet e Dibrës dhe Durrësit, dosjet 184 dhe 339 janë prova më e mirë dhe e pakundërshtueshme që tregojnë se si çakenjtë dalin ditën dhe natën me çanta duke shpërndarë para. A shpërndahen para në Vlorë dhe kush po i shpërndan pa i hyrë një gjemb në këmbë ?! Po në hyrje të Elbasanit kush janë grupet e mirëorganizuara që me kulaç dhe kërrbaç po tentojnë të blejnë votat e shqiptarve. Po Durrësi, Tirana, Berati, Dibra a do vazhdojnë të jenë pasqyrë e dosjeve famkeqe 184 dhe 339 ?! Eksertët Perëndimorë, ata që sollën Demokracinë dhe Lirinë në 1992, ashtu sikurse publikuan dosjet 184 dhe 339 do publikojnë të tjera fakte tronditëse mbi tentativat e blerjes së votave të 25 Prillit. Dhe atherë bashkë me dosjet e reja do hapen dhe do publikohen të plota edhe dosjet 184 dhe 339.

Sidomos ju dredharakë, ju me zemra aq të nxira,
ju dinakë, ju shushunja, ju gjahtar’ në errësira!
Ç’na pa syri, ç’na pa syri!… Hunda juaj ku nuk hyri:
te i miri, te i ligu, te spiuni më i ndyri!

Rilindja nëpërmjet ministrave, deputetëve dhe banditëve të rënë në rrjetën e përgjimeve dhe të publikuara nga  “BILD”, vodhën votat, dhe pas tyre gjithë pasurinë kombëtare me tenderat dhe PPP dhe  pretendojnë të dalin pa lagur me gjoja skadimin e afateve. Ndërsa për qytetarët që shesin në tortuare prodhimet e tyre bujqësore apo ata që  morën 1 thes miell për të ushqyer familjen dënohen me burg. Pikërisht protagonistët e dosjes 184 dhe 339 sot janë hedhur në sulm në rrugë dhe rrugica, shtëpi dhe lokale për të kryer ritualin duke u ngarkuar me çantat e parave të përfituara nga PPP dhe hashashi. Por qytetarët të mos e kenë me mëdyshje. Tua marrin paratë batakçive, mercenarëve dhe shushunjave, ti regjistrojnë dhe në 25 prill të votojnë kundër. Më 26 prill do të zbardhë një ditë e re për shqiptarët, ndërsa për banditët me pushtet që shpërndanë çantat do të nisë emigrimi duke u arratisur nga sytë këmbët. Por atherë drejtësia do ti gjykojë me themel !